BRUKSEL, 2 korrik 2008—Vendet e Evropës Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik e kanë kapercyer krizën e viteve ’90, por ato duhet të jenë novatorë, të përfshijnë qytetarët e tyre në zhvillimet e vendit të tyre, si dhe të integrohen me gjerë me ekonominë globale, nëse dëshirojnë të ruajnë ritmet e rritjes, thuhet në raportin e ri të Bankës Botërore. Disa nga gjetjet e studimit të prezantuar sot në Bruksel, Novatorizmi, Përfshirja dhe Integrimi: Nga Tranzicioni në Konvergjencë në Evropën Lindore dhe ish-Bashkimin, janë: Rritja e produktivetit – e vetmja mënyrë për një rritje të përhershme – varet nga pasja e një mjedisi mbështetës për biznesin, vecanërisht ai që është konkurrues, me një sector të shëndoshë financiar, i mirëqeverisur, aftësi të mira pune dhe infrastrukturen e duhur. Aspekte kyce të mjedisit të biznesit, si konkurrenca dhe sektori financiar, të cilët ndikojnë sjelljen e kompanive, po maturohen dhe konvergjojnë drejt atyre të ekonomive të zhvilluara të tregut nëEvropën Perëndimore. Kjo konvergjencë është edhe më e theksuar në vendet e reja anëtare të Bashkimin Evropian. Vendet e ish-Bashkimit Sovjetik i ndjekin, por me distancë nëtë drejtim. Rritja e punësimit ka qënë e ngadaltë dhe ka reflektuar ndërveprimin mes rritjes së vendeve të punës në fimat private, të cilat as që ekzistonin në ekonominë e centralizuar dhe të planifikuar dhe zvogëlimit të ndërmarrjeve shtetërore dhe atyre të privatizuara. Rritja e produktivitetit dhe transfertat publike si rezultat i rritjes së të ardhurave fiskale ka nxjerrë prej varfërisë absolute midis periudhes 1998-99 dhe 2005-06, 50 milionë njerëz nga 400 milionë që ishn më parë (me të ardhura me më pak se 2.15 dollarë në ditë). Ndërsa në vitet 1998ë99 nga një në pesë njerëz, ose 85 milionë njerëz që jetonin në varfëri, per periudhën 2005ë06 vetëm një në dymbëdhjetë ose 35 milionë njerëz janë në varfëri. Vendet e Evropës Lindore dhe ish Bashkimit Sovjetik tani po përballen me tranzicionin e tretë që është plakja e popullsisë, dhe që pritet ta ngadalësojë rritjen ekonomike, nëse nuk hyjnë krahë të reja pune, nëse burimet nuk përdoren më me eficiencë, dhe nëse sistemi i pensioneve dhe ai i kujdesit shëndetësor nuk reformohen të shmangur presionin akut fiskal që atom und të ushtrojnë.
“Kur bëhet fjalë për rëndësinë e konkurrencë për ristrukturimin e aktiviteteve të firmave, ekonomitë në tranzicion po ndjekin gjurmët e ekonomive të zhvilluara të tregut” thotë Pradeep Mitra, Kryeekonomist i Rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore në Bankën Botërore dhe autor i raportit. “Edhe biznesi e sektori financiar po maturohett, duke u mbështetur gjithmonë e më pak në burimet familjare apo informale për financimin e investimeve fikse.” Novatorizmi Tranzicioni nga ekonomitë me treg të komanduar në ekonomi të tregut kaloi përmes një modeli nga çindustrializimi në zgjerimin e industrisë së shërbimeve. Sektorët e rënduar industrialë u kontraktuan sipas rregullave karakteristike për ekonominë e tregut. Shërbimet, të cilat ishin të pakëta gjatë ekonomisë së planifikuar, u zgjeruan kudo. Sipas Mitra, “Gjallërim i produktivitetit kërkon nga firmat qe ose të jenë krijuese, të zhvillojnë njohuri të reja për botën, ose të thithin njohuritë, të integrojnë dhe komercializojnë njohuritë të reja për firmat, por jo për botën.” Aktivitetet që kanë të bëjnë me novatorizmin dhe thithjen e njohurive përfshijnë përshtatjen e produkteve dhe proceseve të reja, rifreskimin e atyre të vjetra, licensimin e teknologjisë, përmirësimin e eficiencës organizative dhe certifikimin e cilësisë.
Konkurrenca në Rajon Sipas anketës së Mjedisit dhe performancës së Biznesit (BEEPS), e kryer në vitet 1999, 2002 dhe 2005 në vendet në tranzicion dhe në ekonomitë e zhvilluara për vitet 2004-2005, konkurrenca është rritur në ekonomitë në tranzicion gjatë periudhës 1999-2005. Nga firmat që kanë ndeshur konkurrencë të mesme gjate vitit 2002, 34 perqind e tyre kanë ndeshur konkurrencë të fortë në 2005, krahasuar me 22 perqind të firmave në ekonomitë e zhvilluara. Nga firmat që kanë ndeshur konkurrencë të fortë në 2002, 18 perqind e tyre në ekonomitë në tranzicion kanë pasur të bëjnë me konkurrencë më të butë 2005, krahasuar me 15 perqind në ekonomite e zhvilluara. Në 2005 mjedisi ishte më pak konkurrues në vendet me të ardhura të ulëta ne ish Bashkimin Sovjetik dhe në shumicën e vendeve te G8 dhe vendeve të konsoliduara. Në realitet vendet e G8 ishin shumë afër vendeve të konsoliduara në strukturën e tregut. |
Sipas raport, rritja e produktivietit, e vetmja mundësi për një rritje në vazhdim, varet nga krijimi i një mjedisi biznesi mbështetës, veçanërisht atij që nxit konkurrencën, sektori financiar të shëndoshë, mirëqeverisjes, aftesive të mira si dhe infrastrukturës. “Rritja e produktivitetit,” tha Mitra, “është më e lartë në firmat kur ato ndeshin një presion më të lartë nga konkurrentët vendas për të zhvilluar produkte dhe tregje të reja; kur ata janë pjesë e industrive që mbështeten më shumë në financime të jashtme në vende me sector financiar më të zhvilluar; kur rregullat janë më të parashikueshme dhe ka një besim më të lartë në sistemin ligjor; kur ata ofrojnë më shumë trajnime gjatë punës për punëtorët e tyre; dhe kur ka shërbime telefonike të zhvilluara dhe më pak ndërprerje të energjisë elektrike.” Raporti tregon se si aspekte kyçe të mjedisit të biznesit në rajon po piqen dhe konvergojnë drejt ekonomive të zhvilluara të tregut. Përfshirja Rritja e punësimit, e cila ka qenë e ngadaltë pothuaj gjithandej, ka reflektuar lidhjen midis: (i) rritjen e punës ne firmat e reja private, të cilat kanë mundur të zënë pjesë të tregut të cilat nuk ekzistonin nën planifikimin e centralizuar dhe (ii) shkurtimet ne firmat shtetërore dhe ato të privatizuara. Studimi tregon se rritja e dobët e punës ne vendet e G8-s dhe Evropën Juglindore është më shumë një rezultat i një shkurtimi të fortë të vendeve të punës në firmat shtetërore dhe ato te privatizuara, se sa një balancim i rritjes së fuqishme të punës në firmat e reja, të cilat kanë qenë gjithmonë private. Konvergjenca në rezultatet e tregut të punës vjen nga ngadalësimi i rritjes së punësimit në firmat e reja dhe shkurtimeve në firmat shtetërore dhe ato të privatizuara të grupit të vendeve të përparuara në tranzicion. Megjithatë, konvergjenca nuk aplikohet ende në grupin e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik, meqënëse shkurtimi i vendeve të punës në firmat shtetërore dhe ato të privatizuara nuk është aq i fortë sa në vendet e G8-s dhe Evropën Juglindore. “Konkurrenca më e fortë,” tha Mitra, “e cila do të lehtësonte konvergjencën në vendet e Ish-Bashkimit Sovjetik, do të rriste gjithashtu shkurtimin e vendeve të punës në firmat shtetëore dhe të privatizuara. Pagesat e largimit, programet e ritrajnimit dhe rrjetat e mbrojtjes sociale për punëtorët e larguar mund të lehtësojnë konvergjencen duke reduktuar koston sociale të saj.” Raporti thekson se tashmë zhvillimi i punësimit mund të drejtohet më pak nga faktorë të tillë të trashëguar, dhe më shumë nga faktorë të tillë si nëse ka aftësi të tregut të punë që kërkohen nga punëmarrësit, të paktën në vendet e përparuara në tranzicion, psh. në vendet anëtare të BE-së. Rritja e produktivitetit dhe transfertat publike të mbështetura nga rritja e të ardhurave fiskale kanë nxjerrë 50 milionë njerëz – nga 400 milionë – nga varfëria absolute (ata me më pak se 2.15 dollarë në ditë) midis viteve 1998-99 dhe 2005-06. “Nëse afërsisht një në pesë vetë – ose 85 milionë – kanë jetuar në varfëri gjatë 1998/99, vetëm një në 12 vetë – ose 35 milionë – jetuan si të tillë gjatë 2005/06,” said Mitra. “Varfëria mund të ulen edhe më shumë nëse klima e biznesit vazhdon të reformohet edhe nëse parashikimi i punësimit dhe ndarja e forcës s punës nuk përmirësohen.Por ata që janë të përjashtuar nga raporti i punësimit,janë më të pakënaqur me jetën e tyre, prandaj ndërtimi i shoqërive përfshirëse duke trajtuar kufizimet e krijimit të vendeve të punës duhet të jetë një prioritet.” Sipas raportit, vazhdimi i reduktimit të varfërisë është i mundur edhe pa një rritje të dukshme të punësimit. Eksperienca që nga 1998 tregon se rritja e produktivitetit ka qenë shtytësi kryesor i reduktimit të varfërisë, si në mënyrë direkte nga tregu i punës dhe në mënyrë indirekte nga krijimi i mundësisë për rrjete të sigurisë më bujare, të cilat ndihmojnë ata që nuk janë në gjendje të përfitojnë në mënyrë direkte nga rritja. Integrimi Një reformë kyçe në fillim të tranzicionit, sipas raportit, është liberalizimi i çmimeve – hapja e tregjeve të brendshme e mallrave të tregtueshme me çmime ndërkombëtare dhe vënia në lëvizje e integrimit të vendeve të Evropës Lindore dhe të Ish-Bashkimit Sovjetik në ekonominë botërore. Mallrat e eksporteve dhe importeve në këto vende janë shtuar nga vetëm 15 përqind e PPB-së në 1994, në rreth 35 përqind në 2006. Shërbimet, një prioritet i ulët nën planifikimin e centralizuar, kanë dalë si një forcë dinamike në sektorë të tillë si telekomunikacioni, transporti, energjia dhe sistemi bankar, duke e çuar tregtinë e shërbimeve në rreth 7 përqind të PPB-së. Por natyra e tregtisë varion shumë mes grupeve të vendeve të tranzicionit. Vendet, të cilat iu bashkuan Bashkimit Evropian në 2004 janë shumë më të hapura ndaj tregtisë – eksportet dhe importet përbënin rreth 60 përqind të PPB-së në 2006. Faktorë të brendshëm dhe të jashtëm punuan në harmoni ndërsa vendet e reja anëtare përdorën perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të mbështetur reformat e politikave dhe institucioneve të cilat janë të nevojshme për rritjen e shpejtë të produktivitetit dhe thellimin e integrimit në ekonominë botërore. “Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Polonia dhe Republika Slovake,” tha Mitra, “kanë tërhequr shuma të mëdha investimesh direkte dhe marrin pjesë po aq sa Azia Lindore në zinxhirët globalë të prodhimit të mallrave, siç janë ato të teknologjisë së informacionit dhe kapitalit të eksportit dhe produkteve që kërkojnë punë të kualifikuar. Në kontrast me këtë, shumica e vendeve të Ish-Bashkimit Sovjetik, eksportojnë burime natyrore dhe produkte që kërkojnë punë të pakualifikuar.” “Në fakt,” shtoi Mitra, “shtrirja në të cilën vendet pa perspektivë Evropiane mund të përdorin mekanizma të jashtme – siç janë Politikat e Evropiane të Fqinjësisë, Anëtarësimin në OBT, marrëveshjet nënrajonale – për të inkurajuar institucionet drejt një klime të favorshme biznesi, mbetet një çështje e hapur.” Demografia – tranzicioni i tretë Megjithatë, sikur tranzicionet politike dhe ekonomike të së kaluarës të mos kishin sfiduar mjaft, sipas raportit, shume vende në Evropën Lindore dhe Ish-Bashkimin Sovjetik tani përballen me një tranzicion të tretë – plakjen e popullsisë. Projeksionet demografike sugjerojnë se në 2025 mesatarja e popullsisë Sllovene do të jetë 47 vjeç, duke i dhëne vendit kështu një nga popullsitë më të vjetra në botë. Një në pesë Bullgarë do të jetë mbi 65 vjeç. Popullsia e Ukrainës do të rrudhet me një të pestën dhe e Rusisë me një të dhjetën. Plakja do të çojë në ndarjen e popullsisë në moshë pune (15-64 vjeç) në popullsinë totale duke rënë shpejt pas 2015 – në më pak se një dekadë nga tani – në vendet e G8-s, Evropës Juglindore dhe vendet e Ish-Bashkimit Sovjetik me të ardhura mesatare. Kjo është e ngjashme me ndryshimin e projektuar për vendet e G15, më shumë se në Shtetet e Bashkuara dhe më pak se Japonia. Mitra, tha “Sfida e popullsive me rritje ekonomike, por me plakje të shpejtë në shumë vende në tranzicion në Evropën Qendrore dhe Juglindore, si dhe në Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi, është serioze dhe e pwrgjithshme. Për ta kaluar atë kërkon, së pari, të nxjerrësh më të shumtën nga stoku i kapitalit ekzistues dhe forca e punës – përmes të gjitha reformave të nevojshme për rritjen e produktivitetit. Së dyti, ajo kërkon përdorimin e të gjitha burimeve njerëzore të një vendi dhe jo vetëm një pjese të tyre, duke rritur dhe njehësuar moshën e pensionit për burrat dhe gratë dhe aty ku e lejon situate fiskale, uljen e taksave mbi punën dhe shtrenjtuar marrjen në punë. Së treti, ajo kërkon reformë të pensioneve dhe sistemeve të kujdesit shëndetësor, në menyrë që presionet fiskale të mos tejkalojnë shpenzimet e dëshiruara në infrastrukturë dhe rrjetat e mbrojtjes sociale dhe investimet private për rritjen e produktivitetit.” “Së fundi,” shtoi Mitra, “migrimi qarkullues ndërkombëtar i punës, i cili koordinohet midis vendeve dërguese dhe pritëse dhe respekton të drejtat e emigrantëve mund t’i shtohet kësaj pakete të politikës. Migracioni përfshin faktorë kompleks politikë, ekonomikë dhe socialë dhe për këtë arsye mund të nevojiten eksperimente të politikave për të përmirësuar dhe rregulluar kudrin.” Për më shumë informacion, ju lutem vizitioni: www.worldbank.org/eca ###
|