Click here for search results

Projekti për Prodhimin e Energjisë dhe Ristrukturimin e Sektorit Energjetik për Shqipërinë

Deklarate e Grupit të Menaxhuesve dhe Panelit të Inspektimit të Bankës Botërore në lidhje me disa njoftime të shtypit për Projektin e Prodhimit të Energjisë dhe Ristrukturimit të Sektorit të Energjisë në Vlorë
Available in: English

TIRANË, 31 korrik 2007 - Grupi i Menaxhuesve dhe Paneli i Inspektimit të Bankës Botërore dëshiron të bëjë një sqarim në lidhje me disa njoftime të kohëve të fundit në shtypin shqiptar mbi Projektin e Prodhimit të Energjisë dhe Ristrukturimit të Sektorit Energjetik.

Ky projekt, i aprovuar nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore dhe Qeveria Shqiptare, po vazhdon në përputhje me kushtet e aprovuara nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore. Banka Botërore nuk ka marrë ndonjë njoftim nga Qeveria Shqiptare në lidhje me ndryshimin e vendit apo kohës së ndërtimit.

Paneli i Inspektimit është në proces të kryerjes së një investigimi të pavarur në përgjigje të një kërkese të bërë nga një organizatë lokale joqeveritare. Paneli i Inspektimit nxjerr rezultate në lidhje me përputhshmërinë e Bankës Botërore me politikat dhe procedurat e veta. Në fund të procesit, Bordi i Bankës Botërore do të marrë në konsideratë Raportin e Ivestigimit të Panelit të Inspektimit si dhe Përgjigjen dhe Planin e Veprimit të përgatitur nga Grupi i Menaxhuesve të Bankës Botërore.

Në bazë të diskutimeve dhe vendimeve të Bordit, këto raporte do të bëhen të ditura dhe Grupi i Menaxhuesve do të punojë me autoritetet shqiptare për të zbatuar Planin e Veprimit dhe marrë parasysh gjetjet e Panelit të Inspektimit.

- ### -


Për më shumë informacion ju lutem vizitoni:

The Inspection Panel

Management Response

Përgjigjia e Grupit të Menaxherëve

Development Topics - Energy





Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/IBZNFPH7N0