Click here for search results

Banka Boterore ne Kosove shpall fituesit e granteve te Fondit per Shoqerine Civile per 2010

Kumtesë për shtyp nr. 2010/03

                                  Kontakti: + 381-38-249-459

PIC-Kosovo@worldbank.org

 

 

 

BANKA BOTËROR NË KOSOVË SHPALL FITUESIT E FONDIT PËR SHOQËRI CIVILE PËR VITIN 2010

 

 

PRISHTINË, 17 qershor 2010 – Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka njoftuar sot për projektet e dorëzuara nga organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, të cilat janë përzgjedhur për mbështetje nga programi i Fondit për Shoqëri Civile (CSF) për vitin 2010.

 

Tema e programit për vitin 2010 në Kosovë ka qenë Angazhimi Qytetar në Mbrojtjen e Ambientit. Në program janë paraqitur 76 projekt propozime nga 71 organizata të ndryshme. Këtë vit shuma e përgjithshme e fondeve në dispozicion për këtë program në Kosovë ka qenë 40,000 dollarë amerikanë. Procesit të shqyrtimit të aplikacioneve i është bashkuar edhe USAID-i.

 

Programi i Fondit për Shoqëri Civile ka fokus të ndryshëm për çdo vit. Vitin e kaluar, temë e programit ka qenë Angazhimi Qytetar për Transparencë dhe Anti-Korrupsion. Shqyrtimi i aplikacioneve është ndihmuar nga përfaqësues të Agjencisë Anti-Korrupsion të Kosovës, Institutit Demokratik të Kosovës, Fondit Kosovar për Shoqëri Civile dhe nga Programi për Qeverisje i UNDP-së në Kosovë.

 

CSF në Kosovë është aktiv që nga viti 2004. Temat e mëhershme të programit në Kosovë kanë qenë: Angazhimi Qytetar për Grupet e Cenueshme (2008), për Arsim (2007), për Ambient (2006), për Rini nga fushat e ndryshme dhe përkatësitë e ndryshme etnike (2005), dhe për Romët e Margjinalizuar (2004).

 

Programi i CSF-së është i paraparë që të forcojë zërin dhe ndikimin e grupeve të dobëta dhe të margjinalizuara në proceset zhvillimore, duke i bërë në këtë mënyrë këto procese më përfshirëse dhe më të drejta. Në këtë drejtim, ai mbështet aktivitetet e organizatave nga shoqëria civile objektivi kryesor i të cilave është inkurajimi dhe mbështetja e angazhimit qytetar të këtyre grupeve të shenjëstruara të popullsisë. Duke përfshirë qytetarët që shpesh përjashtohen nga arena publike, dhe duke ngritur kapacitetin e tyre për të ndikuar në vendimet rreth politikave dhe programeve, CSF-ja ndihmon në zotërimin e iniciativave zhvillimore nga një sektor më i gjerë i shoqërisë.

 

Programi është krijuar në vitin 1983 dhe financohet nga Programi për Grante Zhvillimore i Bankës Botërore. Programi i CSF-së në Kosovë menaxhohet nga Zyra në Kosovë e Bankës Botërore.

 

Këto vit, projekt-propozimet nga organizatat e mëposhtme nga shoqëria civile janë përzgjedhur për tu mbështetur:

 

 

Organizata / Projekti

Shuma  

Objektivi

Art Plus /

Ambienti i pastër – Qytetarët e shëndetshëm në Komunën e Suharekës

US$ 5,695

Objektivi është që të mbrohet ambienti nga hedhja e mbeturinave dhe të mundësohet një fillim i përshtatshëm i zbatimi të ligjit për gjobitjen e qytetarëve për hedhje të mbeturinave në hapësirat publike, nëpërmjet aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes se hedhja e mbeturinave dëmton ambientin dhe se do të pasohet nga gjobat. Gjithashtu, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes së qytetarëve të Kosovës se si t’i administrojnë mbeturinat, dhe nëpërmjet aktiviteteve të cilat do t’i shtynin autoritetet vendore që të fillojnë zbatimin e urdhëresës administrative për hedhjen e mbeturinave.

Avenija /

Zgjimi në gjelbërim

 

US$ 5,682.5

Objektivi është që të zgjohet ndjeshmëria lidhur me rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së ambientit. Projekti parasheh rregullimin e parqeve dhe hapësirave të gjelbëruara në fshatrat e Çagllavicës dhe Llaplla-Sellës. 

Center for Energy and Natural Resources -American University in Kosovo /

Ngritja e vetëdijes së nxënësve të shkollave lidhur me efiqencën e energjisë dhe ndikimin e saj në ambient

US$

5,700

Objektivi është që të ngritët vetëdija rreth efiqencës së energjisë dhe rëndësisë së saj tek nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të regjionit të Prishtinës nëpërmjet aktiviteteve që do të organizohen nga studentët e Universitetit Amerikan në Kosovë.

Balkan Bridges /

Kontrollojeni te ardhmen tuaj

US$ 5,700

Objektivi është që të ngritët vetëdija dhe të promovohen modelet/idetë për hedhjen në vende të duhura të baterive me qëllim të parandalimit të konsumimit të materialit toksik nga kafshët, bimët dhe nga ndotja e sistemit tonë të ujësjellësit, dhe në këtë mënyrë të kontribuohet drejt zgjidhjeve për një ambient të pastër dhe të qëndrueshëm në Kosovë.

Fare Verde /

Ambientalistët e rinj të së sotshmes dhe së nesërmes

 

US$ 5,700

Objektivi është që të ngritët vetëdija e qytetarëve rreth mbrojtjes së ambientit me fokus në efiqencën e energjisë dhe mbrojtën e pyjeve në regjionin e Pejës.

Kulturno-Umetnicko Drustvo (KUD) Behar /

Mbrojtja e ambientit në zonat turistike të Prevallës dhe rrethinës së saj

US$ 5,700

Objektivi është që të ndihmohet në krijimin e kushteve për mirëmbajtën e një ambienti të pastër për zhvillimin e turizmit, mbrojtjen e bimëve dhe frutave shërues dhe për të pasur më tepër drunj. Projekti gjithashtu synon krijimin e kushteve për siguri ekonomike dhe prosperitet shoqëror. Pjesëmarrja e komunitetit vendor – qytetarëve nga i gjithë rajoni dhe nga të gjitha grupet etnike – nëpërmjet procesit të arsimimit është një objektiv tjetër.

Shoqata e Intelektualëve të Pavarur /

Ambienti i pastër, shëndeti i mirë

 

US$

5,692

Objektivi është që të ngritët vetëdija dhe njohuritë e nxënësve të klasës së gjashtë rreth ambientit,  të shtohet qasjes institucionale dhe angazhimi i institucioneve në mbrojtjen e ambientit; të formohen dhe forcohen grupet vullnetare që punojnë në mbrojtjen e ambientit; dhe largimi i mbeturinave nga hapësirat shkollore.

 

Zyra e Bankës Botërore në Prishtinë do të bashkëveprojë me përfituesit e Grantit gjatë zbatimit të projekteve për të siguruar përmbushjen e objektivave dhe qëllimeve të programeve të miratuara.

 

-




Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/33DHETOTA0