Click here for search results

Të bësh Biznes në Evropën Juglindore 2008

Kontakte
Në Shkup: 
Denis Boskovski
Tel: +389 2 3117 159
E-mail: DBoskovski@worldbank.org

Në  Beograd:
Slobodan Brkic
Tel: +381 11 302 3815
E-mail: SBrkic@ifc.org 

Në  Washington, D.C.:
Maria Alexandra Velez
Tel: +1 202 458 8789
E-mail: mvelezhenao@ifc.org

Bitola (Manastir), Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, 14 Korrik, 2008—Lehtësia e të bërit biznes ndryshon shumë midis qyteteve të Evropës Juglindore në bazë të një raporti të grupit të Bankës Botërore. Raporti i Të bësh Biznes në Evropën Juglindore 2008 mbulon 22 qytete  në shtatë ekonomi: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Mal të Zi dhe Serbi.  Për herë të parë, Të Bësh Biznes kalon përtej qyteteve më të populluara për të krahasuar qytetet brenda të njëjtës ekonomi dhe qytetet e rajonit. Ai përqëndrohet në katër drejtime  të rregulloreve të cilat varen nga legjislacioni vendas dhe zbatimi i tij: fillimi i një biznesi, marrja e licencës, regjistrimi i pasurisë dhe zbatimi i kontratave.

Raporti thekson se, përderisa disa ekonomi kanë arritur një progres te dukshëm në përmirësimin e klimës së biznesit në nivel kombëtar — Kroacia dhe Ish republika Jugosllave e Maqedonisë renditen ndër 10 vendet e para përsa i përket reformave në nivel global vitin e kaluar—ka ende hapësira ku mund të zgjerohen reformat në nivel lokal. “Ky raport paraqet të dhëna në nivel qyteti të cilat mund të frymëzojnë reforma në nivel kombëtar dhe lokal dhe të fuqizojë reformat në rajon” shprehet Jane Armitage,  drejtoreshë në Bankën Botërore.

Bitola (Manastiri) në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë është në krye të renditjes së qyteteve të vlerësuara nga ky raport.  “Ne jemi të kënaqur që ky qytet është zbatuesi me i mire,” shprehet Patricia Rader, drejtoreshë e Misionit të Agjencisë Amerikane për Zhvillimi Ndërkombëtar (USAID) në Shkup. “Reformat e biznesit kanë shumë rëndësi për zhvillimin. Investitorët kanë nevojë për siguri, qeverisje të mirë dhe ligj kontraktual dhe rajoni ka nevoje për investime me qëllim stimulimin e zhvillimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës”.

Raporti identifikon reforma të cilat mund t’i bëjnë qytetet më konkurruese duke zvogëluar shpenzimet dhe risqet e të bërit biznes.  Këto përfshijnë konsolidimin e lëshimit të licencave të ndërtimit nëpërmjet ngritjes së one-stop shop, prezantimit të regjistrave elektronik të bizneseve dhe përmirësimin e menaxhimit të rasteve në gjykata. Qytetet mund të mësojnë për zgjidhjen e reformave nga eksperienca e qyteteve të tjera në vendin e tyre ose në rajon. Nëse një qytet do të adoptonte të gjitha praktikat më të mira që zbatohen në Evropën Juglindore, ai do të renditej në vendin e nëntë midis 178 ekonomive te studiuara nga Të Bësh Biznes, i krahasueshëm me renditjen e Irlandës dhe Kanadasë. Kjo nënkupton adaptimin e praktikave më të mira nga Vlora, Shqipëri (për të filluar një biznes); Osijeku, Kroaci (për të marre lejen e ndërtimit); Pljevlja, Mal i Zi (për të regjistruar pasurinë); dhe Zrenjanini, Serbi (për të zbatuar kontratat).

Raporti është realizuar nën drejtimin e  FIAS, një shërbim këshillimor për klimën e investimeve i Grupit te Bankës Botërore. Ky raport është realizuar me mbështetjen financiare te IFC-së (Korporata Financiare Ndërkombëtare), Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, dhe  Sekretariatit të Shtetit  për Çështjet Ekonomike, Zvicër (SECO).  Ajo bazohet në përpjekjet e më shumë se 224 juristëve, kontabilistëve, kontraktuesve, inxhinjerëve, specialistëve te pasurisë, dhe zyrtarëve të pushtetit qëndror dhe lokal. Për më shumë informacion ose për të shkarkuar raportin, mund te vizitoni  www.doingbusiness.org/SEE.

Rreth projektin “Të bësh biznes”
Ky projekt i rendit 178 ekonomi bazuar në lehtësitë që ato ofrojnë për të bërë biznes. Renditja bazohet në 10 tregues të rregullores së biznesit i cili ndjek kohen dhe koston e plotësimit të  kërkesave të qeverisë në nisjen e një biznesi, funksionimin, tregtinë, tatimet dhe mbylljen e tij. Renditja nuk reflekton fusha të tilla si politika makroekonomike, cilësia e infrastrukturës, stabiliteti i monedhës, perceptimet e investitorëve, niveli i krimeve, etj. Duke nisur nga viti 2003, Të bësh Biznes ka kontribuar në më shumë se 100 reforma në gjithë boten.  Ky projekt mbështetet në përpjekjet e më shumë se  5,000 eksperteve lokal të cilët kanë ofruar mbështetje dhe vlerësim  metodologjik. Për  më shumë informacion në lidhje me këtë projekt, mund të vizitoni adresën: www.doingbusiness.org.

Të bësh Biznes  boton gjithashtu studime të cilat vlerësojnë rregulloret e biznesit në qytete të ndryshme të një ekonomie apo rajoni specifik. Ato përqendrohen në rregulloret e biznesit të fushave që mbulohen nga legjislacioni vendas dhe zbatimi i raportit global të Të Bësh Biznes,  duke bere te mundur krahasimet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Te dhënat, metodologjia, dhe emrat e kontribuuesve mund të gjenden në faqen e internetit: http://subnational.doingbusiness.org.

Ky është raporti i pare i Të Bësh Biznes  i cili lejon krahasime midis kryeqyteteve dhe qyteteve të tjera, si brenda shteteve të veçanta dhe brenda rajonit. Te dhënat për te gjitha ekonomitë në Evropën juglindore i përkasin janarit 2008. Te dhënat për të gjitha ekonomitë e tjera i përkasin qershorit 2007.




Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/EG7K6PPD80