Click here for search results

Krijimi i një force pune konkurruese në Shqipëri

ABCDE ConferenceTiranë, 10 Qershor 2008 – Zyra e Bankës Botërore në Tiranë hapi sot Konferencen e parë vjetore të quajtur Konferenca mbi Ekonominë e Zhvillimit. Edicioni i parë i kësaj konference dy-ditore do të trajtojë çështje të rritjes dhe tranzicionit në Shqipëri duke u fokusuar në mënyrë të veçantë tek krijimi i force pune konkurruese ne vend.

Ekspertë të Bankës Botërore dhe ekspertë shqiptare do të prezantojnë punimet e tyre mbi tema që përfshijnë kostot e punës, taksat dhe informalitetin; bujqësinë, prirjet e tregut rural të punës, si dhe konkurrueshmërinë; hendeku në krijimin e aftësive të duhura për punë, arsimimin dhe politika të trajnimit; shërbime bazë të financimit të krahut konkurrues të punës; analizë të varferisë; analizë të papunësisë dhe tregut të punës; mbrojtja sociale, migrimi dhe rrjedhja e trurit; çështje të biznesit të vogël, përfshirë aksesin për kredi dhe teknologji.

Kjo konference e parë e këtij lloji për Shqipërinë u parapri nga një thirrje për punime mbi çeshtje të tregut të punës. Numri i madh i punimeve të paraqitura mbi këtë teme nga studiues shqiptarë dhe të huaj, por veçanerisht nga të rinj qe kryejnë studimet jashtë vendit, demonstron interesin e intelektualëve shqiptare mbi çeshtje të zhvillimit dhe rritjes në vend.

Ne kete konference do te prezantohen dhe diskutohet mbi studimet me te fundit te Bankes Boterore per Shqiperine, si edhe per studime te pergatitura nga agjenci qeveritare qendrore apo locale, partnere te zhvillimit, institucione akademike, shoqeria civile, etj.

Do të synohet që kjo konferencë të jetë e përvitshme duke u fokusuar çdo vit në çështje specifike të zhvillimit.


Për më shumë vizitoni:
http://www.worldbank.org.al

# # #




Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/U6AY78GZK0