Tiranë, 4 Mars 2008 – Banka Botërore në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore organizuan një seminar dy-ditor mbi Sistemin e Pensioneve në Shqipëri. Seminari u fokusua në analizën e sistemit aktual të pensioneve në vend, duke e krahasuar atë me rajonin dhe modele të suksesshme nga vende të tjera, si krijimin e një konsensusi të gjerë publik për forcimin e sistemit të pensioneve.
Ky seminar u organizua kryesisht për politikëbërësit dhe specialistët e ministrive dhe institucioneve përgjegjëse për çështje të sigurimeve shoqërore ose të lidhura me to. Në seminar morën pjesë edhe përfaqesues të opozitës, të cilët shprehen pikëpamjet e tyre për këtë reformë të rëndësishme.
Shqipëria duhet të rionovojë gradualisht skemën e vet të pensioneve në mënyrë që të plotësojë kërkesat e ekonomisë së tregut në ngritje. “Në këtë situatë, të gjithë ekspertët, partnerët dhe aktorë të tjerë në vend janë të bindur në nevojën e reformimit të sistemit të pensioneve në Shqipëri”, tha Ministri i Financave Ridvan Bode.
Camille Nuamah, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri theksoi nevojën e një konsensusi të gjerë mes gjithë aktorëve dhe përgëzoi mundësinë e fillimit të diskutimeve.
Duke prezantuar eksperiencën ndërkombëtare në reformën e sistemit të pensioneve dhe kostove të punës, Anita Schwarz, Kryeekonomiste, në Sektorin e Zhvillimit Njerëzor për Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore, tregoi se ka një shumëllojshmëri skemash të pensioneve në botë, duke filluar nga ato që fokusohen në uljen e varfërisë tek të moshuarit e deri tek ato që fokusohen në zgjidhje individuale të kursimeve për pensionin. Në këtë seminar katër përfaqësues të lartë zyrtarë nga vende të Evropës Qendrore si Bullgaria, Republika Sllovake, Polonia dhe Kosova prezantuan eksperiencat e tyre për reformën e sistemit të pensioneve, si në lidhje me ristrukturimin e sistemit publik në mënyrë që përfitimet të lidhen më mirë me kontributet e paguara, duke ndarë priviligjet e veçanta nga sistemi normal i pensioneve, ashtu edhe me prezantimin e llogarive të kursimeve individuale.
Pjesëmarrësit bënë pyetje dhe diskutuan gjerësisht rreth të gjitha këtyre çështjeve. Seminari përfundoi duke hapur diskutime mes pjesëmarrësve shqiptarë mbi elementet e nevojshëm për reformim në sistemin e pensioneve në Shqipëri dhe se cilët shembuj duhen konsideruar nga eksperiencat e tjera.
Seminari u financuar nga Fonde të Zhvillimit të Politikave dhe Burimeve Njerëzore, grant i qeverisë japoneze.
Për më shumë informacion lexoni studimin Shqipëria: Rishikimi i Sistemit të Sigurimeve Shoqërore:
http://siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqiperia_Rishikim_sistemit_sigurimeve_shoqerore.pdf
# # #
|