Click here for search results
Online Media Briefing Cntr
Embargoed news for accredited journalists only.
Login / Register
 
Also available in:  Russian ,  English ,  Armenian ,  Bosnian ,  Georgian ,  Hungarian ,  Ukrainian ,  Romanian ,  Serbian
 

NË EVROPËN LINDORE DHE ISH BASHKIMIN SOVJETIK VARFËRIA ËSHTË NË RËNIE, POR KA ENDE SFIDA

News Release No: 2005/402/S

Personi i kontaktit:
Merrell Tuck-Primdahl, Work (202) 473-9516

Global mobile (202) 415-1775

mtuckprimdahl@worldbank.org

UASHINGTON DC, 12 tetor 2005 – Sipas një raporti të Bankës Botërore të botuar sot, gjatë periudhës 1998-2003 afërsisht 40 milionë njerëz dolën nga varfëria në Evropën Qendrore dhe Juglindore dhe në vendet e ish- Bashkim Sovjetik, si rezultat i rritjes së shpejtë dhe ngushtimit të pabarazive.  Sipas këtij raporti¯, numri i personave që jetonin në varfëri në rajon në vitin 2003 ishte 61 milionë ose 12 përqind e popullsisë krahasuar me 20 përqind që ishte kjo shifër në vitin 1998.

 

Anketime për konsumin familjar u përdorën për përpilimin e treguesve komparatorë të standardeve të jetesës për   27 vendet e përfshira në raport. Për shumicën e vendeve përdoret një nivel i varfërisë absolute prej 2 dollarësh në ditë, duke patur parasysh koston e ngrohjes dhe veshjeve të ngrohta për klimën e ftohtë. Gjithashtu 153 milionë persona të rajonit që jetojnë me 4 dollarë ose më pak në ditë konsiderohen si ekonomikisht të rrezikuar dhe jo të varfër. 

 

Shigeo Katsu, Zëvendës President i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore (ECA) vuri në dukje se“Raporti tregon sesi vendet nën trysninë e tranzicionit ia dolën mbanë të nxirrnin miliona njerëz nga varfëria pas krizës financiare të vitit 1998 në Rusi.  Kjo kthesë thekson rëndësinë e krijimit të kushteve për një jetë më të mirë. Për ta ruajtur këtë, duhet të krijohen më shumë vende pune për tu ardhur në ndihmë atyre që kanë mbetur pas, në veçanti në zonat rurale dhe disa nga qytetet sekondare të shumta të rajonit”. 

 

Raporti jep një sërë rekomandimesh për reforma në sektorin e ndërmarrjeve, për nxitjen e zhvillimit rural dhe inkurajimin e mundësive në rajonet që kanë mbetur pas. Ndër prioritetet e tjera të reformave të evidentuara përfshihen ofrimi i shërbimeve bazë sociale dhe sigurimi i një mbrojtjeje më të mirë dhe më të targetuar sociale, në veçanti për të varfërit që punojnë dhe fëmijët.

 

Sipas këtij raporti raporti, hovi i rritjes ekonomike gjatë periudhës 1998-2003 është nxitur kryesisht nga Komonuelthi i vendeve të Shteteve të Pavarura (CIS).  Roli i Rusisë është shumë i rëndësishëm, duke patur parasysh pasurinë e saj të naftës dhe rëndësinë e saj në tregtinë rajonale dhe migracionin. Në të njëjtën kohë, integrimi në Bashkimin Evropian (BE) ka ndihmuar në zgjerimin e tregjeve dhe përshpejtimin e reformave për vendet që do të hyjnë në BE. Përfundimi i luftës në Ballkanin Perendimor e bëri mjedisin ekonomik më të përshtatshëm për investimet dhe rritjen ekonomike.

 

Nga viti 1998 në vitin 2003, ka patur rënie të varfërisë në shumicën e vendeve të rajonit. Nivelet më të larta të varfërisë absolute ndeshen në vendet e varfra të Azisë Qendrore, si p.sh. në Taxhikistan ku niveli i varfërisë është 70 përqind, në Kaukazin Jugor, ku Gjeorgjia p.sh. kishte një nivel varfërie prej 50 përqind në vitin 2003.   Megjithatë, shumica e të varfërve dhe shtresave vulnerabël në vendet e rajonit në tranzicion janë në vendet e mëdha me të ardhura mesatare si p.sh. Kazakistani, Polonia, Rusia dhe Ukraina.  Më të rrezikuarit janë të rinjtë, banorët e zonave rurale dhe të qyteteve sekondare. Po kaq të rrezikuar janë të papunët, personat me nivel të ulët arsimor dhe ata të minoriteteve të paprivilegjuara, si p.sh. romët. Shumica e të varfërve punojnë.    

 

Poverty’s response to growth.  Sipas raportit disa nga vendet me rritje të shpejtë ekonomike – si p.sh. Rusia dhe Kazakistani – kanë përjetuar lëvizje pozitive në shpërndarjen e të ardhurave drejt të varfërve. Rrjedhimisht, ka patur një rënie më të shpejtë të varfërisë nga parashikimet. Përkundrazi, në Gjeorgji dhe Poloni, kahja e kësaj shpërndarjeje nuk kaloi drejt të varfërve dhe  në fakt pati rritje të nivelit të varfërisë. Rënia më e shpejtë e varfërisë ka qenë nëpër qytetet kryesore. 

 

Rritja ekonomike pa rritje të punësimit.   Shumë pak vende, madje edhe ato që kishin ecur më shumë në uljen e varfërisë, arritën të siguronin vende të mjaftueshme pune. Pamundësia e hapjes së vendeve të punës do të thotë ulje e punësimit, me përjashtim të pak vendeve me ritme të shpejta rritjeje si p.sh Kazakistani, Rusia dhe Ukraina. Në vendet e reja anëtare të BE-së dhe në vendet e Evropës Juglindore, niveli i punësimit, tashmë tek 56 përqind, është shumë më poshtë të ashtuquajturit objektiv të Lisbonës prej 70 përqind të përcaktuar nga Bashkimi Evropian.

 

Pabarazia.  Sipas raportit pabarazia e matur me konsumin familjar të mallrave dhe shërbimeve ka patur një rënie të përgjithshme në CIS.  Modeli ishte më pak i qartë në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe vendet Balltike. Në vitin 2003, pabarazia në konsum në rajon krahasohej mes rajoneve relativisht të njejta si p.sh. Azia Lindore ose madje edhe disa prej vendeve të pasura të botës. Megjithatë ekzistojnë pabarazi të mëdha rajonale ndërmjet dhe midis vendeve.

 

Akses i mundshëm financiarisht për shërbime cilësore.  Sipas raportit, tendencat e aksesit në arsim, shëndetësi, ujë të pijshëm, kanalizime dhe ngrohje janë më pak inkurajuese.  Ka pabarazi në vazhdë përsa i përket aksesit në shkolla të mira, kujdesin e duhur shëndetësor, ujë të pijshëm dhe energji elektrike pa ndërprerje. Në disa raste këta tregues janë përkeqësuar, në veçanti në vendet e CIS-it.  Kështu, p.sh. në Taxhikistan, furnizimi me ujë të pijshëm ka pësuar rënie për të gjithë me përjashtim të pesë përqind të popullsisë së shtresave të larta.   

 

Roli i politikave publike dhe perspektiva.  Në raport paralajmërohet se në rast se vazhdon tendenca e një rritjeje ekonomike e pashoqëruar me hapjen e vendeve të punës, më i vogël do të jetë numri i personave që do të dalin nga varfëria. Në rast se nuk kthehet tendenca e pabarazive në rritje në cilësinë e shërbimeve bazë, këto do të dobësojnë efektet pozitive të rritjes. 

 

Sipas autorëve të raportit, për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe sjelljen e saj në favor të të varfërve duhen ndërmarrë:

·         Reforma të mëtejshme në sektorin e ndërmarrjeve për të inkuarajuar çlirimin e burimeve nga firmat e vjetra, më pak produktive për firmat e reja, më produktive;

·         Politika për nxitjen e bujqësisë dhe rritjes rurale, duke integruar zonat rurale në pjesën tjetër të ekonomisë përsa i takon tregjeve të punës dhe kapitaleve, aksesit për kredi, tregti dhe shërbime;

·         Përpjekjet për të siguruar më shumë mundësi për rajonet që kanë mbetur pas;

·         Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve bazë dhe duke e mbajtur koston e tyre të përballueshme për të varfërit; dhe

·         Përmirësimi i rrjetit të sigurimeve sociale.

 

Sipas Asad Alam, drejtues i raportit dhe Manaxher i Sektorit të Njësisë së Çështjeve Gjinore, Varfërisë dhe Makroekonomisë në Bankën Botërore për rajonin e ECA-s“Në nivelet aktuale të rritjes ekonomike, ne parashikojmë që deri në vitin 2007 afërsisht 40 milionë persona do të jenë ende të varfër dhe pothuajse 110 milionë do të jenë vulnerabël ekonomikisht. Duke patur parasysh këtë element dhe kërcënimin që kanos arritjen e objektivave të zhvillimit njerëzor është me shumë rëndësi që qeveritë të punojnë për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe për tu siguruar që të gjithë të jenë pjesë e saj”.


-- ### --

Gazetarët mund të kenë akses në këtë material përpara heqjes së embargos në World Bank Online Media Briefing Center: http://media.worldbank.org/secure

Gazetarët e akredituar të cilët nuk kanë fjalëkalim mund ta kërkojnë atë duke plotësuar formularin në:http://media.worldbank.org/


Raporti dhe materialet e tjera përkatëse do të jenë disponibël për publikun në World Wide Web menjëherë pas heqjes së embargos në adresën: http://www.worldbank.org/eca/ecapovertyreport



¯ Rritja Ekonomike, Varfëria dhe Pabarazia në Evropën Lindore dhe ish Bashkimin Sovjetik, Banka Botërore 2005.  Ky është vazhdim i raportit Making Transition Work for Everyone, Banka Botërore 2000.  


Related News

Sigurimi i të Drejtave të Pronësisë në Shqipëri
Banka Botërore kontribuon në ndërtimin e Rrugës Durrës-Morinë
TREGTIA NË EVROPËN LINDORE DHE ISH BASHKIMIN SOVJETIK PO NXIT MIRËQËNIEN, POR DUHEN PËRSHPEJTUAR REFORMAT MBËSHTETËSE



Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/6Q4VSOTV60