UASHINGTON, 24 Qershor 2008 — Versioni i përditësuar i këtij viti i Treguesve Botërorë të Qeverisjes (TBQ), përpiluar nga studiuesit e Bankës Botërore tregon se qeveritë e shumë vendeve në zhvillim po bëjnë hapa të rëndësishëm përpara për sa i përket Kontrollit të Korrupsionit, madje disa prej tyre po arrijnë performancën e vendeve të pasura në përmasat/tiparet e përgjithshme të qeverisjes. “Disa vende janë duke përjetuar një progres të shpejtë në qeverisje, përfshi këtu edhe Afrikën, duke treguar se një përmasë e ”optimizmit – afrikan” është e nevojshme - tha Daniel Kaufmann, bashkë-autor i raportit dhe Drejtor i Qeverisjes në Institucionin e Bankës Botërore, ndërkohë që ai pranoi se të dhënat tregojnë gjithashtu një larmi të madhe të performancave në vende të ndryshme dhe madje ndryshime midis vendeve të të njëjtit kontinent. “Progresi reflekton reformat në ato vende ku udhëheqësit politikë, politikë-bërësit, shoqëria civile dhe sektori privat e shohin mirë-qeverisjen dhe kontrollin e korrupsionit si një instrument thelbësor për të siguruar rritjen dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe të shpërndarë njëtrajtësisht.” Mirë-qeverisja mund të gjendet në të gjitha nivelet e të ardhurave, ku disa ekonomi në rritje i përafrohen performancës së vendeve të pasura për sa i përket disa dimensioneve shumë të rëndësishme të qeverisjes. Më shumë se dymbëdhjetë vende, përfshi këtu Slloveninë, Kilin, Botsvanan, Estoninë, Uruguain, Republikën Çeke, Hungarinë, Lituaninë, Letoninë, Mauritiusin dhe Kosta Rikën kanë shënuar përmirësime të mëdha në dimensionet kryesore të qeverisjes, krahasuar me vende të industrializuara si Greqia ose Italia. Madje në shumë raste, këto ndryshime janë mjaft të mëdha nga pikëpamja statistikore. Përgjatë viteve 2002-2007, treguesit japin shembuj të përmirësimeve të menjëhershme në qeverisje, së bashku me hapa mbrapa. Shembuj të tillë përfshijnë përmirësimet e fuqishme në Lirinë e Fjalës dhe Përgjegjshmërinë, në vende si Ukraina dhe Haiti; përmirësime në Stabilitetin Politik dhe Mungesën e dhunës/Terrorizmit në Argjentinë; dhe përmirësime në Kontrollin e Korrupsionit në Gjeorgji dhe Tanzani. Por, pavarësisht nga avantazhet e qeverisjes në disa vende, cilësia e përgjithshme e qeverisjes rreth e rrotull botës nuk është përmirësuar shumë në dekadën e fundit. Duke u përputhur/koinçiduar me vendet që kanë bërë progres, një numër i ngjashëm vendesh kanë përjetuar përkeqësime në një sërë dimensionesh të qeverisjes, duke përfshirë këtu vende si Zimbabve, Bregu i Fildishtë, Eritrea dhe Venezuela. Në shumë vende të tjera, asnjë ndryshim i veçantë në asnjërin drejtim nuk është ende i dukshëm në këto vitet e fundit. Treguesit sugjerojnë se aty ku ka një përkushtim për reformën, përmirësimet në qeverisje kanë mundësi dhe realisht ndodhin. Përgjatë dekadës së kaluar, nga viti 1998 deri në 2007, vendet në të gjitha rajonet kanë treguar përmirësime të dukshme në qeverisje, edhe pse nganjëherë kanë filluar nga një nivel mjaft i ulët. Shembuj të tillë përfshijnë:
• Gana, Indonezia, Libia dhe Peruja tek Liria e Fjalës dhe Përgjegjshmëria; • Ruanda, Algjeria dhe Angola tek Stabiliteti Politik dhe Mungesa e Dhunës/terrorizmit; • Afganistani, Serbia dhe Etiopia tek Efikasiteti i Qeverisë; • Gjeorgjia dhe Republika Demokratike e Kongos tek Cilësia Rregullatore; • Taxhikistani tek Shteti i së Drejtës; dhe • Libia dhe Serbia tek Kontrolli i Korrupsionit. Aart Kraay, bashkautor i TBQ dhe krye ekonomisti i Grupit të Zhvillimit dhe Kërkimeve të Bankës Botërore tha se: “TBQ dhe përpjekjet e tjera për matjen janë të dobishme në nxitjen e diskutimit publik mbi sfidat dhe sukseset e qeverisjes”. Por në të njëjtën kohë, diskutimet mbi qeverisjen rreth limiteve/kufijve të të dhënave ekzistuese të bazuara në masat empirike duhet të jenë realiste. Në lidhje me këtë është e rëndësishme që përdoruesit ti marrin seriozisht kufijtë e gabimit të raportuara në TBQ, të cilët reflektojnë vështirësitë e vazhdueshme në matjen e qeverisjes duke përdorur çdo lloj të dhëne”. Studimi i sivjetshëm është përditësimi i shtatë i TBQ, një përpjekje prej një dekade nga ana e studiuesve për të ndërtuar dhe përditësuar grupin më të plotë dhe gjithëpërfshirës për vendet e treguesve që janë aktualisht të mundshëm/të vlefshëm. Grupi i përditësuar së fundmi i gjashtë treguesve agregatë të përditësuar, si dhe të dhënat nga burime kryesore mund të gjenden tek www.govindicators.org. Treguesit mbulojnë 212 vende dhe territore, duke shfrytëzuar/përdorur 35 burime të ndryshme të dhënash për të përmbledhur/gjetur pikëpamjet e dhjetëra mijëra pjesëmarrësve në anketim në të gjithë botën, si dhe mijëra ekspertëve në sektorët privatë, publikë dhe NPO-të. TBQ përdoren nga politikë-bërësit dhe grupet e shoqërisë civile si një mjet për të vlerësuar sfidat e qeverisjes dhe për të monitoruar reformat si dhe përdoren nga studiuesit që bëjnë kërkime tek shkaqet dhe pasojat e mirë qeverisjes. Një qeverisje më e mirë ndihmon në luftën kundër varfërisë dhe përmirëson standartet e jetesës. Kërkimet/studimet përgjatë dekadës së kaluar tregojnë se një qeverisje e përmirësuar e rrit zhvillimin dhe jo anasjelltas. Kur qeverisja përmirësohet nga një devijim i standartit, vdekshmëria foshnjore ulet me dy të tretat dhe të ardhurat rriten rreth trefish në një periudhë afatgjatë. Një përmirësim i tillë në qeverisje është i mundur, sepse ai është një fraksion i ndryshimit midis performuesve më të mirë dhe më të këqij. Për shembull, në dimensionin e Shtetit të së Drejtës, një deviacion standart është ai që ndan arritjet/vlerësimet shumë të ulëta të Somalisë apo Afganistanit nga vende si Kenia dhe Bolivia; ose ajo që ndan këto vende nga vende të tilla si Gana ose Egjipti; apo si vazhdim, ajo çfarë e ndan Gana apo Egjipt-in nga Portugalia apo Estonia; ose çfarë i ndan këto nga performuesit më të mirë si Danimarka apo Zvicra. Mirë-qeverisja është parë se përmirëson në mënyrë të ndjeshme efikasitetin e ndihmës për zhvillim në përgjithësi dhe për projektet e financuara nga Banka Botërore në veçanti. “Deri në mes-viteve ’90,unë nuk e kisha menduar se qeverisja mund të matej. Treguesit Botërorë të Qeverisjes ishin shfaqur ndryshe" thotë Shlomo Yitzhakim Drejtor i Byrosë Qendrore të Statistikave në Izrael dhe Profesor i Ekonomisë në Universitetin e Hebrew. “Ajo përcakton artin se si mund të formojë/ndërtojë tregues periodikë të qeverisjes të cilët mund të jenë një mjet i fuqishëm për analistët e politikës dhe vendimmarrësit duke vënë pika reference për vendet e tyre. Në mënyrë unike, ajo shpreh publikisht të dhënat e grumbulluara dhe jo të grumbulluara, ashtu si dhe kufijtë e llogaritura të gabimit për secilin vend. Ajo padyshim përcakton një standart për transparencën e të dhënave.” |