Click here for search results

Fillojnë punimet për pastrimin e Porto Romanon

Available in: English

Porto Romano photoTiranë, 6 maj 2010 - Në Porto Romano filluan sot punimet për rehabilitimin e zonës së ndotur në ish-fabriken e lindanit. Në ceremoninë e fillimit të punimeve morën pjesë, z. Fatmir Mediu, Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, z. Vangjush Dako, Kryetari i Bashkisë së Durrësit, znj. Camille Nuamah, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Tiranë, znj. Noeke Ruiter nga Ambasada Hollandeze, përfaqësues të komunitetit lokal, organizatave të shoqërisë civile, medias, stafi i projektit, kontraktorët etj.

Pastrimi i Porto Romanos është një komponent i Projektit të Menaxhimit të Integruar të Bregdetit dhe Pastrimit, i cili ka filluar në nëntor 2005. Komponenti i Porto Romanos synon të rehabilitojë zonën e ndotur t ëish-fabrikës duke shkatërruar dhe gërmuar materialet e ndotura dhe duke i depozituar ato në një zonë të sigurtë dhe të mbrojtur. Më herët, në maj 2006 Qeveria e Holandës  akordoi paralelisht edhe € 1 milion për ripaketimin dhe asgjësimin e sigurt të mbeturinave kimike të depozituara në Bishtin e Pallës. Mbetjet e ripaketuara do të asgjësohen në një fabrikë të specializuar në Gjermani. 

Punimet priten të përfundojnë në fillim të 2011 dhe përfitimet e pritshme do të jenë: (i) të shmanget kontakti i drejtpërdrejtë me dheun e ndotur dhe mbetjet duke zvogëluar kështu riskun e shëndetit publik; (ii) reduktimi i rreziqeve afatgjata për shëndetin dhe mjedisin nga ujërat e ndotura nëntokësore (iii) reduktimi i rreziqeve nga rrjedhja sipërfaqësore e ujit.

Informacion mbi projektin

Në vitin 2003, Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) kërkoi një vlerësim mjedisor, i cili identifikoi pesë pika të nxehta mjedisore për t’u pastruar në Shqipëri. Ish-uzina kimike në Porto Romano në Durrës u rendit e para për shkak të rreziqeve të rënda që kjo zonë paraqiste për shëndetin e njerëzve, ujërat nëntokësore, dhe habitatet detare. Studimi rekomandoi  ndërmarrjen e veprimeve urgjente dhe i bënte thirrje komunitetit ndërkombëtar që ofronte ndihmë emergjente në këto fusha prioritare.


Në vitin 2004, qeveria kërkoi mbështetjen e Bankës Botërore për të rehabilituar zonën e Porto Romanos. Ndërkohë, Qeveria e Holandës shprehu interesin e saj për të mbështetur pastrimin. Po ashtu, një grant Japanez (PHRD), prej US $ 250,000, financoi realizimin e studimit të fizibilitetit për rehabilitimin e zonës. Më vonë në vitin 2004, Banka Botërore ra dakord për të përfshirë në një projekt të vetëm dy projektet e veçanta: atë të menaxhimit të zones bregdetare dhe atë të pastrimit të Porto Romanos, i njohur tashmë si  Projekti i Menaxhimit të Integruar të Zonës Bregdetare dhe Pastrimit. Qeveria e Holandës angazhoi një shumë prej 5 milionë dollarësh për këtë pastrim dhe më vonë në vitin 2006 akordoi paralelisht edhe € 1 milion për ripaketimin dhe asgjësimin e sigurt të mbeturinave kimike të depozituara në Bishtin e Pallës në një fabrikë të specializuar në Gjermani.

Ndërkohë, disa familje që banonin në këtë zonë janë sistemuar diku tjetër nga Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Durrësit si dhe janë realizuar Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe projektet e rehabilitimit.


Për më shumë informacion, vizitoni:
http://www.worldbank.org.al

- # # # -




Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/QMP1G1YU40