Zonja dhe Zotërinj, I jam mirënjohës organizatorëve të kësaj konference që na dhanë rastin të diskutojmë këtë çështje të rendësishme dhe aktuale. Do doja të ndaja me ju qëndrimin tone mbi decentralizimin, vlerësimin mbi progresin e bërë si dhe mundësitë e sfidat për të ardhmen. Do të doja të theksoja se ne në Bankë besojmë, bazuar edhe në eksperiencën tone nëpër botë, sesa më shumë të jesh i orientuar drejt shërbimeve të klientëve, aq më shumë arrin rezultate, lufton korrupsionin dhe mungesën e eficiencës. Kjo mund të mos jetë e mundur gjithsesi nëse kapacitetet, përgjegjshmëria dhe transparenca janë të dobëta në nivelin local. Strategjia e Bankës për Shqipërinë, aprovuar kohët e fundit, jep një qëndrim të qartë mbi çështjet e decentralizimit dhe mbështetjen tone për të. Procesi i decentralizimit fitoi një rëndësi të konsiderueshme gjatë pesë vjetëve të fundit. Megjithëse Shqipëria filloi rrugën e decentralizimit politik në 1992, hapi i decentralizmit u rrit ndjeshëm gjatë pesë viteve të fundit për shkak të kërkesës së fortë për përmirësimin e shpërndarjes së shërbimeve publike, qeverisjes dhe përgjegjshmërisë në përdorimin e burimeve publike dhe forcimit të autonomisë lokale. Në vijim të Kartës Evropiane për Vetë-Qeverisjen Vendore dhe hartimin e ligjit: “Për funksionimin dhe organizimin e Vetë-Qeverisjes Vendore”, në vitin 2000, u aprovua implementimi i një Strategjie të Qeverisë për Decentralizimin. Që atëherë është arritur progres në krijimin e përgatitjes institucionale për implementimin e strategjisë. Arritjet kryesore gjatë tri viteve të fundit përfshijnë: (i) përfundimin e kuadrit ligjor bazë për administrimin e territorit (ii) implementimin e rregullimeve për të drejtat e pronës për pushtetin vendor; (iii) caktimin e përgjegjësive dhe autoritetit të veçantë për pushtetin vendor – duke përfshirë funksionet përkatëse të përbashkëta; (iv) caktimin e një shkalle të përshtatshme për autonominë e të ardhurave për pushtetin vendor dhe krijimin e mekanizimit balancues për të minimizuar ndikimin burokratik (administrative) dhe politik si dhe (v) zbatimin e një strategjie trajnimi për nëpunësit vendor. Megjithatë, procesi i decentralizmit pengohet ende nga disa kufizime. Megjithë rritjen e besimit në pushtetin vendor dhe faktit se disa bashki dhe komuna kanë mundur të arrijnë rezultate të prekshme në ofrimin e shërbimeve dhe zhvillimin urban, implementimi i reformave për të decentralizuar me sukses vendimet fiskale dhe administrative ka qenë jo në nivelin e duhur dhe prapa me afatet. Ka akoma dobësi institucionale dhe kapacitet të ulët implementimi, i cili kufizon zërin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në punët vendore, sikurse edhe në transparencën dhe përgjegjshmërinë e qeverive vendore. Rezistenca politike dhe pengesat burokratike bllokojnë dhe vazhdojnë të vonojnë hapin e decentralizimit. Kompetencat e veçanta të qarqeve, bashkive dhe komunave kanë nevojë për më shumë qartësim, veçanërisht për funksionet e përbashkëta, për të shmangur mungesen e efiçenses dhe duplikimin apo mos ofrimin e duhur të shërbimeve. Drafti i Ligjit të ri “Për buxhetin vendor” dhe Ligji i ri “Për Financat Vendore” (i cili përfshin rregullimet aq të nevojshme për ndarjen e taksave kombëtare) është ende në pritje. Ndarja e njësive të pushtetit vendor dhe roli i papërcaktuar i qarqeve komplikon atribuimin e përgjegjësive të njëjta dhe ndikon efiçiencën e ofrimit të shërbimeve publike, transparencën fiskale dhe në përgjegjshmërinë e besueshme. Banka Botërore e ka mbështetur këtë proces gjatë dekadës së fundit. Ne sapo kemi miratuar CAS-in tonë të ri, në fillim të Janarit 2006, për të drejtuar programin tonë të mbështetjes në Shqipëri për katër vitet e ardhshme. Decentralizimi është një nga fushat kryesore në këtë program mbështetjeje. E gjithë mbështetja jonë do të kalojë në atë që ne e quajmë Filtri i Qeverisë, i cili ka katër parime udhëheqëse: (a) transparenca fiskale dhe efiçienca në përdorimin e burimeve publike; (b) autonomia e duhur lokale (për shpenzimet dhe të ardhurat); (c) forcimi i mekanizmave për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e qytetarëve dhe (d) mbështetje për decentralizimin Mbështetja aktuale e Bankës Botërore në këtë stad të strategjisë së Shqipërisë për decentralizimin: (a) Granti i IDF-së për rritjen e kapaciteteve institucionale për marrëdhëniet fiskale ndërqeveritare (duke përfshirë përgatitjen e Ligjit për Financat e Pushtetit Vendor); (b) Komponenti i Decentralizimit të DPL-it, që do të përshkojë gjithë programin (duke përfshirë arsimin, shëndetësinë, asistencën sociale, infrastrukturën –përgjithësisht ujin, kanalizimet, transportin); dhe (c) një projekt të ri që do të fokusohet në regjistrimin e tokës, manaxhimin dhe zhvillimin urban. Ai parashikon mbështetje për përmirësimin e infrastruktures në bashki që forcon përpjekjet e tyre për reformë në fushën e regjistrimit të tokës, planifikimit urban, pjesëmarrjen dhe transparencën, zbatimin e një takse për pasuritë e paluajtshme etj. Banka Botërore ka përfunduar një rishikim të plotë të procesit të decentralizimit në Shqipëri dy vjet më parë. Me kënaqësi do të ndanim me ju përfundimet e këtij raporti, të cilat mund t'i gjeni edhe në faqen tone të internetit (www.worldbank.org.al), në shqip dhe në anglisht). Jam i kënaqur që autori i raportit është në Tiranë dhe së bashku me një ekip do të rishikojë dhe udhëzojë më tej punën tone në këtë sektor. Ata do të bëjnë edhe një prezantim të shkurtër mbi sfidat aktuale me të cilat përballet procesi i decentralizimit. Shumë faleminderit dhe ju uroj diskutime sa më të frutshme.
|