PROGRAMI I GRANTEVE TË VOGLA
Udhëzime Për Organizata të Shoqërisë Civile
Viti Fiskal 2003 Kërkesë për Propozime
Zyra e Bankës Botërore në Prishtinë Rreth Programit Programi i Granteve të Vogla i jep grante organizatave të shoqërisë civile nëpërmjet zyrave lokale të Bankës Botërore. Për të përforcuar dimensionin e dhënies së mundësive për pakësimin e varfërisë, Programi i Granteve të Vogla fokusohet në angazhimin qytetar për dhënien e mundësive grupeve të margjinalizuara apo të dobëta. Qëllimi i programit të Granteve të Vogla është të mbështesë dhënien e mundësive qytetarëve për të pasur mundësi më të mëdha për të drejtuar proceset zhvillimore, duke i bërë proceset në këtë mënyrë më gjithëpërfshirëse dhe të barabarta.
Përbërësit themelorë për dhënien e mundësive grupeve të dobëta përfshijnë: qasjen në informacion, qasjen në lidhjet organizacionale jashtë sferës lokale, kapacitetin për të ndikuar arenën publike dhe për të negociuar me autoritetet lokale dhe kombëtare, ekzistencën e institucioneve kombëtare dhe lokale të besueshëm, dhe praninë e kornizave politike dhe legale mundësuese për dhënien e mundësive qytetarëve. Organizatat e shoqërisë civile luajnë një rol të vlefshëm në dhënien e mundësive qytetarëv në luftën kundër varfërisë dhe përjashtimit. Kështu, përfituesit e synuar nga Programi i Granteve të Vogla janë organizatat e shoqërisë civile të përfshira në iniciativat që kanë për qëllim dhënien e mundësive grupeve dhe individëve që janë margjinalizuar dhe përjashtuar nga sfera publike.
Angazhimi qytetar mund të…
Nxisë konsensusin publik dhe drejtimin lokal të reformave dhe te strategjive kombëtare për pakësimin e varfërisë dhe zhvillim, duke krijuar rrjete të shkëmbimit të informacionit, duke ndërtuar baza te përbashkëta për mirëkuptim, duke inkurajuar bashkepunimin publik-privat, dhe disa herë edhe uljen e tensioneve;
Japin mundësi për ngritjen e shqetësimeve të të interesuarve primarë dhe sekondarë, sidomos popullata e varfër dhe e margjinalizuar, dhe ndihmojnë sigurimin e faktit që pikëpamjet e tyre të përdoren në vendimmarrjet politike dhe programore;
Forcojë dhe të bëjë më efektiv ndikimin e programeve zhvillimore duke dhënë njohuri lokale, identifikuar rreziqet potenciale, caktimin e sakte se kush duhet ndihmuar, dhe duke zgjeruar shtrirjen, sidomos në nivelin komunitar;
Sjellë ide dhe zgjidhje inovative për sfidat zhvillimore si në nivelin lokal ashtu edhe në atë global;
Japë njohuri profesionale dhe rrisë kapacitetin për dhënien efektive të shërbimeve, sidomos në ambjentet me kapacitet të dobët të sektorit publik apo në situata të mbaskonfliktit; dhe Përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien publike të aktiviteteve zhvillimore, duke kontribuar për një ambient që mundëson qeverisjen e mirë.
Para se të Aplikoni Programi i Bankës Botërore për Grante të Vogla është në gjendje të financojë vetëm një përqindje shumë të vogël të kërkesave që merr. Shumë kërkesa refuzohen, jo sepse nuk kanë meritë, por sepse nuk i përshtaten objektivit aktual, apo kritereve të Programit të Granteve të Vogla. Aktiviteti juaj mund të jetë brenda objektivave dhe kritereve, mirëpo kërkesa juaj mund ta kalojë disponueshmërinë e fondeve. Para aplikimit, gjeni kohën të lexoni udhëzimet për të përcaktuar nëse objektivat përshtaten. Gjithashtu, ju lutem, përcaktoni (duke marrë në telefon zyrën e Bankës Botërore, apo duke kontrolluar faqen e internetit) nëse në vendin në të cilin ju veproni ka një Program të Granteve të Vogla.
Kush Mund të Aplikojë? Organizata të shoqërisë civile që gjenden në një vend në zhvillim dhe që punojnë në çështje zhvillimore mund të aplikojnë për grant. Organizatat e shoqërisë civile duhet të kenë emër të mirë dhe të kenë të dhëna të arritjeve të tyre në komunitet dhe të kenë një të kaluar të ndershme financiare; Prioritet do t'u jepet organizatave që nuk jane mbështetur nga Programi vitet e kaluara (organizatat nuk lejohet te marrin me shume se 3 grante nga Programi i Granteve të Vogla gjatë një periudhe 5-vjeçare).
Cfarë lloj aktivitetesh mbështeten? Programi i Granteve të Vogla mbështet aktivitete që janë të lidhura me angazhimin qytetar për dhënien e mundësive grupeve të margjinalizuara apo të dobëta. Angazhim qytetar është procesi nëpërmjet të cilit organizatat e shoqërisë civile përfshihen aktivisht në marrëdhëniet dhe veprimet me shtetin dhe aktorët e tjerë zhvillimorë për adresimin e çështjeve që e shqetësojnë publikun. Aktivitetet duhet: Të nxisin dialogun dhe përhapjen e informacionit; dhe Të forcojë partneritetet me lojtarët kryesorë në mbështetje te procesit zhvillimor. Lojtarët kryesorë mund të përfshijnë agjensionet qeveritare, organizatat e shoqërisë civile, agjensionet multilaterale dhe bilaterale, fondacionet dhe sektorin privat. Aktivitetet mund të përfshijnë, por nuk janë të kufizuara me takimet e punës dhe seminaret, kostot për botime apo materiale audio-vizuale, apo përpjekje të tjera inovative për shtrirjen e rrjetit, që në përgjithësi organizatat e vogla e kanë të vështirë të financojnë nëpërmjët bugjeteve të tyre të rregullta programore. Aktiviteti duhet të përfundohet brenda një viti pas dhënies së grantit.
Cfarë lloj aktivitetesh nuk mbështeten? Grantet e Vogla nuk mund të financojnë: Programe hulumtuese, programe të trajnimit akademik formal, projekte operacionale, mbështetje të vazhdueshme të bazës institucionale (si psh pajisje), bursa, programe studimore, individë që aplikojnë vetëm, apo entitete jolegale. Aktivitetet e propozuara nuk duhet të konkurrojë apo të zëvendësojnë instrumentet e rregullta të Bankës Botërore; aktiviteti duhet të dallohet nga programet e rregullta të Bankës.
Sa janë grantet që jepen? Shumica e granteve janë mes $3,000 dhe $7,000 me një maksimum prej $15,000. Programi i Granteve të Vogla rrallë financon më shumë se gjysmën e një bugjetit te propozuar për një aktivitet, dhe prandaj preferon që grantet të ndihmojnë në sigurimin e kontributeve shtesë nga burime të tjera. Organizatat aplikuese kërkohet të përshkruajnë mënyrën se si granti i Bankës Botërore do t'i ndihmojë të sigurojnë financim nga donatorë të tjerë.
Si të aplikohet për grant? Administrimi i Programit të Granteve të Vogla është decentralizuar në nivelin e zyrave lokale të Bankës Botërore. Jo të gjitha zyrat lokale e administrojnë Programin e Granteve të Vogla. Kërkesat dhe propozimet nuk duhet dërguar në qendrën e Bankës Botërore sepse vendimet nuk merren në qendër.
Udhëzimet dhe formularët për aplikim gjenden në zyrën e Bankës Botërore gjatë Janarit. Programi i Granteve të Vogla merr vendime vetëm një herë në vit. Organizatat aplikuese duhet të aplikojnë të paktën katër deri në gjashtë muaj para datës së aktivitetit që mbulohet me këtë grant. Këshillohen aplikuesit që të lexojnë kriteret dhe formularin e aplikimit me kujdes para se të dërgojnë një aplikim në zyrën e Bankës Botërore.
Grantet zakonisht jepen nga një Komitet i Granteve të Vogla, që mblidhet në zyrën e Bankës Botërore. Aplikimet shqyrtohen për t'u siguruar që i përmbushin kriteret. Programi i Granteve të Vogla i shqyrton menjëherë të gjitha propozimet. Shqyrtimi mund të zgjasë deri në katër muaj. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vizitat personale dhe telefonata në zyrën e Bankës Botërore nuk inkurajohen.
Informacione të mëtejshme për organizatat e shoqërisë civile mund të gjenden në faqen e internetit të Bankës Botërore, www.worldbank.org.
Shembuj të aktiviteteve që janë mbështetur nga Programi i Granteve të Vogla
Takim pune rreth qeverisjes së mirë, demokracisë dhe zhvillimit nëpërmjet pjesëmarrjes: Ky aktivitet përfshin organizimin e 16 takimeve të punës në nivel lokal me gra, burra, qeveri lokale administratorë civilë, anëtarë të shoqërisë civile dhe OJQ-ve për rritjen e demokracisë dhe forcimin e qeverisjes së mirë. Temat kryesore të dialogut përfshinin, zvogëlimin e dallimeve gjinore, zhvillimin nëpërmjet pjesëmarrjes, sigurimin e llogaridhënies, informimin e rregullave, udhëzimeve dhe përgjegjësive të qeverisë lokale, pjesëmarrjen e njerezve në angazhimin e grave dhe të varfërve, përcaktimin e rolit dhe përgjegjësive të grupeve të ndryshme për të siguruar një iniciativë të kombinuar për krijimin e demokracisë, transparencës, llogaridhënies, dhënies së informacionit dhe qeverisjes së mirë.
Takim pune regjional për vendbanimet e te varfërve nëpër qytete: Ky takim pune ndërkombëtar u organizua për të ndihmuar me regjimin e përshtatshmë të politikave në favor të të varfërve në qytete, sidomos për gjetjen e vendbanimeve të reja për të varfërit nëpër qytete, vendbanimeve urbane për të varfërit dhe politikën e përdorimit të tokës, zhvillimin e planifikuar urban, migrimin rural-urban, pasojat sociale/kulturore/ambientale urbane dhe reagimet e OQ/OJQ-ve, rregulloret ligjore per sigurimin e banesës dhe të drejtat e atyre që kanë zënë banesa jo sipas ligjit – roli i autoriteteve komunale, qeverisë dhe OJQ-ve dhe zgjidhja e problemeve në zonat më të varfra të qytetit. Aktivitetet pasuese përfshijnë takime për shkëmbime opinionesh dhe koordinim me anëtarët e korporatave qytetare, udhëheqësit dhe stafin e OJQ-ve, seminar, takim pune, konferencë për shtyp dhe demonstratë për rritjen e mundësisë për t'u informuar dhe regjistrimin e atyre që jetojnë në zonat më të lëna pas dore të qytetit në listën e zgjedhësve.
Përmirësimi i marrëdhënieve komunitare: Ky projekt kishte për qëllim përmirësimin e mbrojtjes sociale dhe ligjore në nivel komuniteti dhe të zhvillojë solidaritetin komunitar nëpërmjet lidhjeve të përmirësuara ndërpersonale dhe mes brezave dhe mënyra të reja për të bashkëvepruar me autoritetet komunale. Organizata udhëhoqi pesë seminare për qeverinë, komunat dhe komunitetet lokale, dhe botoi një broshurë rreth marrëdhënieve të komunitetit.
Mobilizimi i komuniteteve: Ky aktivitet shpresoi të mobilizonte njerëzit të vepronin për të ndihmuar vetveten. Ky komunitet i margjinalizuar përballej me mjaft disavantazhe, që përshinin jetesën në vendbanime të vogla në zona rurale, nivel të ulët të arsimimit, papunësi të lartë, përjashtim dhe diskriminim social, dhe mungesë informacioni. Nëpërmjet një filmi që paraqiste disa projekte të kësaj popullate që kishin qënë të suksesshëm në gjenerimin e të ardhurave, të tjerë nga ky komunitet u inkurajuan. Ky projekt është bashkëfinancuar nga një fondacion lokal dhe filmi u shpërnda nëpërmjet qeverive lokale të minoriteteve.
Klikoni ne dokumentin e bashkangjitur per ta hapur formularin per aplikim. Aplikimi per Grant - Programi i Granteve te Vogla |