Info-presse en ligne
Ressources pour les journalistes accrédités
AccÚs membres / Devenir membre

SIPAS BANKËS BOTËRORE NEVOJITEN MË SHUMË VENDE PUNE DHE MË CILËSORE PËR TË RUAJTUR RITMET E RRITJES EKONOMIKE DHE PËR ULJEN E VARFËRISË NË EVROPËN LINDORE DHE NË ISH BASHKIMIN SOVIETIK

Disponible en: Azərbaycan dili, English, Limba romĂąnă, Bosnian, äž­æ–‡, Armenian, Macedonian, Georgian, TĂŒrkçe, српсĐșĐž, руссĐșĐžĐč, Polish, Hrvatski
Communiqué de presse n°:2005/402/S

Person kontakti:

Merrell Tuck-Primdahl
work ph# 202 473-9516

Global mobil # 202 415-1775

mtuckprimdahl@worldbank.org


UASHINGTON DC, 1 nëntor 2005
– Sipas njĂ« raporti tĂ« BnakĂ«s BotĂ«rore tĂ« botuar sot, shumicĂ«s sĂ« vendeve nĂ« tranzicion nĂ« EvropĂ«n Lindore dhe Ish Bashkimin Sovietik u mungojnĂ« hapĂ«sirat pĂ«r vende pune dhe punĂ«sim mund tĂ« nxiten vetĂ«m nga politika qĂ« mundĂ«sojnĂ« ristrukturimin e ndĂ«rmarrjeve dhe pĂ«rmirĂ«sojnĂ« klimĂ«n e investimeve.

 

Raporti i titullar Shtimi i Mundësive për Punësim në vendet e Evropës Lindore dhe Ish Bashkimit Sovietik merr në analizë tregjet e punës në 27 vende në tranzicion qysh nga rënia e komunizmit afro 15 vjet më parë. Raporti i jep përgjigjie tri grup pyetjesh kryesore: Si ka ndikuar transformimi ekonomik në tregun e punës? Sa përpara kanë bërë vendet dhe cilat janë pengesat ndaj krijimit të më shumë vendeve pune dhe më cilësore? Cilat janë politikat që ndihmojnë në krijimin e vendeve të reja të punës?

 

PavarĂ«sisht nga suksesi ekonomik i rajonit nĂ« kalimin nga njĂ« ekonomi i planifikuar nĂ« ekonomi tregu tĂ« lirĂ«, njĂ« nga fushat kryesore nuk ka patur suksesin e duhur – dhe kjo ka qenĂ« krijimi i vendeve produktive tĂ« punĂ«s.

 

Sipas Arup Banerji, qĂ« supervizoi raportin dhe qĂ« Ă«shtĂ« Manaxher i Sektorit tĂ« Departamentit tĂ« EkonomisĂ« sĂ« Zhvillimit NjerĂ«zor nĂ« rajonin e EvropĂ«s Lindore dhe AzisĂ« Qendrore (ECA) tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore“Pa pĂ«rmirĂ«simin e mundĂ«sive pĂ«r krijimin e vendeve tĂ« punĂ«s, ulja e ndjeshme e varfĂ«risĂ« nĂ« rajon e siguruar qĂ« nga viti 1998 nuk do tĂ« ishte e mundur tĂ« vazhdohej dhe kjo do tĂ« minonte  mbĂ«shtetjen politike pĂ«r reforma”.

 

Sipas Jan Rutkowski, ekonomist i lartĂ« nĂ« ECA dhe bashkĂ«autor i kĂ«tij studimi“NdonĂ«se njĂ« papunĂ«si tranzicionale ishte e parashikuar dhe pritej, habia ishte tek vazhda e saj”.

 

Sipas Stefano Scarpetta, bashkĂ«autor i raportit dhe kĂ«shilltar pĂ«r tregjet e punĂ«s dhe ekonomist i lartĂ« nĂ« departamentin e ZĂ«vendĂ«s Presidentit tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore pĂ«r Zhvillimin NjerĂ«zor dhe Mbrojtjen Sociale“ShumĂ« nga punĂ«torĂ«t e dalĂ« tĂ« papunĂ« si pasojĂ« e ndryshimeve strukturore nuk arritĂ«n tĂ« gjenin vende tĂ« reja pune dhe shumĂ« tĂ« tjerĂ« ose kanĂ« mbetur pa punĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« vit, ose bĂ«jnĂ« punĂ« tĂ« paguara keq. NĂ« disa nga vendet rishtazi anĂ«tare tĂ« Bashkimit Evropian, si edhe nĂ« disa nga vendet nĂ« proces pranimi, nivelet e papunĂ«sisĂ« janĂ« nĂ« dyshifra. NĂ« Komonuelthin e Shteteve tĂ« Pavarura, problemi i punĂ«simit ka tĂ« bĂ«jĂ« mĂ« shumĂ« me cilĂ«sinĂ« e vendeve tĂ« punĂ«s –qĂ« janĂ« mĂ« pak produktive dhe mĂ« pak tĂ« paguara”.

 

Në raport vendet inkurajohen të nxisin klimën e investimeve në mënyra të tilla që nxisin firmat të investojnë dhe të krijojnë vende produktive pune. Raporti gjithashtu kërkon ndërmarrjen e hapave për uljen e mobilitetit të krahut të punës përmes zhvillimit të tregjeve të strehimit dhe hipotekave, si edhe përmes rritjes së aksesit të mundësive të mësimit gjatë gjithë jetës.

 

Sipas një sondazhi me mbi 4,000 biznesmenë dhe manaxherë biznesesh, autorët marrin në analizë faktorët që inkurajojnë ose shkurajojnë firmat nga investimet dhe punësimi.  Ndër faktorët kryesorë që pengojnë aktivitetin ekonomik janë mungesa e stabilitetit ekonomik dhe politikave, korrupsioni, taksat e larta, mungesa e efiçiencës në gjykata etj.

 

Rekomandime specifike nënrajonale

Për krijimin e më shumë vendeve pune dhe më cilësore, qeveritë dhe bizneset e këtyre nënrajoneve duhet të ndërmarrin veprimet e mëposhtme sipas rrethanave specifike të vendeve përkatëse:

 

PĂ«r trajtimin e problemit tĂ« niveleve tĂ« larta tĂ« papunĂ«sisĂ« nĂ« EvropĂ«n Qendrore dhe Lindore duhet bĂ«rĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e kushteve tĂ« klimĂ«s sĂ« investimeve, pavarĂ«sisht nga progresi i kohĂ«ve tĂ« fundit. ËshtĂ« me shumĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« ulen kostot e fillimit tĂ« bizneseve, tĂ« lehtĂ«sohet procesi i rregjistrimit tĂ« pasurisĂ« dhe tĂ« forcohet zbatimi i kontratave. Reformat nĂ« sistemin e pensioneve dhe sigurimeve shoqĂ«rore janĂ« gjithashtu tĂ« rĂ«ndĂ«sishme si njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r uljen e taksave pĂ«r krahun e punĂ«s.

 

Në Evropën Juglindore duhen ndërmarra hapa për uljen e pengesava administrative dhe uljen e taksave të krahut të punës, duke e lidhur këtë të fundit me reforma në sistemin e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore. Gjithashtu, këto vende duhet të ndërmarrin reforma institucionale dhe rregullatore për zhvillimin e një tregu fleksibël të krahut të punës, ku të drejtat kryesore të punëtorëve të mbrohen me efikasitet, por që nuk kufizojnë nga ana tjetër punëdhënësit më shumë nga çduhet për përshtatjen e numrit dhe përbërjes së krahut të punës të punësuar prej tyre.

 

Në vendet CIS me të ardhura mesatare (si p.sh. Kazakistani, Rusia, dhe Ukraina) papunësia është më e ulët, porse shumë njerëz janë të punësuar në punë të paguara pak.  Ulja e pengesave administrative është prioriteti numër një, si edhe përqëndrimi në zbatimin e standardeve të lidhura me krahun e punës. Gjithashtu, në rast se mund të hartoheshin skema programesh për papunësinë dhe programe të tjera për tu ardhur në ndihmë personave të dalë të papunë, do të ishte më i vogël edhe numri i personave që do të ishin të detyruar të kapeshin pas punëve të paguara keq për të siguruar mbijetesën.   

 

Në vendet CIS me të ardhura të pakta si në Kaukaz dhe Azinë Qendrore, mjedisi karakterizohet nga institucione të pazhvilluara, qeverisje e dobët dhe infrastrukturë e paqendrueshme. Kështu, për këtë nënrajon do të këshillohej vijimi i zhvillimit të institucioneve të ekonomisë së tregut dhe ulja e risqeve që lidhen me hapjen e një biznesi të ri. Vendet e varfra të CIS gjithashtu duhet të përmirësojnë disponibilitetin dhe qendrueshmërinë e infrastrukturës publike, të lehtësojnë pengesat e panevojshme doganore dhe rregullat e tregtisë, si edhe të nxisin investimet në kapitalin njerëzor në rajonet bujqësore, duke qenë se vendet e punës në këtë nënrajon janë më të përqëndruara në sektorin fermer.

 

Sipas Scarpetta“Duke qenĂ« se janĂ« pikĂ«risht firmat e reja, tĂ« vogla private ato qĂ« krijojnĂ« vendet e punĂ«s, qeveritĂ« duhet tĂ« nxisin reforma nĂ« favor tĂ« biznesit. Programe pune dhe politikash pĂ«r ruajtjen e krahut tĂ« punĂ«s, ose pĂ«r tĂ« ndihmuar tĂ« papunĂ«s do tĂ« jenĂ« tĂ« pamjaftueshme pĂ«r zgjidhjen e thelbit tĂ« problemit”.

 

--


Liens utiles

World Bank Projects Sluggish Growth for the South East European Economies in 2011 and 2012
Evropa Juglindore vazhdon të përmirësojë Rregullat për Biznesin për sipërmarrësit deklarojnë Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC)-Banka Botërore
Banka Botërore Aprovon Transhin E Parë Për Mbështetje Të Buxhetit Kosovar



Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/7RW373RRI0