Click here for search results

Projekti për ndërtimin e rrugëve lokale dhe sekondare do të përmirësojë jetën në zonat rurale në Shqipëri

Tiranë më 3 qershor 2008– Sot Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore miratoi një kredi prej 20 milionë dollarë (US $ ) amerikanë për ndërtimin e rrugëve lokale dhe sekondare në Shqipëri me synim përmirësimin e aksesit ndaj shërbimeve kryesore dhe tregjeve ekonomike, veçanërisht në zonat rurale duke sjellë edhe përmirësimin e kushteve për menaxhimin dhe financimin e rrugëve rajonale e lokale në vend. Për më tej, projekti gjithashtu do të mbështesë përfshirjen e sektorit privat në mirëmbajtjen e rrugëve në rrjetin rrugor. Përmes këtij projekti, Banka do të veprojë si katalizator në nxitjen dhe përfshirjën e financimit të donatorëve të tjerë në këtë sektor.

Sipas një studimi të kohëve të fundit rezulton se pjesëmarrësit në studim kryesisht nga zonat rurale evidentuan problemin e aksesit në ulje ndaj rrugëve si problemin më të madh me të cilin ata përballen pas problemeve të punësimit dhe të të ardhurave. Mungesa e rrugëve po vështirëson aksesin e tyre ndaj tregjeve, duke ndikuar në uljen e prodhimit bujqësor dhe në frenimin e sigurimit të shërbimeve mjekësore dhe arsimore”- kjo sipas Martin Humphreys, Drejtues i Projektit të Transportit.  “Ky projekt, pa dyshim, përbën hapin e parë të madh në heqjen e pengesave duke ushtruar në këtë mënyrë një impakt real në cilësinë e jetës të banorëve në zonat rurale. Jo vetëm kaq, ky projekt do të vëjë në rrugë të mbarë  menaxhimin dhe financimin e rrjetit të rrugëve lokale dhe rajonale duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen.”

Projekti përbëhet nga tri komponentë kryesorë:

1. Punimet civile që lidhen me përmirësimin e segmenteve prioritarë në rrjetin rajonal të rrugëve;
2. Punimet civile që lidhen me përmirësimin e segmenteve prioritarë të rrjetit lokal të rrugëve; dhe
3. Zbatim dhe mbështetje institucionale.

Kostoja totale e projektit është 40 milionë dollarë (US$), ku 20 millionë dollarë (US$) do të sigurohen nga kredia IDA, 15 milionë dollarë nga fondi OPEC për zhvillimin ndërkombëtar (OFID) dhe 5 milionë dollarë do të sigurohen nga qeveria në financimin plotësues.  

Zbatimi i projektit do të ndërmerret nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me mbështetjen e Komitetit Drejtues krijuar në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve.

Programi në totalin e vet pritet të përfshijë rreth 1.000 – 1,500 km rrugë lokale dhe sekondare, që presupozon se shifra totale e programit varijon në shifrat US$200-400 milionë.  Qeveria e Shqipërisë aktualisht po negocion dhe ka marrë angazhim për financim shtesë nga një sërë donatorësh dhe institucionesh financiare ndërkombëtare  si nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve dhe nga Banka Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Përveç kësaj, autoritetet kanë marrë financim nga Instrumenti para-hyrjes (IPA 2008) të Bashkimit Evropian, ku priten alokime të mëtejshme në vitet në vazhdim.

Siç dihet Shqipëria u bë pjesë e Bankës Botërore në vitin 1991. Deri më sot Banka Botërore ka kontribuar rreth 925 millionë dollarë (US$) në rreth 64 projekte zhvillimorë.

- # # # -

Ju lutem vizitoni linkun e mëposhtëm për të aksesuar projekt dokumentet
http://web.worldbank.org/external/projects/main?pagePK=64283627&piPK=73230&theSitePK=40941&menuPK=228424&Projectid=P107833
Për më shumë informacion për Bankën Botërore në Shqipëri vizitoni faqen e mëposhtme elektronike:
http://www.worldbank.org.al




Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/UJQEL8X5C0