Click here for search results

Banka Botërore Shqipëri

Banka Botërore Shqipëri


Bordi i Drejtorëve i Grupit të Bankës Botërore diskutoi sot Strategjinë e re të Partneritetit të Vendit (CPS) për Shqipërinë, e cila përbën kuadrin për asistencën e Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë për vitet 2011 – 2014.


Rezultate: Projekte të financuara nga Banka Botërore në Shqipëri

Rrugët rurale

Popullsia rurale e Shqipërise është ndër më të varfrat në Europë. Qeveria shqiptare, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe donatorëve të tjerë, po përmirëson rrugët sekondare dhe ato lokale. Lexo më shumë

Klasa dixhitale

Në zonat e largëta rurale, tani mund të mësojnë gjithçka për botën. Mësues dhe nxënës kanë përfituar nga programet e qeverisë për kompjuterë dhe lidhje me internet. Programet për dixhitalizimin e shkollave kanë hapur dyert për kurrikula ndërvepruese, konkurrueshmë në rritje dhe aftësi pune për karrierat e ardhshme në Shqipëri. Lexo më shumë

Pyjet

Menaxhimi i burimeve natyrore nga komunitetet po i jep një frymëmarrje të re pyjeve shqiptare. Projekti i zhvillimit të burimeve natyrore përqëndrohet në përmirësimin e kultivimit të tokës duke ndaluar prerjet ilegale, mbikullotjen dhe degradimin e burimeve natyrore. Banka Botërore dhe qeveria suedeze po mbështesin menaxhimin, planifikimin dhe investimet në 240 komunitete. Lexo më shumë

Ajër më i pastër

Në përpjekje të zbutjes së efekteve afatgjatë të ndryshimeve klimatike, qeveria shqiptare dhe Fondi i Biokarbonit i Bankë Botë po pakë shkarkimet në ajë të dyoksidit të karbonit që gjenerohen nga lëndë të djegshme fosile. Si pjesë e Projektit të zhvillimit të burimeve natyrore, komunitetet po mbjellin pemë dhe mbështesin rigjenerimin natyral të pyjeve, duke mbajtur nën kontroll kullotjen. Lexo më shumë

Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike (në Anglisht)

Thatësira dhe përmbytjet kanë një ndikim të madh në sektorin energjetik të Shqipërisë. Ndryshimet e motit kanë sjellë ndërprerje të energjisë, ulje të prodhimit të drithrave dhe probleme të tjera në burimin kryesor të prodhimit të energjisë elektrike - Lumin Drin. Aktualisht, po bëhen përpjekje për t'i përballuar këto sfida dhe për të përmirësuar përdorimin eficient të burimeve. Qeveria shqiptare e ka prioritet kryesor furnizimin me energji. Lexo më shumë (në Anglisht)

 





















Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/EMSQ5F8HW0