Kapitulli 1: Konteksti Strategjik
Ndonëse madhësia aktuale e qeverisë në nivelin 29 përqind të PBB-së është e përshtatshme, mobilizimi i burimeve nuk është në shkallën e duhur dhe shpenzimet e qeverisë nuk janë efikase.
Për më shumë informacion [pdf: 159 kB]
Kapitulli 2: Prirjet Fiskale
Ndonëse konsolidimi fiskal ka përbërë bazën e stabilitetit makroekonomik dhe nivelit të lartë të rritjes ekonomike, cilësia e regullimit fiskal është pengesë për perspektivën e rritjes afatgjatë. Ky Kapitull parashtron elementët e një strategjie për financat publike të ndërtuar mbi bazën e ristrukturimit të shpenzimeve dhe lehtësimit të barrës së tatimit të punës.
Për më shumë informacion [pdf: 185kB]
Kapitulli 3: Menaxhimi i Financave Publike
Pavarësisht progresit në reformimin e sistemeve të menaxhimit të financave publike, Shqipëria duhet të arrijë një eficiencë më të lartë në përdorimin e fondeve publike. Mungon një proces buxhetimi i parashikueshëm dhe i paraprirë nga politikat, ndërkohë që vazhdon të ketë mangësi në zbatimin e buxhetit. Ky Kapitull bën një vlerësim të performancës së sistemeve dhe proceseve të menaxhimit të financave publike dhe ofron rekomandime për përmirësimin e shpërndarjen dhe përdorimit të fondeve.
Për më shumë informacion [pdf: 358kB]
Prezantimi [pdf: 369kB]
Kapitulli 4: Menaxhimi i Investimeve Publike
Shqipëria duhet t’i përdorë më me efikasitet fondet e investimeve publike, në mënyrë që të ruajë qendrueshmërinë e përmirësimeve infrastrukturore në kuadrin e rënies së ndihmës nga ndërkombëtarët. Copëzimi i madh i fondeve dhe mungesa e nivelit të duhur të fokusit strategjik ka penguar efikasitetin e shpenzimeve. Ky Kapitull jep rekomandime për një përqasje unike në lidhje me forcimin e planifikimit dhe menaxhimit të investimeve publike.
Për më shumë informacion [pdf: 130kB]
Prezantimi [pdf: 374kB]
Kapitulli 5: Punësimi në shtet: Gjetja e Stimujve për Performancë dhe Integritet
Për zbatimin e programit të parashtruar në këtë raport, qeverisë i duhet një shërbim civil dhe sektor publik efikas. Ky Kapitull merr në shqyrtim madhësinë, strukturën dhe kostot e punësimit në sektorin publik, si edhe evidenton fushat prioritare për përmirësimin e performancës përmes reformave në sistemin e pagesës dhe një menaxhimi më të mirë pagave.
Për më shumë informacion [pdf: 178kB]
Prezantimi [pdf: 367kB]
Kapitulli 6: Arsimi
Pavarësisht përmirësimeve në sistemin arsimor, niveli i shkollimit mbetet i ulët, pabarazia në arsim është e lartë dhe në rritje dhe arsimi nuk u jep akoma studentëve/nxënëse aftësitë që u nevojiten për të qenë të sukseshëm. Shpenzimet për arsimin janë në nivelin 3 përqind të PBB-së, nivel ky i ulët. Ky Kapitull tregon sesi mund të rriten dhe riakordohen fondet për të mbështetur përmirësimet në frekuentimin e arsimit të mesëm dhe për të trajtuar pabarazitë midis rajoneve.
Për më shumë informacion [pdf: 440kB]
Prezantimi [pdf: 411kB]
Kapitulli 7: Shëndetësia
Fondet dhe shpenzimet në sektorin e shëndetësisë nuk janë përdorur për të mbrojtur të varfërit, apo për të përmirësuar performancën e ofruesve të shërbimeve shëndetësore. Ky kapitull sugjeron që Shqipëria duhet të kalojë gradualisht drejt një sistemi me pagesë individuale, si edhe të përmirësojë balancën e shpenzimeve private dhe publike për një përdorim më efikas të fondeve.
Për më shumë informacion [pdf: 141kB]
Prezantimi [pdf: 427kB]
Kapitulli 8: Mbrojtja Sociale
Është rritur pjesa e fondeve publike po kanalizohet drejt sistemit të sigurimeve shoqërore, në vend të asistencës sociale, dhe përqindja e jo të varfërve që përfitojnë nga këto programe ka ardhur duke u rritur. Sistemi aktual i pensioneve është i papërballueshëm dhe ka nevojë për reforma radikale. Ky Kapitull rekomandon përmirësimin e targetimit të programeve të asistencës sociale dhe konsolidimin e programeve me qëllim rritjen e efikasitetit.
Për më shumë informacion [pdf: 177kB]
Prezantimi [pdf: 384kB]
Kapitulli 9: Sektori i ujit
Eficienca dhe performanca financiare e sektorit të ujit është e dobët dhe e varur nga transfertat buxhetore. Në këtë kapitull argumentohet se përmirësimi i arkëtimit nga ndërmarrjet e ujësjellësit, rikuperimi i kostos dhe ulja e humbjeve mund të kursejë deri në 0.8 përqind të PBB-së në vit si subvencione publike dhe të çlirojë fonde për rritjen e aksesit të familjeve të varfëra dhe përmirësimin e cilësisë së ujit.
Për më shumë informacion [pdf: 212kB]
Prezantimi [pdf: 385kB]
Kapitulli 10: Transporti
Shqipëria shpenzon fonde të konsiderueshme publike për sektorin e transportit, por rrjeti rrugor është në gjendje të keqe. Në këtë Kapitull rekomandohet një balancim më i mirë midis zhvillimit dhe shpenzimeve për mirëmbajtjen, përmirësimin e administrimit të aktiveve, si dhe një kuadër i ri për pjesëmarrjen e sektorit privat si burim financimi me qëllim përmirësimin e efikasitetit të shpenzimeve.
Për më shumë informacion [pdf: 160kB]
Prezantimi [pdf: 373kB]
Kapitulli 11: Energjetika
Shqipëria varet nga prodhimi i burimeve të brendshme hidrike dhe importon energji për të plotësuar kërkesën në rritje të lartë për energji, duke e lënë sektorin dhe ekonominë të ekspozuar ndaj kushteve hidrike, disponibilitetit të importeve dhe luhatjeve të çmimeve. Në këtë kapitull rekomandohet zgjerimi i kapaciteteve të prodhimit, transmetimit, dhe shpërndarjes, ulja e humbjeve dhe subvencioneve të nënkuptuara, si dhe përmirësimi i arkëtimeve duke forcuar sistemin e sigurimit për konsumatorët e varfër.
Për më shumë informacion [pdf: 109kB]
Prezantimi [pdf: 434kB]