Click here for search results

Negociatat për Projektin e Menaxhimit të Integruar të Ekosistemit të Liqenit të Shkodrës

Available in: English

Tiranë, Prill 24, 2008 – Banka Botërore (IBRD) dhe Qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi mbyllën sot negocimet për një grant të ri të Asistencës për Mjedisin Global (GEF) prej $ 4.55 million për Projektin e Menaxhimit të Integruar të Ekosistemit të Liqenit të Shkodrës.  Qëllimi kryesor i këtij Projekti është asitenca për krijimin dhe forcimin e mekanizmave institucionale të bashkëpunimit ndërkufitar për menaxhimin e qendrueshëm të Liqenit të Shkodrës.

Përmes këtij Projektit Banka Botërore/GEF do të mbështesë krijimin dhe forcimin e një bashkëpunimi institucional përmes krijimit të një Komiteti Dypalësh për Menaxhimin e Liqenit dhe një Sekretariati të Përbashkët. Projekti gjithashtu do të promovojë aplikimin e qasjeve të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm ndaj Liqenit dhe burimeve te tij natyrore sidomos ne zhvillimin e turizmit dhe peshkimit.

Projekti synon të arrijë këto objektiva përmes tre komponentëve kryesore: (i) Ndërtimi i Kapaciteteve për Rritjen e Mirëkuptimit dhe Menaxhimin e Përbashkët të Liqenit; (ii) Promovimin e Përdorimit të Qendrueshëm të Burimeve të Liqenit; (iii) Promovimin e Investimeve që Pakësojnë Ndotjen. Disa aktivitete të financuara nga projekti do të zbatohen në të dy vendet dhe disa të tjera në secilin nga vendet, por të gjitha aktivitetet do të jenë përfituese për Liqenin në tërësi.

Kostoja totale e Projektit të Bankës Botërore/GEF vlerësohet në $4.55 million, ku $1.99 million janë fonde për Shqipërinë dhe $2.56 million për Malin e Zi. Qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi do të kontribuojnë respektivisht me $ 940,000 and $ 8,370,000 për të ndihmuar në arritjen e objektivave të Projektit. Projekti pritet të shkojë për aprovim në Bordin e Drejtorëve të Bankës Botërore në Maj 2008.

Zbatimi i Projektit do të realizohet nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në Shqipëri dhe Ministria e Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Malin e Zi.

Për më shumë informacion vizitoni:
http://www.worldbank.org.al
# # #




Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/GTSK949SO0