Click here for search results

Çfarë është CAS-i

Available in: English
   

Çfarë është CAS-i?   CAS i ri për Shqipërinë

Çdo tre-katër vjet Banka Botërore harton një plan pune që i paraprin aktivitetit të saj në një vend klient. Ky program pune detajohet në formën e një dokumenti të quajtur “Strategjia e Asistencës për Vendin” (CAS). Në formën e vet përfundimtare ky dokument përshkruan gjithë aktivitetin e planifikuar për vendin – huadhëniet, punimet analitike dhe asistencën teknike – për periudhën që mbulon CAS – zakonisht një periudhë tri-katër vjeçare.


CAS-i i bazuar në rezultate- një lloj i ri CAS-i     

Banka Boterore nuk është e interesuar të rrisë jo vetëm asistencën për zhvillim, por edhe efektivitetin e përdorimit te saj. CAS-i i ri i bazuar në rezultate nxit përmirësimin e ndikimit dhe efektivitetit të programeve të Bankës. Kjo strategji e re është një mjet kyç për realizimin e angazhimeve të Bankës, duke kontribuar në përmirësimin e aftësive të vendit për t’u orientuar nga rezultatet si dhe për të rritur relevancën dhe ndikimin e këtyre projekteve në zhvillimin e vendit.
 

Qëllimi i CAS-it
Qëllimi kryesor i CAS-it është zhvillimi i një strategjie që do të paraprijë përpjekjet e Bankës për të ndihmuar nje vend në arritjen e objektivave që ai ka vendosur për pakësimin e varfërisë dhe rritjen e mirëqënies ekonomike. Në këtë mënyrë CAS merr parasysh prioritetet e zhvillimit të vendit dhe arritjet ekonomike. Gjithashtu CAS pasqyron mandatin e Bankës si një organizëm ndërkombëtar për zhvillim duke demonstruar rezultatet e asistences zhvillimore, ofruar nje kuader per pergjegjshmeri dhe transparence me te madhe dhe burime shtese te asistences per zhvillim.

CAS hartohet së bashku me qeverinë dhe në konsultim me një varg përfaqësuesish të shoqërisë civile, që përfshin OJQ-të, grupe nga komuniteti, sindikatat, media, shoqata profesionale, grupe fetare, etj..
Formati i dokumentit të CAS-it përcaktohet nga rregulla të brendshme të Bankës. Ai përmbledh “seksione” mbi cështje të tilla sic janë arritjet ekonomike dhe sociale të vendit, sfidat kryesore të zhvillimit të tij, një përmbledhje të strategjisë së qeverisë për zhvillimin e vendit si dhe paketën e propozuar të asistencës së Bankës.
 
CAS duhet diskutuar dhe aprovuar nga Bordi i Bankës përpara se të fillojë zbatimi i tij. Kjo për shkak se Banka Botërore është pronë e 184 vendeve anëtare, pikëpamjet dhe interesat e të cilave janë përfaqësuar nga një Bord Drejtorësh dhe vendet anëtare kanë fuqinë vendimmarrëse përfundimtare  në Bankën Botërore.
Banka Botërore e bën publik dokumentin përfundimtar të CAS-it, atëherë kur edhe qeveria bie dakord për një gjë të tillë. Pavarësisht nëse CAS bëhet dokument publik ose jo, Banka përgatit një Përmbledhje Informative të CAS-it për publikun, e cila përfshin cështjet kryesore të trajtuara në të.
 
Një CAS i ri për Shqipërinë
CAS-i i i fundit është aprovuar në qershor 2002. Aktualisht Banka ka filluar hartimin e një strategjie të re të asistencës që do të përfshijë periudhën shtator 2005 - qershor 2009.
CAS-i për Shqipërinë do të bazohet në prioritetet e vendit qe gjejne misherim ne Strategjinë për Zhvillimin Socio-Ekonomik (SKZHES). SKZHES u përgatit dhe rifreskohet cdo vit në konsultim me segmente të ndryshme të shoqerisë shqiptare. Ajo identifikon prioritetet që duhet të kihen parasysh për të ngritur mireqenien e të gjithë shqiptarëve.
 
Gjatë përgatitjes së CAS-it te ri, Banka do të kryejë konsultime me zyrtarë të qeverisë, parlamentare, OJQ, akademikë, grupe të interesuara dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile. Qëllimi kryesor është të dëgjojë shqiptarët dhe të marrë parasysh pikëpamjet e tyre gjatë hartimit të këtij plani pune të Bankës që do të shërbejë për gjatë kater viteve të ardhshme.
 
Konsultimet mbi CAS-in – Si mund të kontribuoni
Procesi i mbledhjes së mendimeve nga shoqeria shqiptare do të përfshijë një varg tavolinash të rrumbullakta te sheprndara ne tre raunde konsultimesh që do të mbahen qe nga shkurti dhe deri ne prill 2005. Do të shpërndahen ftesa për seminare dhe tavolina të rrumbullakta, por gjithsesi mbledhjet do të jenë të hapura për publikun. Konsultimet do të mbahen në Tiranë dhe në tri rajone të tjera të vendit.
 
Gjatë këtyre konsultimeve, anëtarë të ekipit të Bankës që punojnë për Shqipërinë do të bëjnë prezantime mbi strategjitë e propozuara sektoriale, programet në vazhdim dhe instrumentat për zbatimin e tyre. Do të ketë diskutime të hapura, të cilat do t’i sherbejnë ekipit që punon për Shqipërinë. Këto komente do të jenë të fokusuara në atë se si ka punuar Banka gjate ketyre viteve te fundit dhe si mund të ndihmojë Shqipërinë në arritjen e objektivave të përvijuara në SKZHES.
 
Si material per diskutime do te sherbeje nje pakete informative mbi programin aktual te Bankes ne Shqiperi si dhe nderhyrjet e propozuara per CAS-in e ri. Materiali do te behet i ditur me pare dhe njekohesisht do te jete vendosur edhe ne faqen e internetit te Bankes Boterore ne Shqiperi: www.worldbank.org.al Komentet dhe mendimet e mbledhura gjatë konsultimeve do të shqyrtohen nga ekipi i Bankës gjatë përgatitjes përfundimtare të dokumentit të CAS-it.
CAS-i pritet të paraqitet në Bordin e Drejtorëve të Bankës në shtator, prandaj është shumë e rëndësishme që ekipi i Bankës të marrë këto mendime deri në maj 2005.
 
 Afati i përgatitjes
 

Shkurt 2005

Mars 2005

         Prill 2005

Maj 2005

Shtator 2005

 

Konsultime për CAS-in

 
Përgatitjet për draftin e CAS-it

 

Prezantimi i CAS-it në Bord

Mbledhja e mendimeve

 

* Ju lutemi kini parasysh që datat edhe mund të ndryshojnë.
 
 
Informacion plotësues
Në qoftë se doni më shumë informacion për procesin konsultativ të CAS-it në Shqipëri ose sqarime për procedurat e Bankës apo termat e përdorura në dokumentat e saj, ju lutem kontaktoni zyrën e bankës në Tiranë ose dërgoni e-mail në adresën: AlbaniaCAS@worldbank.org
 
Forumi elektronik i CAS-it për Shqipërinë
Për të mbështetur diskutimet, ekipi i Bankës që punon për Shqipërinë ka përgatitur një faqe të hapur për publikun në internet. Në këtë faqe palët e interesuara mund të informohen mbi CAS, të bëjnë komente dhe debatojne nepermjet nje forumi elektronik sesi Banka Botërore mund të kontribuojë më mirë ndaj sfidave të zhvillimit në Shqipëri.
Forumi elektronik (www.worldbank.org/albaniacasforum) do t’i shërbeje procesit të konsultimeve mbi CAS-in duke shpërndarë informacionin mbi të dhe procesin e konsultimeve, duke pasqyruar vërejtjet e sugjerimet  e marra, si dhe shënimet nga mbledhjet e zhvilluara. Forumi elektronik synon të nxisë debate dhe të shërbejë gjithashtu si një mjet i komunikimit të drejtpërdrejtë i publikut shqiptar me anëtarët e ekipit të Bankës për Shqipërinë.
 
Përveç pjesëmarrjes në forumin elektronik, komentet mund të dërgohen me postë ose me e-mail edhe në adresat më poshtë:
 
Zyra e Bankës Botërore
Rruga “Deshmorët e 4 Shkurtit”, nr. 34,
Tiranë, Shqipëri
Tel: 00355 4 240 587/88/89
Fax: 00355 4 240 590
E-mail: AlbaniaCAS@worldbank.org
Si do të përdoren vërejtjet dhe mendimet e mbledhura
Ekipi i Bankës për Shqipërine do të regjistrojë dhe shqyrtojë mendimet e mbledhura gjatë konsultimeve dhe do t’i përdorë ato gjatë hartimit të CAS-it. Prej konsultimeve mund te rezultojë një ndryshim ose përshtatje e fokusit të CAS-it. P.sh. mund të paraqitet nevoja për mbështetje më të madhe nga Banka në një sektor të vecantë ose ajo e njohjes më të madhe të kufizimeve në një fushë të caktuar të zhvillimit ekonomik të vendit. Banka Botërore jep përgjigje për vërejtjet dhe mendimet e dhëna, duke treguar – kur kjo është e mundur – cilat sugjerime janë përfshirë në CAS, cilat jo dhe pse..
 
Pse disa sugjerime të bëra gjatë konsultimeve mund të mos përfshihen në CAS
Kjo mund të ndodhë sepse:
  • çështja e ngritur mund të jetë e përgjithshme dhe/ose edhe jashtë qëllimit normal të CAS-it;
  • çështja e ngritur nuk është në përputhje me politikën e Bankës ose ka mendime të kundërta/të ndryshme mbi atë se c’duhet bërë;
  • çështja është e përfshirë në një nga programet ekzistuese të Bankës ose një financim alternativ ka filluar ose është planifikuar të bëhet;
  • shkalla e konsensusit me qeverine dhe palët e tjera të interesuara mbi atë që duhet bërë, dhe/ose nëse ka një rol për Bankën, nuk është e mjaftueshme gjatë kohës së përgatitjes së CAS-it, për ta perfshire çështjen e propozuar në një program specifik;
  • çështja e ngritur nuk përbën prioritet të madh në se mbajmë parasysh limitet e programit të Bankës, ose nuk është në kompetencat e fushave që mbulon Banka ose/dhe përparësite e saj të krahasueshme.
Një përmbledhje e mendimeve të grumbulluara, te grupuara sipas temave do të bëhet e ditur dhe shpërndahet në publik. Konsultimet do të shërbejnë gjithashtu si bazë për dialog midis Bankës Botërore dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile që ekipi i Bankës që punon për Shqipërine shpreson të vazhdojë edhe më tej CAS-it.
 

 

Lexo:

Current Albania Country Assistance Strategy (2002 - 2005)   (1.54 MB, PDF) 

Strategjia aktuale e Asistencës për Shqipërinë (2004 - 2005) (1.65 MB, PDF) 




Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/1HF74EJSC0