Centro de información en línea para la prensa

Centro de información en línea para la prensa (i)
Noticias bajo embargo y otros materiales sólo para periodistas acreditados.
Ingreso/ Registro

Fjala e Kseniya Lvovsky, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, në ceremoninë e shpalljes së fituesve të "Panairit të Ideve Krijuese"

Disponible en: English

Announcing DM winnersShkëlqesia juaj Ambasadore, të dashur kolegë të Këshillit Britanik, pjesëmarrës e fitues të konkursit,

Së pari, do doja të përshëndesja dhe falenderoja të gjithë 144 grupet që kanë marrë pjesë me propozimet e tyre në konkurs. Ky është një nivel impresionues që demonstron sa i rëndësishëm është përmirësimi i qeverisjes për publikun shqiptar. Ne vlerësojmë se tepërmi të gjithë grupet dhe individët që morën pjesë në këtë proces dhe kontribuan në suksesin e tij.

Do të doja të falenderoja veçanërisht të dhjetë fituesit të një procesi  shumë konkurrues. Idetë e tyre inovative plotësojnë dimensionet shumëplanëshe të qeverisjes dhe përgjegjshmërisë dhe janë të shtrira në të gjithë vendin.

Elemente kyç të mirëqeverisjes janë transparenca dhe përgjegjshmëria në vendimmarrje, ofrimin efektiv të shërbimeve sociale dhe pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse të grupeve të ndryshme të shoqërisë civile në marrjen e vendimeve që prekin ata, si dhe monitorimin e zbatimin e tyre.

Do të doja të falenderoja Këshilin Britanik për menaxhimin e këtij procesi me rezultate mbresëlënëse.

Një qeverisje më e mirë është e rëndësishme për progresin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ajo njihet si prioritet nga qeveria dhe shoqëria civile dhe përbën edhe një prioritet të rëndësishëm për mbështetjen e Bankës Botërore në Shqipëri. Ne mbështesim përmirësimet e qeverisjes përmes një sërë aktivitetesh dhe instrumentesh.  Do të doja të përmendja disa:

  • studime për të vlerësuar prirjet në indikatorët e qeverisjes, fushat e progresit dhe ato në të cilat ka nevojë për më shumë progres
  • zbatimi i “filtrit të qeverisjes” në programet dhe projektet që mbështesin përdorimin më të mirë të aseteve publike dhe për rezultate më të mira nga përdorimi i tyre
  • shpërndarja e praktikave më të mira botërore dhe duke ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve në ofrimin e shërbimeve,  mekanizmat e përgjegjshmërise, menaxhimin financiar dhe inovacionet, si aplikimet e qeverisjes on-line.

Një nga aktivitetet më të rëndësishme është të mbështesim iniciativat e shoqërisë civile dhe të forcojmë “kërkesën nga publiku për llogaridhënie” për mirëqeverisje. Një nga arritjet më të mëdha të qeverisjes që ka pasur së fundmi Shqipëria është në frenimin e krimeve të dhunshme dhe përmirësimin e sigurisë publike. Një faktor kyç i këtij suksesi, së bashku me përpjekjet e qeverisë ishte mbështetja nga qytetarët. Eksperienca botërore gjithashtu tregon: qeverisja e mirë nuk vjen që nga lart, ka nevojë për një kërkesë për llogaridhënie nga poshtë, nga qytetarët, sektori privat dhe organizatat e shoqërisë civile. Ajo kërkon punë dhe angazhim nga të gjithë ju këtu.

Ja përse pjesëmarrja dhe përpjekjet tuaja janë kaq të vlefshme dhe kaq inkurajuese. Ju uroj sukses të plotë në zbatimin e ideve tuaja dhe uroj që t’i mbartni këto ide të reja edhe më tutje se kohëzgjatja e këtyre projekteve. Ju uroj gjithë të tjerëve, të cilët morën pjesë në këtë konkurs dhe atyre qe mund të jenë frymëzuar nga shembulli i fituesve të sotëm të vazhdojnë dhe të zgjerojnë aktivitete të tilla.
Nëse do të ketë më shumë iniciativa të tilla, kjo do të ishte rruga më e sigurtë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë se më parë.

Ne në Bankën Botërore mbetemi të angazhuar  të mbështesim shoqërinë civile në Shqipëri. Jam e kënaqur të përfundoj duke njoftuar se ne shumë shpejt do të bëjmë një thirrje të re për propozime nga shoqëria civile të fokusuar në çështjet gjinore.

Faleminderit dhe edhe njëherë, urimet më të mira për fituesit!


Noticias relacionadas

World Bank Projects Sluggish Growth for the South East European Economies in 2011 and 2012
Evropa Juglindore vazhdon të përmirësojë Rregullat për Biznesin për sipërmarrësit deklarojnë Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC)-Banka Botërore
Sigurimi i të Drejtave të Pronësisë në Shqipëri



Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/UBUHQDZUZ0