Më lejoni së pari të shpreh kënaqësinë time të madhe dhe t’ju uroj mirëseardhjen ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Ministrive të Arsimit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, si edhe këshilltarëve nga zyra e Kryeministrit, përfaqësuesve të universiteteve shqiptare, të organizatës Transparency International, Bashkimit Europian dhe partnerëve të tjerë në këtë aktivitet kaq unikal.
Miresevini ne Shqiperi! Së dyti, dëshiroj të përfitoj nga rasti për të falenderuar Ministrin Pollo për ndërrmarjen e kësaj iniciative dhe thirrjes së kësaj tryeze subrajonale përsa i takon një çështjeje që përbën sfidë dhe është me shumë rëndësi, e pikërisht çështjes së antikorrupsionit. Javën e kaluar m’u dha mundësia të dëgjoja dy nga grupet më të rëndësishme që lidhen me këtë çështje. E para ishte një konsultim mbi projekt-strategjinë e Shqipërisë për antikorrupsionin, një pjesë e së cilës evidentonte si (i) impaktin gërryes të korrupsionit në ofrimin e arsimimit për të rinjtë në fazën formuese të zhvillimit të tyre për të gjithë shoqërinë, si edhe (ii) nevojën për të përfshirë në vetë sistemin arsimor programe që do të ndihmojnë në mobilizimin dhe fuqizimin e vetë të rinjve për të luftuar fenomenin e korrupsionit brenda për brenda shoqërisë.
Rasti i dytë qëlloi me Grupin e të Rinjve shqiptarë, një strukturë këshillimore pranë Bankës Botërore –që praktikisht është një grup të rinjsh dhe studentësh të shkëlqyer të cilët e kanë evidentuar antikorrupsionin si një nga pikat e programit të tyre në aktivitetet me Bankën. Ata jo vetëm që iu bashkuan pikëpamjeve të shprehura në strategjinë e lartpërmendur të qeverisë, por edhe folën mbi nevojën për një koordinim brenda për brenda qeverisë dhe shoqërisë në përgjithësi në luftën kundër këtij fenomeni. Në fillim koordinimi më tingëlloi disi çështje burokratike për një grup të rinjsh për të fokusuar përpjekjet e tyre, por më vonë e kuptova se për ta lufta kundër korrupsionit është lufta e atyre që janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin kundër atyre që nuk duan. Dhe thjesht kjo do të thotë se “ata që janë të gatshëm duhet të jenë së bashku”. Tani unë do t’u them atyre se vendim-marrësit (siç e quajnë ata këtë grup të nderuar), jo vetëm që e kuptojnë dhe e njohin nevojën për koordinim në nivel shkollash, komunitetesh, në nivelet qendrore dhe vendore, por e kanë shtrirë atë më gjerë dhe i kanë dhënë një ngjyrim rajonal. Duke qenë se shumë nga sfidat për vendet tona janë të ngjashme, edhe zgjidhjet për to ka gjasa të jenë të tilla dhe ne mund të mësojmë nga njëri-tjetri për të ecur përpara. Për mendimin tim, në këtë kuadër, për hir të rinisë dhe të shoqërisë tonë në përgjithësi, është gjithashtu me nga rrushfeti dhe favorizimet e mësuesve, barra disproporcionale në kurriz të të varfërve për të cilët arsimi është një urë e rëndësishme për të dalë nga varfëria dhe siç e përmenda edhe më parë impakti gërryes në mbarë shoqërinë kur ndodh që edhe të rinjtë mbeten të zhgënjyer nga zbatimi i ligjit, nga demokracia dhe nga roli i shtetit. Por për këta të rinj dhe mbarë shoqërinë është me rëndësi të mësojnë ato që mund dhe që janë arritur, në mënyrë që të mos e humbasin idealizmin dhe të mos u lerë kurajoja për të marrë atë që me të vërtetë u takon atyre, d.m.th – një mundësi që me punë e mund të palodhur t’ia dalin me sukses në jetë, të sjellin risi dhe ndryshim dhe të ndikojnë në ngritjen e përgjithshme të shoqërisë. Një pikë e dytë e rëndësishme që doja të parashtroja është se sektori i arsimit mund të shërbejë dhe të japë një shembull të fuqishëm për mënyrën sesi mund të zgjidhen me efektivitet problemet që lidhen me antikorrupsionin edhe në sektorë të tjerë. Një gjë e tillë do të ndikojë në cilësinë e shërbimeve që shteti u ofron qytetarëve të vet, si edhe në perspektivën për zhvillimin ekonomik afatgjatë dhe në përmirësimin e mirëqënies. Ndryshimi i rrjedhës së korrupsionit në arsim mund të sjellë vetëm përfitime. Takimi i sotshëm me prezencën e ministrave të të gjithë vendeve të Evropës Juglindore nuk është gjë tjetër vetëm një demonstrim i qartë i angazhimit dhe gatishmërisë për bashkëpunim. Për Bankën Botërore është kënaqësi të ofrojë mbështetjen e saj për këtë përpjekje, duke sjellë në këtë tryezë përvojat e shumta me iniciativa të ngjashme në forcimin e qeverisjes dhe në luftën kundër korrupsionit në arsim në të gjithë globin. Përpjekjet për luftën kundër korrupsionit kërkojnë definitivisht një angazhim afatgjatë dhe të qendrueshëm në nivel politiko-teknik, dhe në këtë kuadër përkrahja e kolegëve të rajonit vetëm mund t’i vijë në ndihmë këtyre përpjekjeve. Edhe një herë ju uroj mirëseardhjen në Shqipëri dhe tju shpreh kënaqësinë tonë në mbështetje të kësaj iniciative subrajonale. |