Click here for search results

Qeveria Shqiptare dhe Banka Botërore Nënshkruajnë Tri Marrëveshje Kredie

Banka Botërore e konsideron graduimin e Shqipërisë nga IDA një histori suksesi
Available in: English

Signing ceremony June 08Tiranë, 2 korrik 2008 – Sot Shqipëria dhe Banka Botërore firmosën tri marrëveshje kredie për projekte në shumën totale prej 64.5 milonë dollarësh.  Këto projekte janë: Projekti i përmirësimit të rrugëve sekondare dhe lokale (20 milionë dollarë, financim i IDA-s); Projekti i zbutjes dhe përshtatjes ndaj rrisqeve të fatkeqësive natyrore  (6.2 milionë financim nga IDA dhe 3 milionë financim nga IBRD); dhe Programi APL i Energjisë Komunitare për Evropën Juglindore – Projekti i mbrojtjes së digave për Shqipërinë (35.3 milionë dollarë, financim i IDA-s).  Në emër të Republikës së Shqipërisë marrëveshjet u nënshkruan nga Ministri i Financave Ridvan Bode dhe në emër të Bankës Botërore nga Shefja e Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë Camille Nuamah.  Ceremonia e nenshkrimit u zhvillua në Ministrinë e Financave në praninë e Ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, Zëvendësministrit të Brendshëm, Ferdinand Pone, Zëvendësministrit të Financave, Sherefedin Shehu, si dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë shqiptare si dhe të anëtarëve të ekipeve që përgatiten projektet.  Të tri projektet u aprovuan nga Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore gjatë muajit qershor 2008.

Projekti i Përmirësimit të Rrugëve Sekondare (rajonale) dhe Lokale (komunale)  prej 20 milionë dollarësh, financim i IDA-s synon të përmirësojë aksesin në shërbimet kryesore dhe tregjet, veçanërisht në zonat rurale. Gjithashtu do të përmirësojë menaxhimin, financimin dhe gjendjen e rrugëve rurale në vend si dhe do të mbështesë futjen e sektorit privat në mirëmbajtjen e këtyre rrugeve si dhe do të luajë nje rol nxitës për përfshirjen e donatorëve të tjerë në këtë sektor.

Projekti i Zbutjes dhe Përshtatjes ndaj Risqeve të Fatkeqësive Natyrore, financuar prej një kredie të butë të IDA-s prej 6.16 milion dollarësh dhe një huaje të IBRD-së prej 3.02 milionë dollarësh synon forcimin e kapaciteteve institucionale për uljen e ekspozimit të Shqipërisë ndaj rreziqeve natyrore dhe atyre të krijuara nga njeriu, si dhe për pakësimin e humbjeve njerezore, ekonomike dhe financiare të shkaktuara nga këto fatkeqësi. Projekti do të jetë faza e parë e një huaje me dy faza dhe kjo fazë do të zgjasë tre vjet.

Programi APL i Energjisë Komunitare për Evropën Juglindore – Projekti i mbrojtjes së digave për Shqipërinë prej 35.3 milionë dollarësh, financim i IDA-s do të ndihmojë mbrojtjen e hidrocentraleve në Shqipëri dhe përmirësimin e eficiencës operacionale të tyre, si dhe do të rrisë stabilitetin e furnizimin me energji për tregun rajonal.

Me aprovimin e këtyre projekteve dhe nënshkrimin e marrëveshjeve respektive të kredive, Shqipëria shënon graduimin nga IDA në IBRD, d.m.th, nga financimet me terma të butë që jepen për vendet me të ardhura shumë të ulëta, në huatë e IBRD-së (hua me terma tregtare) që u ofrohen vendeve me të ardhura të mesme.

Signing ceremony June 08Banka Botërore e konsideron këtë një histori suksesi për financimet e IDA-s, sepse në më pak se dy dekada Shqipëria ka mundur të bëhet nga një vend me të ardhura të ulëta në një vend me të ardhura të mesme, me një progres të mirë në uljen e varfërisë dhe baza të shëndosha për vazhdimin e rritjes dhe zhvillimit", tha Camille Nuamah, Shefe e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.Shqipëria po bën këtë tranzicion prej  IDA-s në IBRD në një kohë kur huamarrja me terma tregtare në Bankën Botërore po bëhet më e lirë dhe me kohë shlyerje më të gjatë. Ne ndihemi krenarë që kemi ndihmuar vendin të arrijë një nivel të tillë zhvillimi”.

Shqipëria u bë anëtare e Bankës Botërore në vitin 1991. Deri më sot Banka Botërore ka kontribuar rreth 1.1 milardë dollarë për 67 projekte zhvillimore.


Për fjalën e Camille Nuamah, Shefe e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri klikoni këtu
Për më shumë vizitoni:
http://www.worldbank.org.al
# # #




Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/G25H07T9P0