Click here for search results

Seminar i Bankës Botërore për prokurimet në projektet e financuara prej saj

Available in: English

Procurement workshopTiranë, 18 qershor 2008 – Zyra e Bankës Botërore në Tirana organizoi së bashku me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Dhomën Amerikane të Tregtisë, si dhe Shoqatën e Ndërtuesve seminarin Si të tenderojmë në projektet e financuara nga Banka Botërore. Qëllimi kryesor i këtij  seminari ishte që t’i ofronte informacion komunitetit të biznesit vendas se si të kontraktojë  në projektet e financuara nga Banka, si dhe të merrte mendimin e tyre se cfarë mund të përmirësohet në zbatimin e procedurave të tenderimit.

Procurement workshopEkspertët e prokurimit të Bankës Botërore shpjeguan se ku gjendet informacioni mbi mundësitë që i ofrohen biznesit për të marrë pjesë në projekte të financuara nga Banka, roli i Bankës dhe qeverisë shqiptare në procedurat e tenderimit, metodat kryesore të tenderimit, trajtimin e ankesave mbi projektet e financuara nga Banka në Shqipëri, etj.

“Prokurimet e financuara nga Banka, tha Camille Nuamah, shefe e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, kontribuojnë në mënyrë të dyfishtë në në zhvillimin e Shqipërisë, së pari përmes investimeve të prekshme e konkrete që prokurohen, dhe së dyti përmes nxitjes së konkurrencës dhe novacioneve në komunitetin e biznesit vendas, i cili është edhe motori i rritjes. Ne jemi të kënaqur të vërejmë se biznesi lokal po zbaton një numër në rritje të kontratave, gjë që evidenton zhvillimin në vend dhe e vendos biznesin shqiptar në një pozicion të qendrueshëm për të konkurruar në të ardhmen edhe në investime të financuara nga Banka në vendet fqinje.”

Procurement workshop Aktualisht Banka Boterore financon në Shqipëri një portofol prej 16 projektesh me një shumë totale prej 266 milionë dollarësh (përfshirë projekte të IDA, IBRD dhe GEF). Këto projekte mbulojnë sectorët e transportit, energjisë, infrastrukturës, burimeve natyrore, ujitjes, arsimit, shëndetësisë, shërbimet sociale, forcimit të administrimit të tokës, si dhe përmirësimit të klimës së mjedisit.

 

Për prezantimet klikoni më poshtë:
Prokurimet e financuara nga Banka Botërore
Procedurat e prokurimit në projektet e financuara nga Banka Botërore


Për më shumë vizitoni:
http://www.worldbank.org.al

# # #




Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/6U6G2W7PJ0