Click here for search results

Programi i Granteve të Vogla mbështet përfshirjen qytetare në proceset e zhvillimit në Shqipëri

Available in: English

TIRANE, 18 prill 2006 – Sot Zyra e Bankes Botërore në Tiranë shpalli fituesit e Programit të Granteve të Vogla për vitin 2006. Objektivi i Granteve të Vogla për vitin 2006 përqëndrohet në rritjen e përgjegjshmërisë sociale përmes angazhimit qytetar.

Projektet fituese, nëpërmjet aktiviteteve të tyre do të synojnë të:

• nxisin një pjesëmarrje më të madhe qytetare mbi çështje që lidhen me masat antikorrupsion;
• përmirësojnë transparencën publike dhe përgjegjshmërinë e qeverisë nëpërmjet ushtrimit të së drejtës së individeve dhe komuniteteve per informim dhe  monitorim të qeverisjes;
• rritjes së përgjegjshmërisë publike për një akses dhe cilësi të përmirësuar të shërbimeve bazë;
• forcojnë mekanizmat e përgjegjshmërisë për avokati dhe përfshirje në rritje të qytetarëve dhe shoqërisë civile për të ushtruar presion për përmirësimin e shërbimeve publike dhe aktivitetit të strukturave politikë-bërëse;
• dëgjohen shqetësimet e popullsisë së varfër dhe të mënjanuar, dhe ndihmojnë që ky zë të përfshihet në programet dhe politikat vendimmarrëse;
 
Bordi i jashtëm këshillimor i përbërë nga përfaqësues të donatorëve, organizatave ndërkombëtare me fokus shoqërine civile dhe pushtetit lokal, si dhe Komiteti i brendshëm i përzgjedhjes së granteve, i përbërë nga stafi i Bankës Botërore pasi rishikuan me kujdes 56 projekt propozimet, përzgjodhën nëntë prej tyre për financim. Shuma totale e programit për këtë vit ishte 34.000$, ndërsa shuma për projektet varionte nga 2,600 në 4.800$. Shpërndarja gjeografike e projekteve përfshin Lezhen, Kurbinin, Mirditen, Durrsin, Tiranen, Kasharin, Dajtin, Farken, Maminasin, Rashbullin dhe Gjirokastrën.
 
Projektet dhe organizatat e mëposhtme u shpallën fitues të programit për vitin 2006:
 
1. Rritja e angazhimit qytetar për përmirësimin e menaxhimit të zonës historike të Gjirokastrës në kuadrin e pranimit në UNESCO. Shoqata për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Nxitjen e Turizmit, Gjirokastër.

2. Debat për edukimin fiskal të komunitetit në përpjekje të reduktimit të korrupsionit dhe evazionit fiskal. Forumi Shqiptar Social Ekonomik (ASET), Tiranë.

3. Monitorimi i politikave dhe vendimeve që prekin interesat e grupeve studentore.
Lëvizja “Mjaft”.

4. Përmirësimi i cilësisë dhe shpejtësisë së sherbimeve për biznesin e vogël, me qëllim lehtësimin, unifikimin e procedurave dhe pagesave. Instituti i Studimeve për Qeverisjen e Mirë dhe Zhvillimin e Qendrueshem, Tiranë.

5. Trajnimi i koordinatorëve të qeverisë së nxënësve për një parlament rinor sa më efektiv e ndihmues në procesin e marrjes së vendimeve dhe luftës kundër korrupsionit në shkolla. Shoqata "Vizione të reja”, Kurbini, Laç dhe Lezhë.

6. Organizimi i një "karvani antikorrupsion" në 12 prefektura të vendit për ndarjen e eskperiencave të suksesshme në luftën ndaj korrupsionit. Organizata Rinore FORIS, Tiranë. Projekti do të shtrihet në të gjithë vendin.

7. Monitorimi i pastrimit të plehrave në Tiranë nga 3 kompani të kontrakuara nga Bashkia e Tiranës. Qendra "EDEN" (Qendra Mjedisore për Zhvillim), Tiranë.

8. Forcimi i mekanizmave të përgjegjshmërisë dhe përfshirja e komunitetit në përmirësimin e shërbimeve publike, nëpërmjet përdorimit më të mirë të fondeve publike dhe përmirësimit të transparencës publike në 5 komuna: Dajt, Farkë, Kashar në Tiranë dhe Maminas dhe Rrashbull në Durrës. The Albanian American Trade and Development Association, Tiranë.

9. Nxitja e pjesëmarrjes së grave në zonën e Spitallës dhe Porto Romano në marrjen e vendimeve që prekin komunitetin e zonës. Shoqata e Grave me probleme sociale, Durrës.

Zyra e Bankës Botërore në Tiranë do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me grantmarrësit gjatë zbatimit të projektit për të parë nga afër sesi do të përmbushen objektivat dhe qëllimet e programit. Bazuar edhe në suksesin e mëparshëm të këtij programi, Zyra e Bankës Botërore në Tiranë do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me OJQ-të lokale në vend për çështje të zhvillimit social-ekonomik.

Programi i Granteve të Vogla jep grante për shoqërinë civile me qëllim nxitjen e dialogut dhe shpërndarjen e informacionit mbi zhvillimin. Programi është krijuar në 1983 dhe financohet nga Development Grant Facilityi Bankës Botërore. Programi i Granteve të Vogla në Shqipëri menaxhohet nga Zyra lokale e Bankës Botërore.

Për më shumë informacion mbi punën e Bankës Botërore me shoqërine civile vizitoni faqen tonë të internetit:
http://www.worldbank.org.al 

Seksioni NGOs and Civil Society




Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/VVILFVDFY0