Shqipëria renditet e dyta mes vendeve që kanë kryer reforma për të lehtësuar bërjen e biznesit gjatë periudhës 2007-08, sipas raportit të Bankës Botërore dhe IFC-së “Si të bësh biznes 2009".
Në katër nga dhjetë treguesit e vlerësuar nga ky raport përgjatë periudhës Qershor 2007 – Qershor 2008, Shqipëria ka kryer reforma duke thjeshtuar dhe lehtësuar rregullat ne tre fusha: nisja e një biznes, mbrojtja e investorëve dhe marrja e një kredie. Në renditjen e përgjithshme të të bërit biznes, Shqipëria kapërcen nga vendi i 135 në atë të 86, duke e bërë vendin të krahasueshëm me vendet e tjera në rajon.
Zyra e Bankës Botërore në Tiranë organizoi një sërë aktivitetesh për shpërndarjen e këtij raporti si: trajnim mbi treguesit e të bërit biznes me gazetarët ekonomikë, konferencë për shtyp, videoconferencë më përfaqësues të medias dhe prezantim nga ekipi që përgatiti raportin. Të gjitha këto aktivitete ndihmuan që lajmi të diskutohej në median locale për më shumë se dy javë. Zyra e Bankës Botërore në Tiranë ka krijuar tashmë një traditë të trajnimit të gazetarëve përpara shpërndarjes së raporteve të rëndësishme për vendin, mbi çështje të tilla si: varfëria, qeverisja, sektori i ujit dhe të bërit biznes. Trajnimi u zhvillua një ditë përpara daljes së raportit “Si të bësh biznes”. Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri prezantoi treguesit dhe metodologjinë e këtij raporti. Ky trajnim i dha rezultatet e tij në një raportim më të kujdesshem, të thellë dhe profesional të raportit në ditët në vijim.
Në 10 shtator mes shume gazetarëve të pranishëm u organizua një konferencë për shtyp për daljen e këtij raporti dhe gjetjet kryesore për Shqipërinë. Gjithashtu, medias ju shpërnda një njoftim për shtyp dhe Përfaqësuesja e Bankës Botërore ju përgjigj shumë pyetjeve të gazetarëve në lidhje me fushat ku kishte përmirësime dhe ato që kishin nevojë për përmirësime, treguesve specifikë, avantazhet dhe të metat e metodologjisë, mekanizmat plotësues për të vlerësuar mjedisin e biznesit etj.
Po ne të njëjtën ditë u organizua një videokonferencë rajonale, ku Simeon Djankov, bashkë-autor i raportit “Si të bësh biznes”, prezantoi rezultatet rajonale dhe sfidat e ardhshme. Në vijim ai ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve nga vende të ndryshme të rajonit, përfshirë edhe gazetarë shqiptarë . Në ditët në vijim Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore, Camille Nuamah dha disa intervista për kanale televizive dhe gazeta (Intervistë për gazetën Tirana Times; Intervistë për Top Channel). Në 18 Shtator Grupi i Bankës Botërore dhe IFC-së organizoi një aktivitet, i cili u kthye në një forum të hapur dhe balancuar në të cilin morën pjesë: Kryeministri Sali Berisha, Ministri Genc Ruli dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, si dhe Drejtoresha për vendin Jane Armitage, përfaqësues nga sektori privat, organizatat e shoqërisë civile, akademikë, media etj. Penelope J. Brook, Drejtoreshë e Treguesve dhe Analizës në Grupin e Bankës Botërore, Zyra e Zëvendës Presidentit për Sektorin Financiar dhe të Biznesit, prezantoi gjetjet e raportit për Shqipërinë dhe ofroi sqarime për pyetjet e pjesëmarrësve për tregues të veçantë të raportit.
Një panel i përbërë nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, Daniel Berg, Shefi i Zyrës së EBRD në Tiranë, John Brannaman, Zëvendës Drejtor i USAID, Genc Boga, Manaxher dhe Partner i Boga & Associate, si dhe Seyhan Pencapligil, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare dhe Anëtar i Shoqatës së Bankierëve, i moderuar nga Përfaqësuesja e Bankës Botërore Camille Nuamah ju përgjigj pyetjeve të mëposhtme: • Progresi i dukshem ne treguesin e Mbrojtjes se Investitoreve eshte bazuar ne ndryshimet e Ligjit te shoqerive tregtare ne lidhje me raportet mes investitoreve. A ka te ngjare qe ky fakt te nxise te nxise krijimin e me shume shoqerive te perbashketa? Sa ndikim do te kete kjo reforme kur nuk ndiqet nga permiresime ne treguesin e "Zbatimit te kontratave“? • Qendra Kombetare e Regjistrimit te Bizneseve u krijua ne shtator 2007, nderkohe qe ende ka shume per te bere per te reduktuar procedurat dhe kostot per fillimin e nje biznesi. Cili do te jete impakti i ketij treguesi ne reduktimin e informalitetit? Cfare mbetet per t’u bere per thjeshtesimin e plote te procedurave? • Regjistri Publik i kredive eshte konsideruar si nje hap i rendesishem per uljen e kostos se informacionit per marrjen e kredive. Nderkohe, ka ende shqetesime lidhur me rritjen e shpejte te kredive si nje rrezik kryesor per performancen makroekonomike te Shqiperise. Sa do te ndihmonte ky regjister aksesin per kredi te biznesit te vogel e te mesem? Si mundet Shqiperia te balancoje nevojen per me shume ndermjetesim financiar me nevojen per zbutjen e rrezikut qe vjen nga konkurrenca per tregje gje qe ka cuar ne rritje te kredise? • Permiresimet qe sollen kete renditje te Shqiperise ne Si te besh biznes, jane kryesisht te bazuara ne reforma ne leter, kalime ligjesh, nderkohe qe tregues te tjere qe duhen reformuar lidhen shume me zbatimin e ligjeve. Cilat do te ishin dy reformat me te thella qe do te sillnin zbatimin e rregullave nga sektori publik dhe rritje te ndergjegjesimit nga sektori privat? • Shqiperia radhitet para disa prej vendeve te rajonit ne lidhje me indeksin e te berit biznes. Si mund Shqiperia te perfitoje nga keto arritje per te terhequr investime te huaja qe krijojne vende pune, duke e ditur qe klima e investimeve perfshin dhe nje sere treguesish te tjere qe nuk maten nga DB, si p.sh. Infrastruktura, aftesite dhe qeverisja? Të gjitha këto aktivitete rezultuan në një pasqyrim të gjerë në media. Pothuaj të gjitha televizionet në edicionet e tyre të lajmeve kishin një kronikë mbi rezultatet e raportit pë Shqipërinë. Më shumë se 70 raportime nga media e shkruar dhe elektronike pasqyruan aktivitetet e mësipërme ose analizuan rezultatet për Shqipërinë.
|