Tiranë, 19 shkurt 2008 – Përfaqësuesit e IFC-së dhe Bankës Botërore të Programit “Si të bësh biznes” ndodhen këtë javë në Tiranë për t’u takuar me zyrtarë të lartë të vendit. Qeveria shqiptare i kërkoi këto takime për të diskutuar reformat rregullatore për përmirësimin e mjedisit e të biznesit në Shqipëri si dhe për të përfituar nga reformat e suksesshme në botë.
Këshilltarët për reformat nga IFC dhe Banka Botërore do të diskutojnë reformat që po kryhen për përmirësimin rregullave të bërjes biznes në 10 drejtime, të cilat studiohen nga raporti global “Si të bësh biznes”: regjistrimi i biznesit, lejet e ndërtimit, regjistrimi i pronësisë, ligjet për punën, pagesa e taksave, aksesi ndaj kredisë, mbrojtja e investitorit, tregtia, eficienca e gjykatës dhe mbyllja e biznesit. Takime do të zhvillohen me zyrtarë të lartë të ministrive të ekonomisë, drejtësisë, punëve publike, punës, autoritetit të mbikëqyrjes financiare dhe biznesit.
“Renditjet më të mira në lehtësinë e të bërit biznes janë të lidhura me rritjen, vendet e reja të punës dhe një sektor me të vogël informal. Përpjekjet e Shqipërisë për të krijuar rregulla sa më pranë biznesit, janë një hap pozitiv drejt një sektori privat më të fuqishëm,” tha Marialisa Motta, menaxhere e programit të reformave që lidhen me të bërit biznes.
Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, Camille Nuamah tha se “Grupi i Bankës Botërore është i inkurajuar nga përpjekjet e bëra nga Qeveria shqiptare për përmirësimin e mjedisit për investimet private. Prioriteteve të identifikuara nga kjo analizë, ne do t’ju përgjigjemi përmes shërbimeve tona të shumta të këshillimit duke bashkëpunuar edhe me partnerë të tjerë të zhvillimit”.
Raporti global i këtij viti “Si të bësh biznes 2008” e radhiti Shqipërinë në vendin e 136 nga 178 ekonomi të marra në analizë në lidhje me lehtësinë e të bërit biznes. Në tregues të veçantë renditja për Shqipërinë është nga vend i 48-të për marrjen e kredisë, në të 165-tin dhe 178-tin respektivisht për mbrojtjen e investitorëve dhe mbylljen e biznesit.
###
“Si të bësh biznes 2008 i rendit 178 ekonomitë përsa i përket lehtësisë së të bërit biznes. Renditja bazohet në 10 tregues të rregullores së biznesit të cilët matin kohën dhe koston për të përmbushur kërkesat e qeverisë për hapjen e biznesit, aktivitetin, tregtinë, taksat dhe mbylljen e biznesit. Renditja nuk reflekton fusha të tilla si politikat makroekonomike, cilësinë e infrastrukturës, paqendrueshmërinë e monedhës, perceptimet e investitorëve ose nivelin e krimit. Që nga 2003, Të bësh biznes ka kontribuar në më shumë se 100 reforma në botë. Programi të bësh biznes bazohet në perpjekjet e më shumë se 5,000 ekspertëve lokalë, konsulentëve të biznesit, avokatëve, financierëve, zyrtarëve publikë dhe akademikëve nga e gjithë bota, të cilët sigurojnë mbështetje metodologjike dhe rishikim. Të dhënat, metodologjia dhe emrat e kontribuesve janë të hapur për publikun dhe mund t’i gjeni në: www.doingbusiness.org.
# # #
|