Click here for search results

Banka Botërore do të mbështesë ngritjen e Kapaciteteve për përballjen me fatkeqësitë natyrore dhe pasojat e tyre

TIRANË, 19 qershor 2008 – Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore aprovoi sot një kredi për Projektin e Zbutjes dhe Përshtatjes ndaj Risqeve të Fatkeqësive Natyrore, i cili do të forcojë kapacitetet institucionale për uljen e ekspozimit të Shqipërisë ndaj rreziqeve natyrore dhe atyre të krijuara nga njeriu, si dhe për pakësimin e humbjeve njerëzore, ekonomike dhe financiare të shkaktuara nga këto fatkëqësi.  Projekti do të jetë faza e parë e një huaje me dy faza dhe kjo fazë do të zgjasë tre vjet. Projekti finacohet nga një kredi e butë IDA-s prej 6.2 milion USD dhe një huaje të  IBRD-së prej 3.0 milion USD.

Ky projekt është veprimi i parë i Programit të Zbutjes dhe Përshtatjes ndaj risqeve të fatkeqësive natyrore për Evropën Juglindore dhe dëshmon angazhimin e Shqipërisë për të ulur ekspozimin ndaj rreziqeve natyrore në nivel kombëtar dhe rajonal,” tha Alison Cave, Drejtuese e Projektit.              

Projekti do të ketë katër komponentë:

  1. Menaxhimi dhePërgatitja ndaj Fatkeqësive do të mbështesë ndërtimin e kapaciteve për mekanizmat e përgjigjes në rast emergjencash, përmes dhënies së pajisjeve të nevojshme dhe forcimit të planifikimit e menaxhimit të risqeve të fatkeqësive.
  2. Forcimi i Shërbimeve Meteorologjike do të mbështesë pakësimin e risqeve të fatkëqësive përmes parashikimeve të sakta të motit dhe shërbimeve të përshtatura për nevojat e menaxherëve të riskut në sektorë të ndjeshëm ndaj motit të ashpër.
  3. Hartimi i Kodeve të Ndërtimit do të ndihmojë në pakësimin e risqeve nga aktivitetet sizmike përmes përmirësimit të kodeve të ndërtimit dhe prezantimit të standarteve të reja të përmirësuara
  4. Sigurimi në rast fatkeqësish do t’u ofrojë sigurime për risqet ndaj fatkeqësive pronarëve të shtëpive dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Kjo do të kryehet përmes krijimit të një Enti të ri Rajonal për Sigurimin ndaj Risqeve të Fatkeqësive për Evropën Juglindore. Shqipëria do të jetë vendi i parë në rajon që angazhohet për të marrë pjesë në një ndërmarrje të tillë novatore.

Projekti do të zbatohet nga Ministra e Brendshme dhe agjenci të tjera si Ministria e Financave, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Instituti i Energjisë, Ujërave dhe Mjedisit.

Projekti për Zbutjen dhe Përshtatjen ndaj Risqeve të Fatkeqësive Natyrore do të jetë pjesë e një programi rajonal të vendeve të Evropës Juglindore për zbutjen dhe përshtatjen ndaj risqeve për fatkeqësi natyrore.

Shqipëria është anëtare e Bankës Botërore që nga viti 1991. Financimi i Bankës Botërore deri më sot ështv afërsisht 966 million për 66 projekte.


-

Për më shumë informacion vizitoni::
http://www.worldbank.org.al

 




Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/5WGSO9DSU0