Click here for search results

Nënshkruhet marrëveshja financiare për projektin e Fuqizimit Institucional dhe Reformën e Mjedisit të Biznesit në Shqipëri

Available in: English

TIRANË, 27 nëntor 2006 – U zhvillua sot në mjediset e Ministrisë së Financave ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Financiare te Projektit prej 9.3 milionë dollarësh për Fuqizimin Institucional dhe Reformën e Mjedisit të Biznesit (BERIS). Marrëveshja u firmos nga Ministri i Financave, ShTZ. Ridvan Bode dhe Shefi i Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, z. Nadir Mohammed. Në ceremoni morën pjesë Zëvendës Ministri i Ekonomisë, Energjetikës dhe Tregtisë, z. Enno Bozdo si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

 

Projekti BERIS do të mbështesë përpjekjet e Qeverisë për forcimin e kapacitetit të sektorit publik në përmirësimin e mjedisit të biznesit, tërheqjen e investimeve dhe promovimin e eksportit. Ky projekt është një financim i përbashkët i IDA-s dhe IBRD-së, i përbërë nga një kredi dhe një hua, respektivisht 3,7 milion dollarë dhe 5.6 milion dollarë, duke qenë kështu e para hua e IBRD-së për Shqipërinë. Kostoja totale e projektit është 9.8 milion dollarë, nga të cilat 0.5 milion dollarë do të financohen nga qeveria shqiptare.

 

Qeveria Shqiptare e njeh rëndësinë e faktit që zhvillimi ekonomik afatgjatë kërkon një mjedis biznesi që nxit rritjen e sektorit privat të orientuar drejt eksportit. Mjedisi i biznesit dhe perspektiva e zhvillimit ekonomik të qendrueshëm në Shqipëri ndikohen nga disa barriera. Konkurrenca e pandershme, praktikat rregulluese penguese, barrierat burokratike dhe administrative janë ende të ndjeshme. Importet vazhdojnë të rriten, ndërsa eksportet janë të ulëta, duke rritur deficitin tregtar. Qeveria shqiptare është e ndërgjegjshme që zhvillimi ekonomik afatgjatë kërkon një mjedis biznesi nxitës për një sektor privat të orientuar nga eksporti. Projekti BERIS synon trajtimin e këtyre sfidave duke mbështetur përmirësime në mjedisin e biznesit. Ai do të ndihmojë qeverinë të lehtësojë hapjen dhe vazhdimësinë e biznesit në ekonominë formale dhe njëkohësisht të forcojë kapacitetin e sektorit sipërmarrës për të rritur eksportet   drejt vendeve të rajonit dhe BE-së.

 

Me përfundimin e projektit, pritet që kostoja, kohëzgjatja dhe numri i procedurave të nevojshme për fillimin dhe veprimtarinë e bizneseve të jenë reduktuar.  

 

Qysh kur Shqipëria u bë anëtare e Bankës Botërore në vitin 1991, angazhimi i Bankës është në 61 projekte me një shumë totale prej afërsisht 855 milionë dollarë.

 

 

Për më shumë informacion mbi veprimtarinë e Bankës Botërore në Shqipëri, vizitoni faqen e tonë të internetit:

-###-

 

 




Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/BVKICCBB00