Info-presse en ligne
Ressources pour les journalistes accrédités
Accès membres / Devenir membre

REFORMA GJYQËSORE KËRKON MË SHUMË VËMENDJE NË EUROPË DHE NË AZINË QENDRORE, PARALAJMËRON BANKA BOTËRORE

Promovimi i raportit të ri koincidon me seminarin e punës të dates 21-22 qershor për përmbarimin e kontratave
Disponible en: Hrvatski, English, Türkçe, Limba română, русский, Polish, Armenian, Bosnian, Lithuanian, српски
Communiqué de presse n°:News Release No. 2005/402/S

Contacts:

Jacek Wojciechowicz (48-22) 520 80 54

jwojciechowicz@worldbank.org   

Merrell Tuck, global mobil # 202 415 1775

mtuckprimdahl@worldbank.org


VARSHAVË, 20 qershor 2005
– Shumica e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore dhe të Azisë Qendrore lipset të bëjnë më shumë për të rritur efiçencën e sistemeve të tyre gjyqësore, për të përmirësuar përmbarimin dhe për të krijuar stimuj për llogaridhënien e gjykatësve. Këto vende duhet të pakësojnë gjithashtu shtyrjen e çështjeve gjyqësore dhe të zgjidhin problemin e korrupsionit në pushtetet gjyqësore të rajonit, sipas një raporti të ri të Bankës Botëtore.

 

Ky raport, i titulluar Sistemet gjyqësore në ekonomitë në tranzicion: vlerësim i së shkuarës, me sytë nga e ardhmja, shqyrton punën për të shndërruar institucionet ligjore në ekonomitë në tranzicion qysh nga viti 1990 dhe vlerëson gjendjen e tyre të tanishme. Autorët i mbështesin konstatimet e tyre në anketa me qytetarë, juristë dhe drejtues ndërmarrjes në të gjithë rajonin. 

 

“Reforma në degën e gjyqësorit nuk ka ecur me të njëjtin hap me përparimin gjigand të reformave të tjera të orientuara nga tregu. Në të vërtetë, ka pasur më pak ecuri në lidhje me reformën në gjyqësorin dhe në forcimin e kësaj dege të pushtetit se sa në thuajse të gjitha reformat e tjera institucionale dhe të politikave,” thotë Cheryl Gray, njëra prej autoreve të raportit dhe Drejtoreshë e Departamentit të Bankës Botërore për Uljen e Varfërisë dhe për Drejtimin Ekonomik në Rajonin e Europës dhe të Azisë Qendrore (ECA).

 

Promovimi i këtij raporti për gjyqësorin koincidon me një seminar pune të organizuar më datat 21-22 qershor me temë Përmbarimi i kontratave dhe sistemet gjyqësore në Europën Qendrore dhe Lindore i cili është organizuar nga Banka Botërore dhe Banka Kombëtare e Polonisë. Ky aktivitet do të mbledhë zyrtarë publikë nga katërmbëdhjetë vende dhe territore si edhe donatorë për të shkëmbyar informacione dhe përvoja në fushën e reformës së gjyqësorit dhe të përmbarimit të kontratave tregtare si edhe për të hedhur themelet për bashkëpunimin në të ardhmen.

 

“Ndërsa vendet e ECA përparojnë përtej fazes së tranzicionit dhe konkurojnë në një treg global dhe ndërsa firmat mbështeten më shumë se kurrë te sistemi formal ligjor për të zgjidhur mosmarëveshjet tregtare, presioni mbi gjykatat do të vijojë të rritet. Për këtë arsye, fuqizimi i institucioneve ligjore është një sfidë qendore e dhjetëvjeçarit të ardhshëm,” vë re David Bernstein, njëri prej bashkëautorëve dhe Specialist i Lartë i Drejtimit të Sektorit Publik në Rajonin ECA të Bankës Botëtore. Bernstein punon me qeveri të ndryshme për projekte në fushat e administrates publike dhe të reformës ligjore në Ballkan dhe në Kaukaz.

 

Mendimet e firmave dhe të juristëve në lidhje me ndershmërinë dhe me efiçencën e sistemit të gjykatave

 

Sipas raportit, vetëm një e katërta e drejtuesve të firmave të anketuara mendojnë se gjykatat janë të drejta dhe të ndershme (me një përqindje edhe më të ulët në disa prej vendeve si p.sh. Shqipëria, Kirkizstani, Moldavia dhe Rusia).  Më pak se 40 përqind mendojnë se gjykatat mund t’i përmbarojnë vendimet që marrin. Shumica e drejtuesve thane se gjykatat janë të ngadalëta dhe të shtrenjta – dhe vazhdojnë të përngadalësohen e të shtrenjtohen në shumë vende. Në të vërtetë, mendimet e qytetarëve duken se janë përkeqësuar qysh prej mesit të viteve ‘90. 

 

Po ashtu, raporti citon të dhëna nga një anketë me juristë të rajonit të kyer në kuadër të projektit të Bankës Botërore me titull Si të bëjmë biznes.  Juristët thane, për shembull, se në shumicën e vendeve në tranzicion duheshin më shumë se 200 ditë për të arkëtuar një borxh të pasigurt në vitin 2004, dhe në Serbi dhe Mal të Zi, Slloveni, dhe Poloni duheshin thuajse tre vjet. Në të gjithë ECA, kohëzgjatja mesatare që kërkohet për të arkëtuar një borxh duket se është dyfishi i kohës mesatare që kërkohet në vendet e OECD me të ardhura me të shumta.

 

Vende të ndryshme, receta të ndryshme për të gjyqësor të përmirësuar

 

“Kemi zbuluar dallime të mprehta në lidhje me shkallën e përdorimit të gjykatave prej firmave dhe ky konstatim, nga ana e tij, përcakton se cilat reforma kanë më shumë gjasa për të qenë të qëndrueshme. Nuk është çudi që ekziston një lidhje e forte midis shtrirjes së reformave ekonomike dhe kërkesës që kijohet për shërbime të gjyqësorit. Megjithatë, kjo kërkesë e lulëzuar vetëm sa ushtron një presion shtesë mbi gjykatat, duke i ngadalësuar edhe më shumë ato dhe duke i shtuar edhe më shumë mendimet negative,” shpjegon James Anderson, njëri prej bashkautorëve dhe Ekonomist i Lartë në rajonin ECA të Bankës Botërore.

 

Strategjia e një vendi për gjyqësorin duhet t’u përshtatet realiteteve dhe nevojave në bazë. Në vende të tilla si Bjellorusia dhe Uzbekistani, ku kapitalizmi është në fazën foshnjore, përpaësia e pare duhet të jetë krijimi i këërkesës bazë për zgjidhje të paanshme të mosmarrëveshjeve përmes reformave të vazhduara të tregut. Me zgjerimin e sektorit privat, do të rriten edhe kërkesat për gjykatat. Pastaj gjykatësit, ligjvënësit dhe qeveritarët duhet të punojnë për të krijuar llogaridhënien dhe pavarësinë e gjyqësorit me fuqizimin shkallë-shkallë të kapacitetit të sistemit gjyqësor.

 

Azerbajxhan, Gjeorgji, Moldavi, dhe Ukrainë, mes të tjerash, reformat e tregut janë më të përparuara, por sistemet gjyqësore mbeten të dobët. Hartuesit e politikave dhe gjykatësit në këto vende lipsen të përqendrohen në llogaridhënien dhe në investimin në kapacitetin bazë – mjediset e gjykatave, infrastruktura e thjeshtë informatike dhe punësimi i nëpunësve apo i administratorëve për ta lehtësuar barren nga koha e gjykatësve. 

 

Bullgaria, Maqedonia, and Rumania kanë një kërkesë të forte për shërbime të gjyqësorit, mirëpo ende kanë një kapacitet të moderuar gjyqësor. Këto vende duhet të zgjidhin problemet e ndërlikuara të pavarësisë, të llogaridhënies, të mekanzimave të zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve dhe të hartimit e të funksionimit të avokatëve, përmbaruesve dhe noterëve. Këto vende lipsen të veprojnë shpejt për të zbatuar strategjitë e gjerësishme për reformat në gjyqësorin të cilat janë duke i përgatitur.  

 

Në ato vende ku edhe kërkesa edhe kapaciteti janë relativisht të larta – vendet e sapoanëtarësuara në BE dhe Kroacia – përpjekjet mund të përqendrohen në fushat ku ka ende dobësi, qoftë kjo shpejtësia (në Republikën Sllovake), aftësia për përmbaruar vendimet (në Poloni dhe në Vendet Balltike), apo drejtësia dhe ndershmëria (në Hungari).

 

Themelet për një reformë të mëtejshme ligjore dhe gjyqësore: Çfarë po bëhet?

 

Secili vend po përballet me sfida të ndryshme në lidhje me reformimin e gjyqësorit të tyre, por sipas raportit, të gjithë kanë të përbashkët nevojën:

 

§         Për të fuqizuar transparencën dhe llogaridhënien përmes stimujve të mbësthetur në merita për gjykatësit, caktimit me zgjedhje të rastësisshme të çështjeve gjyqësore, botimit të vendimeve dhe mekanzimave për të thithur mendimin e qytetarëve dhe të mjeteve të komunikimit në lidhje me punën e gjyqësorit.  Armenia and Gjeorgjia, për shëmbull, po marin masa për të përmirësuar fluksin e informacionit ligjor si një hap përpara në drejtim të një transparence më të madhe.

§         Për të rritur pavarësinë operative përmes një kontrolli më të madh të gjyqësorit mbi buxhetin, personelit dhe procedurat. Gjykatësit e Maqedonisë   e morën kontrollin mbi buxhetin e tyre në vitin 2004.

§         Për të revizionuar procedurat e drejtimit të çështjeve për të përmirësuar kontrollin dhe efiçencën e gjyqësorit në sallën e gjyqit dhe për ti paisur gjykatësit me teknologjinë informatike për të automatizuar dhe monitouar sistemin e ri.  Shqipëria, Armenia, Kroacia, dhe Maqedonia janë ndër ato vende që po i ngrenë tani sisteme të tilla.

§         Për të përmirësuar mundësinë e përdorimit, sigurinë dhe funksionimin e gjykatave përmes investimeve kapitale në mjedise të reja ose të rikonstuktuara.  Gjeorgjia, për shembull, është duke i rindërtuar gjykatat e veta me ndihmën e një kredie prej 13.4 milion dollarësh të Shoqatës për Zhvillim Ndërkombëtar (dege e Bankës Botërore për hua me kushte të buta).

 

“Shteti ligjor është thelbësor për një ekonomi tregu të mirëfunksionuar dhe udhëheqësit e shumë vendeve në tranzicion e konsiderojnë si njërën prej përparësive të tyre nevojën për të zhvilluar sisteme ligjore dhe gjyqësore efektive, efiçenete dhe të besueshme. Shpresojmë që analiza dhe mësimet e nxjerra në këtë raport të mund ta orientojë punën e kryer deri tani të shkojë përpara,” e mbyll Znj. Gray.

 

--





Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/8LIIOLS860