TIRANË, 31 korrik 2007 - Grupi i Menaxhuesve dhe Paneli i Inspektimit të Bankës Botërore dëshiron të bëjë një sqarim në lidhje me disa njoftime të kohëve të fundit në shtypin shqiptar mbi Projektin e Prodhimit të Energjisë dhe Ristrukturimit të Sektorit Energjetik.
Ky projekt, i aprovuar nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore dhe Qeveria Shqiptare, po vazhdon në përputhje me kushtet e aprovuara nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore. Banka Botërore nuk ka marrë ndonjë njoftim nga Qeveria Shqiptare në lidhje me ndryshimin e vendit apo kohës së ndërtimit.
Paneli i Inspektimit është në proces të kryerjes së një investigimi të pavarur në përgjigje të një kërkese të bërë nga një organizatë lokale joqeveritare. Paneli i Inspektimit nxjerr rezultate në lidhje me përputhshmërinë e Bankës Botërore me politikat dhe procedurat e veta. Në fund të procesit, Bordi i Bankës Botërore do të marrë në konsideratë Raportin e Ivestigimit të Panelit të Inspektimit si dhe Përgjigjen dhe Planin e Veprimit të përgatitur nga Grupi i Menaxhuesve të Bankës Botërore.
Në bazë të diskutimeve dhe vendimeve të Bordit, këto raporte do të bëhen të ditura dhe Grupi i Menaxhuesve do të punojë me autoritetet shqiptare për të zbatuar Planin e Veprimit dhe marrë parasysh gjetjet e Panelit të Inspektimit.
- ### -
Për më shumë informacion ju lutem vizitoni:
The Inspection Panel
Management Response
Përgjigjia e Grupit të Menaxherëve
Development Topics - Energy
|