Tiranë, 20 maj 2008 – Banka Boterore dhe Qeveria Shqiptare negociuan per dy dite me rradhe nje kredi te re per Projektin e Zbutjes dhe Pershtatjes ndaj Risqeve te Fatkeqesive Natyrore. Objektivi kryesor i projektit eshte forcimi i kapaciteteve institucionale per uljen e ekspozimit te Shqiperise ndaj rreziqeve natyrore dhe atyre te krijuara nga njeriu, si dhe per pakesimin e humbjeve njerezore, ekonomike dhe financiare te shkaktuara nga keto fatkeqesi.
Projekti do te jete faza e pare e nje huaje me dy faza dhe kjo faze do te zgjase tre vjet. Projekti finacohet nga kredia e bute IDA prej 6.16 milion USD dhe nje hua IBRD prej 3.02 milion USD.
Projekti do te kete kater komponente:
-
Menaxhimi dhePergatitja ndaj Fatkeqesive do te mbeshtese ndertimin e kapaciteve per mekanizmat e pergjigjes ne rast emergjencash, permes dhenies se pajisjeve te nevojshme dhe forcimit te planifikimit e menaxhimit te risqeve te fatkeqesive.
-
Forcimi i Sherbimeve Meteorologjike do te mbeshtese pakesimin e riskqeve te fatkeqesive permes parashikimeve te sakta te motit dhe sherbimeve te pershtatura per nevojat e menaxhereve te riskut ne sektore te ndjeshem nga motit te ashper.Â
-
Hartimi i Kodeve te Ndertimit do te ndihmoje ne pakesimin e risqeve nga aktivitetet sizmike permes permiresimit te kodeve te ndertimit dhe prezantimit te standarteve te reja te permiresuara.
-
Sigurimi ne rast fatkeqesish do t’u ofroje sigurime per risqet ndaj fatkeqesive pronareve te shtepive dhe ndermarrjeve te vogla e te mesme. Kjo do te kryehet permes krijimit te nje Enti te ri Rajonal per Sigurimin ndaj Risqeve te Fatkeqesive per Evropen Juglindore. Shqipoeria do te jete vendi i pare ne rajon qe angazhohet per te marre pjese ne nje ndermarrje te tille novatore.
 Projekti pritet te shkoje per miratim ne Bordin e Drejtoreve te Bankes Boterore ne qershor te ketij viti.
Projekti do te zbatohet nga Ministra e Brendshme dhe agjenci te tjera si Ministria e Financave, Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Instituti i Energjise, Ujerave dhe Mjedisit.
Projekti per Zbutjen dhe Pershtatjen ndaj Risqeve te Fatkeqesive Natyrore do te jete pjese e nje programi rajonal te vendeve te Evropes Julglindore per zbutjen dhe pershtatjen ndaj risqeve per fatkeqesi natyrore.
For more information, visit:
http://www.worldbank.org.al
# # #
|