Tiranë - 7 maj 2008 – Sot Zyra e Bankës Botërore në Tiranë shpalli fituesit e Fondit të Shoqërisë Civile për vitin 2008. Objektivi i programit për këtë vit është rritja e angazhimit qytetar të të rinjve dhe mbrojtja e mjedisit. Projektet fituese, nëpërmjet aktiviteteve të tyre do të: Synojnë mbrojtjen e mjedisit urban apo rural; Nxisin ndërgjegjësimin e komuniteteve për gjendjen mjedisore dhe ofrojnë zgjidhje të problemeve për të; Iniciojnë ndryshime positive mjedisore përmes partneriteteve, lobimeve, pjesëmarrjes publike etj; Ndihmojne njohje me te mire te legjislacionit mbi mjedisin dhe nxitjen e pjesemarrjes ne vendimmarrje te aktoreve lokale; Nxisin një pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në diskutime dhe aktivitete në nivel kombëtar dhe lokal mbi çështje që lidhen me politikat rinore, arsimin, mirëqeverisjen, transparencën publike, migrimin e trurit, mbrojtjen e mjedisit, vlerave kulturore, etj.; Fuqizojnë grupet e përjashtuara dhe në nevojë të të rinjve për të ushtruar të drejtën publike për informacion;
Bordi i jashtëm këshillimor i përbërë nga përfaqësues të donatorëve, organizatave ndërkombëtare me fokus shoqërine civile, pushtetit qendror dhe atij lokal, si dhe Komiteti i brendshëm i përzgjedhjes së granteve, i përbërë nga stafi i Bankës Botërore pasi rishikuan me kujdes 78 projekt propozimet, përzgjodhën tetë prej tyre për financim. Shuma totale e programit për këtë vit ishte 35.000$, ndërsa shuma për projektet varionte nga 4.000$ në 5000$. Shpërndarja gjeografike e projekteve përfshin Matin, Tiranën, Fierin, Përrenjasin, Elbasanin, Korçën, Vlorën, Sarandën dhe Delvinën. Projektet dhe organizatat e mëposhtme u shpallën fitues të programit për vitin 2008: ECAT Tirana – Fushatë ndërgjegjësimi për situatën e zjarreve në pyje dhe kullota, Vlorë, Sarandë, Delvinë Qendra për një Vizion bashkëkohor Rrom – Rinia rome dhe sfida e përfshirjes sociale: Cikël forumesh të hapura, Tiranë, Fier Forum i Gruas Elbasan – Informimi i publikut mbi legjislacioni vendas mbi mjedisin dhe Konventën e Aarhusit si dhe rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjen lokale, Përrenjas Shoqata Mbrojtje, Informacion, Kujdes, Edukim – Të rinjtë kanë të drejtë të informohen, Tiranë Gruaja për zhvillim turistik – Të mbajmë pastër plazhet tona, Vlorë Shoqata Natyra Ndërkufitare - Krijimi i partneritetit mes aktorëve lokale dhe hartimi i planit të mjedisit për komunën e Voskopojës, Instituti Shqiptar i Medias, Pasqyrimi i problematikës së mjedisit në media, Tiranë Forum i Pavarur i Gruas, Dega Burrel - Rritja e rolit te rinise ne krijimin e mjediseve te kulturuara ne hapesirat publike,Mat
Zyra e Bankës Botërore në Tiranë dhe Grupi i te Rinjve, krijuar rishtazi pranë kësaj zyre do te do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me grantmarrësit gjatë zbatimit të projektit për të parë nga afër sesi do të përmbushen objektivat dhe qëllimet e programit. Bazuar edhe në suksesin e mëparshëm të këtij programi, Zyra e Bankës Botërore në Tiranë do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me OJQ-të lokale në vend për çështje të zhvillimit social-ekonomik.
Programi i Fondit te Shoqerise Civile jep grante për shoqërinë civile me qëllim nxitjen e dialogut dhe shpërndarjen e informacionit mbi zhvillimin. Programi është krijuar në 1983 dhe financohet nga Development Grant Facility i Bankës Botërore. Ky programi në Shqipëri menaxhohet nga Zyra lokale e Bankës Botërore. Për më shumë informacion mbi punën e Bankës Botërore me shoqërine civile vizitoni faqen tonë të internetit: http://www.worldbank.org.al -###-
|