TIRANE - 23 prill 2007 – Sot Zyra e Bankes Botërore në Tiranë shpalli fituesit e Programit të Granteve të Vogla për vitin 2007. Objektivi i Granteve të Vogla për vitin 2007 është rritja e angazhimit qytetar të të rinjve. Projektet fituese, nëpërmjet aktiviteteve të tyre do të synojnë të: Nxisin një pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në diskutime dhe aktivitete në nivel kombëtar dhe lokal mbi çështje që lidhen me politikat rinore, arsimin, mirëqeverisjen, transparencën publike, migrimin e trurit, mbrojtjen e mjedisit, vlerave kulturore, etj.; Japin zë grupeve të të rinjve dhe ndihmojnë që nevojat dhe shqetësimet e tyre të përfshihen në formulimin e politikave dhe programeve; Fuqizojnë grupet e përjashtuara dhe në nevojë të të rinjve për të ushtruar të drejtën publike pët informacion; Nxisin bashkëpunimin rajonal të të rinjve për angazhimin qytetar të të rinjve si dhe aktivitete për shkëmbimin e eksperiencave e njohurive, etj.
Bordi i jashtëm këshillimor i përbërë nga përfaqësues të donatorëve, organizatave ndërkombëtare me fokus shoqërine civile dhe pushtetit lokal, si dhe Komiteti i brendshëm i përzgjedhjes së granteve, i përbërë nga stafi i Bankës Botërore pasi rishikuan me kujdes 43 projekt propozimet, përzgjodhën tetë prej tyre për financim. Shuma totale e programit për këtë vit ishte 35.000$, ndërsa shuma për projektet varionte nga 4.000 në 6.000$. Shpërndarja gjeografike e projekteve përfshin Shkodrën, Vaun e Dejës, Tiranen, Farken, Kuçovën dhe Sarandën. Projektet dhe organizatat e mëposhtme u shpallën fitues të programit për vitin 2007: SIFE Albania – Nxitja e sipërmarrjes së të rinjve dhe krijimi i kapaciteteve për të ndihmuar tranzicionin nga Universiteti tek tregu i punës, Tiranë Shoqata e Bashkive – Krijimi i një Forumi rinor pranë Bashkisë së Kucovës për të rritur pjesëmarrjen e tyre në vendim-marrje, Kucovë. Qendra Këshillimore për Njerëzit me Aftësi të Kufizuara, Integrimi i të rinjve me aftësi të kufizuara, Shkodër Shoqata Misionarët e të drejtave sociale, Përfshirja e të rinjve në monitorimin e shërbimeve sociale në Bashkinë e Vaut të Dejës, Vau i Dejës Shoqata e Pavarur e Medias Lokale dhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë Joniane, Nxitja e një pjesëmarrjeje më të madhe të të rinjve në diskutimin e shqetësimeve të tyre përmes programeve radiofonike të specializuara të një rrjeti radiosh në të gjithë vendin. Qendra “ARG”, Përfshirja e të rinjve të komunës së Farkës në procesin e përgatitjes, zbatimit dhe monitorimit të buxhetit vendor, me synim përfaqësimin e shqetësimeve rinore në të, Farkë, Tiranë Shoqata PASS, Projekti qytetar rinor, në të gjithë Shqiperinë
Zyra e Bankës Botërore në Tiranë dhe Grupi i te Rinjve, krijuar rishtazi pranë kësaj zyre do te do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me grantmarrësit gjatë zbatimit të projektit për të parë nga afër sesi do të përmbushen objektivat dhe qëllimet e programit. Bazuar edhe në suksesin e mëparshëm të këtij programi, Zyra e Bankës Botërore në Tiranë do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me OJQ-të lokale në vend për çështje të zhvillimit social-ekonomik.
Programi i Granteve të Vogla jep grante për shoqërinë civile me qëllim nxitjen e dialogut dhe shpërndarjen e informacionit mbi zhvillimin. Programi është krijuar në 1983 dhe financohet nga Development Grant Facility i Bankës Botërore. Programi i Granteve të Vogla në Shqipëri menaxhohet nga Zyra lokale e Bankës Botërore. Për më shumë informacion mbi punën e Bankës Botërore me shoqërine civile vizitoni faqen tonë të internetit: http://www.worldbank.org.al - |