Person kontakti:
Merrell Tuck-Primdahl work ph# 202 473-9516 Global mobil # 202 415-1775 mtuckprimdahl@worldbank.org UASHINGTON DC, 1 nëntor 2005 – Sipas një raporti të Bnakës Botërore të botuar sot, shumicës së vendeve në tranzicion në Evropën Lindore dhe Ish Bashkimin Sovietik u mungojnë hapësirat për vende pune dhe punësim mund të nxiten vetëm nga politika që mundësojnë ristrukturimin e ndërmarrjeve dhe përmirësojnë klimën e investimeve.
Raporti i titullar Shtimi i Mundësive për Punësim në vendet e Evropës Lindore dhe Ish Bashkimit Sovietik merr në analizë tregjet e punës në 27 vende në tranzicion qysh nga rënia e komunizmit afro 15 vjet më parë. Raporti i jep përgjigjie tri grup pyetjesh kryesore: Si ka ndikuar transformimi ekonomik në tregun e punës? Sa përpara kanë bërë vendet dhe cilat janë pengesat ndaj krijimit të më shumë vendeve pune dhe më cilësore? Cilat janë politikat që ndihmojnë në krijimin e vendeve të reja të punës? Pavarësisht nga suksesi ekonomik i rajonit në kalimin nga një ekonomi i planifikuar në ekonomi tregu të lirë, një nga fushat kryesore nuk ka patur suksesin e duhur – dhe kjo ka qenë krijimi i vendeve produktive të punës. Sipas Arup Banerji, që supervizoi raportin dhe që është Manaxher i Sektorit të Departamentit të Ekonomisë së Zhvillimit Njerëzor në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore (ECA) të Bankës Botërore“Pa përmirësimin e mundësive për krijimin e vendeve të punës, ulja e ndjeshme e varfërisë në rajon e siguruar që nga viti 1998 nuk do të ishte e mundur të vazhdohej dhe kjo do të minonte mbështetjen politike për reforma”. Sipas Jan Rutkowski, ekonomist i lartë në ECA dhe bashkëautor i këtij studimi“Ndonëse një papunësi tranzicionale ishte e parashikuar dhe pritej, habia ishte tek vazhda e saj”. Sipas Stefano Scarpetta, bashkëautor i raportit dhe këshilltar për tregjet e punës dhe ekonomist i lartë në departamentin e Zëvendës Presidentit të Bankës Botërore për Zhvillimin Njerëzor dhe Mbrojtjen Sociale“Shumë nga punëtorët e dalë të papunë si pasojë e ndryshimeve strukturore nuk arritën të gjenin vende të reja pune dhe shumë të tjerë ose kanë mbetur pa punë për më shumë se një vit, ose bëjnë punë të paguara keq. Në disa nga vendet rishtazi anëtare të Bashkimit Evropian, si edhe në disa nga vendet në proces pranimi, nivelet e papunësisë janë në dyshifra. Në Komonuelthin e Shteteve të Pavarura, problemi i punësimit ka të bëjë më shumë me cilësinë e vendeve të punës –që janë më pak produktive dhe më pak të paguara”. Në raport vendet inkurajohen të nxisin klimën e investimeve në mënyra të tilla që nxisin firmat të investojnë dhe të krijojnë vende produktive pune. Raporti gjithashtu kërkon ndërmarrjen e hapave për uljen e mobilitetit të krahut të punës përmes zhvillimit të tregjeve të strehimit dhe hipotekave, si edhe përmes rritjes së aksesit të mundësive të mësimit gjatë gjithë jetës. Sipas një sondazhi me mbi 4,000 biznesmenë dhe manaxherë biznesesh, autorët marrin në analizë faktorët që inkurajojnë ose shkurajojnë firmat nga investimet dhe punësimi. Ndër faktorët kryesorë që pengojnë aktivitetin ekonomik janë mungesa e stabilitetit ekonomik dhe politikave, korrupsioni, taksat e larta, mungesa e efiçiencës në gjykata etj. Rekomandime specifike nënrajonale Për krijimin e më shumë vendeve pune dhe më cilësore, qeveritë dhe bizneset e këtyre nënrajoneve duhet të ndërmarrin veprimet e mëposhtme sipas rrethanave specifike të vendeve përkatëse: Për trajtimin e problemit të niveleve të larta të papunësisë në Evropën Qendrore dhe Lindore duhet bërë më shumë për përmirësimin e kushteve të klimës së investimeve, pavarësisht nga progresi i kohëve të fundit. Është me shumë rëndësi të ulen kostot e fillimit të bizneseve, të lehtësohet procesi i rregjistrimit të pasurisë dhe të forcohet zbatimi i kontratave. Reformat në sistemin e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore janë gjithashtu të rëndësishme si një mënyrë për uljen e taksave për krahun e punës. Në Evropën Juglindore duhen ndërmarra hapa për uljen e pengesava administrative dhe uljen e taksave të krahut të punës, duke e lidhur këtë të fundit me reforma në sistemin e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore. Gjithashtu, këto vende duhet të ndërmarrin reforma institucionale dhe rregullatore për zhvillimin e një tregu fleksibël të krahut të punës, ku të drejtat kryesore të punëtorëve të mbrohen me efikasitet, por që nuk kufizojnë nga ana tjetër punëdhënësit më shumë nga çduhet për përshtatjen e numrit dhe përbërjes së krahut të punës të punësuar prej tyre. Në vendet CIS me të ardhura mesatare (si p.sh. Kazakistani, Rusia, dhe Ukraina) papunësia është më e ulët, porse shumë njerëz janë të punësuar në punë të paguara pak. Ulja e pengesave administrative është prioriteti numër një, si edhe përqëndrimi në zbatimin e standardeve të lidhura me krahun e punës. Gjithashtu, në rast se mund të hartoheshin skema programesh për papunësinë dhe programe të tjera për tu ardhur në ndihmë personave të dalë të papunë, do të ishte më i vogël edhe numri i personave që do të ishin të detyruar të kapeshin pas punëve të paguara keq për të siguruar mbijetesën. Në vendet CIS me të ardhura të pakta si në Kaukaz dhe Azinë Qendrore, mjedisi karakterizohet nga institucione të pazhvilluara, qeverisje e dobët dhe infrastrukturë e paqendrueshme. Kështu, për këtë nënrajon do të këshillohej vijimi i zhvillimit të institucioneve të ekonomisë së tregut dhe ulja e risqeve që lidhen me hapjen e një biznesi të ri. Vendet e varfra të CIS gjithashtu duhet të përmirësojnë disponibilitetin dhe qendrueshmërinë e infrastrukturës publike, të lehtësojnë pengesat e panevojshme doganore dhe rregullat e tregtisë, si edhe të nxisin investimet në kapitalin njerëzor në rajonet bujqësore, duke qenë se vendet e punës në këtë nënrajon janë më të përqëndruara në sektorin fermer. Sipas Scarpetta“Duke qenë se janë pikërisht firmat e reja, të vogla private ato që krijojnë vendet e punës, qeveritë duhet të nxisin reforma në favor të biznesit. Programe pune dhe politikash për ruajtjen e krahut të punës, ose për të ndihmuar të papunës do të jenë të pamjaftueshme për zgjidhjen e thelbit të problemit”. -- ### -- Gazetarët mund ta gjejnë materialin në Online Media Briefing Center të Bankës Botërore: http://media.worldbank.org/secure
Gazetarët e akredituar që kanë nevojë për fjalëkalim mund ta marrin në:http://media.worldbank.org/
Një përshkrim i përgjithshëm i raportit dhe materiale të tjera do të jenë disponibël menjëherë pas heqjes së embargos në: http://www.worldbank.org/eca/laborstudy
|