Click here for search results

Fjala e Camille Nuamah, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri gjatë ceremonisë së firmosjes së tri marrëveshjeve të kredisë

Camille speaking at the signing ceremonyBanka Botërore dëshiron t’ i shprehë mirënjohjen e saj qeverisë shqiptare si dhe nderin që punuam së bashku me të dhe me partnerë të tjerë, në mbështetje të këtyre tre projekteve që sapo nënshkruam.

Projekti i rrugëve lokale dhe sekondare  20 milionë USD, ku ne kemi asistuar qeverinë shqiptare që të mobilizojë një sasi të rëndësishme të financimit në zhvillimin e komunitetit për një pjesë të rëndësishme të investimeve në infrastrukturë në kuadër të këtij projekti.
Pikërisht në këtë projekt, përveç përshkrimit të ministrit, dëshiroj të theksoj se ne jemi shumë të kënaqur që jemi në gjendje të mbështesim krijimin e një mekanizmi të shpërndarjes që merr parasysh varfërinë, aksesin ndaj shërbimeve sociale, aksesin ndaj burimeve dhe aktiviteteve ekonomike; eksesin në burimet agrikulturale në shpërndarjen e kësaj sasie të madhe financimi për projektin e rrugëve sekondare dhe lokale.

Përveç financimit aktual ne jemi të kënaqur të mbështesim edhe  një mekanizëm që forcon menaxhimin financiar dhe mekanizmin e shpenzimeve në zhvillimin e infrastrukturës

Në projektin e përballimit dhe zbutjes së riskut nga fatkeqësitë natyrore  që Banka Botërore do të mbështesë në shumën prej 9.2 milionë USD ne jemi veçanërisht të kënaqur që jemi në gjendje të mbështesim qeverinë në përballimin e katastrofave. Në këtë projekt qeveria shqiptare duhet përgëzuar, pasi është një nga vendet e para në rajon që ka dhënë angazhimin e pjesëmarrjes së saj në krijimin e një kompanie sigurimesh rajonale ndaj katastrofave natyrore, e cila do të krijohet për të siguruar familjet dhe bizneset e vogla në rast të ngjarjeve katastrofike.

Edhe një herë dua të përgëzoj qeverinë shqiptare për investimin në shërbimet hidrometeorologjike, të cilat do të mundësojnë një  parashikim të saktë dhe në kohë reale të motit, që gjë do të bëjë të mundur shpërndarjen e burimeve në përballimin e katastrofave si përmbytjet dhe reshjet, veçanërisht në pjesën veriore të Shqipërisë .
  
Me operacionin e tretë, i cili përbën këstin e pestë të një projekti rajonal në fushën e energjisë për komunitetin në Evropën Juglindore, Banka Botërore është e gëzuar që siguroi financimin në ruajtjen e thesarit të Shqipërisë, siç e cilësoi dhe ministri Bode, që janë digat e hidrocentraleve që sigurojnë pjesën më të madhe të burimeve të energjisë.

Në këtë projekt jemi të gëzuar që mundëm të sigurojmë ato burime financiare, të cilat do të ndihmojnë bashkë me donatorë të tjerë ruajtjen e infrastrukturës energjetike në Shqipëri.

Me nënshkrimin e këtyre tri marrëveshjeve, Banka Botërore është e kënaqur që ishte në gjendje të mobilizonte një sasi të madhe burimesh financiare nga IDA, të cilat sic i përmendi ministri janë financime me terma të butë në këtë vit të fundit i aksesit të Shqipërisë ndaj kësaj dritareje të financimit nga Banka Botërore.  Për Bankën Botërore Shqipëria po kalon në statusin e një vendi me të ardhura të mesme, e cila është e kualifikuar për akses ndaj financimit tregtar, që sigurohet është IRBD.

Shqipëria ka arritur sukses me rastin e IDA –s. Në më pak se dy dekada vendi ka kaluar nga një vend me të ardhura të ulëta në një vend me të ardhura të mesme. Ky është një zhvillim, i cili nuk mund të nënvlerësohet. Ky është një progres për të cilin të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë.
Ne jemi të kënaqur të ecim me qeverinë shqiptare në këtë kalim nga financimi me kredi të buta, në financimin me kredi tregtare, në një kohë kur Banka Botërore ka marrë një qëndrim të rëndësishëm duke bërë këtë kredi tregtare sa më shumë konkurruese, me interesa të ulëta dhe taksa, si dhe me periudhë maturimi më të gjatë.

Ne gjithashtu ishim në gjendje të ndryshonim në financimin e IRBD këtë vit, fleksibilitetin me të cilin qeveria shqiptare mund të zgjedhë kushtet e ripagesës, maturimin e kredive të reja, ndaj kjo është një shenje reale e kalimit në këtë financim.

Sigurisht një nga sfidat për të ecur përpara për çdo vend që kalon nga IDA në IRBD është fusha e menaxhimit të borxhit dhe në menaxhimin e  burimeve të reja, në një mënyrë sa më efektive. Ndaj për këtë arsye, ne e po mbështesim ministrinë së Financave në kapacitetin e menaxhimit të borxhit.

Dua të falënderoj sërish qeverinë dhe partnerët tanë të zhvillimit, që u bashkuan me ne në këtë rrugë me Shqipërinë dhe dua të përgëzoj qytetarët shqiptarë sot për këtë zhvillim kaq të rëndësishëm.


 




Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/K4PETYGP90