Banka Botërore po thellon përpjekjet e saj për të përmirësuar qeverisjen dhe luftën ndaj korrupsionit. Drejtuesit e Bankës kanë hartuar një strategji me qëllim forcimin e qasjes së Bankës për qeverisjen dhe anti-korrupsionin. Procesi po kalon drejt një faze tjetër, i cili përfshin konsultime të gjera me grupet e interesuara brenda dhe jashtë Bankës rreth rrugëve më të mira për zbatimin e strategjisë së re.
Në të njëjtën kohë, Banka do të vazhdojë të kërkojë opinionet e grupeve kyçe të interesit, përfshirë qeveritarët dhe ligjëvënësit, përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat, akademikëve dhe donatorëve. Komentet e para mbi dokumentin fillestar të strategjisë kanë filluar te mblidhen që në korrik, ndërsa tani po fillon faza e dytë e konsultimeve në vende të ndryshme anëtare të Bankës, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Këto konsultime do ta ndihmojnë Bankën të hartojë dhe zbatojë strategjinë e qeverisjes dhe antikorrupsionit në mënyrë fleksible dhe koherente në të gjitha nivelet: projekti, kombëtar dhe ndërkombëtar. Bordi i Drejtorëve Ekzekutive të Bankës Botërore do të luajë nje rol të rëndësishëm në sigurimin e mbikëqyrjes gjatë fazave operacionale dhe të zbatimit të punës për qeverisjen dhe antikorrupsionin. Një raport progresi do t’i paraqitet Bordit në fillim të 2007 dhe Komitetit të Zhvillimit përpara Takimit të pranverës në Uashington. Zyra e Bankës Botërore në Tiranë, ka nisur procesin e konsultimeve në dhjetor, duke kërkuar komente për strategjinë e re, nxitur idetë, praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra. Konsultime janë organizuar gjatë dhjetorit me përfaqësues të qeverisë, parlamentit, partive politike, shoqërisë civile, sektorit privat dhe komunitetit të donatorëve. Në vijim të diskutimeve direkte dhe atyre virtuale, Banka ju fton të dërgoni komentet tuaja me shkrim mbi çështje të përgjithshme dhe specifike që lidhen me vendin. Strategjia dhe pyetjet e përgjithshme dhe ato specifike për vendin janë përkthyer edhe në shqip. Për të dërguar komentet tuaja, ju lutem klikoni këtu.
 |