Click here for search results
Online Media Briefing Cntr
Embargoed news for accredited journalists only.
Login / Register

TREGTIA NË EVROPËN LINDORE DHE ISH BASHKIMIN SOVJETIK PO NXIT MIRËQËNIEN, POR DUHEN PËRSHPEJTUAR REFORMAT MBËSHTETËSE

Studimi i ri nxjerr në pah dy blloqe rajonale që po lindin—njëri i Euro-centrik, ndërsa tjetri Ruso-centrik
Available in: русский, български, Hungarian, Hrvatski, English, العربية

Personat e kontaktit:
Merrell Tuck-Primdahl, tel: 202 473-9516
Mobile: 202 415-1775
Email: mtuckprimdahl@worldbank.org

 

UASHINGTON DC, 31 janar, 2006 – Sipas një studimi të ri të Bankës Botërore të botuar sot, shumica e vendeve të Evropës Lindore dhe Ish Bashkimit Sovjetik po përfitojnë nga ri-integrimi në sistemin botëror të tregtisë, por për të përfituar plotësisht nga liberalizimi më i madh duhet të këmbëngulin më shumë në nxitjen e reformave të brendshme.

Në studim thuhet se pa këto reforma do të vazhdojnë të dalin në pah dy blloqe tregtie: një grup vendesh ku reforma ka ecur më shpejt dhe që është edhe grupi më i pasur, me lidhje me Evropën Perendimore dhe një grup i dytë ku reforma ka ecur me hap më të ngadaltë, që është grup më i varfër i përqëndruar tek Rusia.

Nga disintegrimi në riintegrim: Evropa Lindore dhe Ish Bashkimi Sovjetik në Tregtinë Ndërkombëtare analizon evolucionin e tregtisë në 27 vende në tranzicion qysh nga rënia e komunizmit. Në raport konstatohet se shumica e vendeve të rajonit janë më mirë të integruara në ekonominë globale sot sesa kurdoherë më parë qysh nga koha e revolucionit në Rusi. Gjatë 10 vjetëve të shkuar, eksportet janë trifishuar, importet janë rritur dy herë e gjysëm dhe tregtia është rritur me hap më të shpejtë se në çdo rajon tjetër të botës.

Në studim theksohen reforma politikash prioritare për Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit. Midis reformave që rekomandohen për Shqipërinë është hapja e mëtejshme e sektorëve të shërbimeve. Duke marrë në konsideratë që 52% e eksporteve shqiptare janë të përqëndruara në sektorin e shërbimeve është me rëndësi të madhe që Shqipëria të ndërmarrë reforma rregullatore dhe të çojë më tej privatizimin e këtyre sektorëve.

Në studim thuhet se tregtia e hapur është një  shtysë e rëndësishme e zhvillimit në rajon, si kudo në botë. Megjithatë, disa nga vendet e rajonit i kanë kushtuar më shumë rëndësi çështjeve të tregtisë se të tjerët.  Ato më të përparuarat po gjejnë mënyra për ta përdorur integrimin ndërkombëtar për të sigurar një rritje ekonomike  më të shpejtë përmes përputhjes/rakordimit të reformave për liberalizimin e tregtisë me reforma komplementare strukturore dhe institucionale në vend.  

Por rajoni përbëhet edhe nga vende që ndodhen në anën tjetër të medaljes si p.sh. Bjellorusia dhe Uzbekistani. Regjimet e tyre tregtare mbeten relativisht të mbyllura dhe ato ende nuk kanë ndërmarrë reforma të qenësishme që mbështesin tregun: shteti ende zë një pozicion dominant pronësie në bizneset kryesore, sektorët e shërbimeve janë të mbyllura ndaj konkurrencës dhe infrastruktura dhe institucionet për lehtësimin e tregtisë ende janë shumë të pazhvilluara dhe rrjedhimisht dhe popullsitë e këtyre vendeve janë më të varfra.
 
Sipas Harry Broadman, këshilltar ekonomik dhe kryeautor i studimit: “Në rajon po shfaqet një bipolarizim. Njëri grup synon drejt tregtisë me vende të Evropës Perendimore me të ardhura relativisht të larta.  Tjetri është shumë më i varfër dhe po tenton të drejtohet drejt një sfere të përqëndruar tek Rusia.  Shumica e ekonomive janë ende të dominuara  nga tregtia e mallrave dhe ekziston risku që ato të mos marrin dot pjesë në ndarjen moderne ndërkombëtare të krahut të punës”.

Megjithatë, duke patur parasysh diversitetin midis vendeve të rajonit, kufijtë midis të dy blloqeve nuk janë të ngurta.  Kështu, p.sh. Rusia dhe Ukraina janë më të integruara në ekonominë globale sesa shumë shumë nga fqinjët e tyre në bllokun rreth Rusisë. Ndërkaq, sipas studimit, shumë nga vendet e Evropës Juglindore formojnë një  ‘shtresë të ndërmjetme’ midis dy poleve.  Megjithëse regjimi tregtar shqiptar është shumë liberal, ende ka nevojë të kontrollohet më pak sektori i shërbimeve, të zhvillojë infrastrukturën e lehtësimit të tregtisë dhe të inkurajojë investimeve e huaja direkte për të siguruar lidhjen e firmave vendase me rrjetet globale. 

Sipas studimit, një rajon me dy blloqe nuk është i pashmangshëm. Por do të nevojiten veprime konkrete për të ndalur—dhe potencialisht  ndryshuar kahun e zhvillimit.  Duke i kategorizuar vendet në tri grupe – vendet e reja anëtare të BE-së, Evropa Juglindore dhe pjesa tjetër e ish Bashkimit Sovjetik – studimi jep rekomandime specifike për reformat  si për regjimin tregtar, ashtu edhe për rregjimet mbështetëse.
 
Sipas Broadman “Pothuajse të gjithave vendeve të rajonit ende u duhet  të ndërmarrin reforma të mëtejshme në lidhje me politikat tregtare, si p.sh. reduktimi i tarifave, nxitja e stimujve për eksportet, pranimi në OBT dhe racionalizimi i një sërë marrëveshjesh ekzistuese rajonale të tregtisë. Por programi më i madh dhe që ka mbetur në pjesën më të madhe i papërfunduar ka të bëjë me reformat mbështetëse.  Suksesi këtu nënkupton që bizneset vendase të konkurrojnë me njëra-tjetrën, futjen e stimujve të rëndësishëm për qeverisjen, nxitjen e lehtësimit të infrastrukturës së tregtisë dhe hapjen e shërbimeve ndaj tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare”.

Ndërsa pjesa dërmuese e reformave mbetet në shpatullat e vendeve të rajonit, sipas studimit vendet e pasura do të duhet të përmirësojnë aksesin në treg për disa produkte dhe shërbime dhe të heqin përcaktimin ‘jo për treg’ që aplikohet për vendet në tranzicion në rastet e antidumpingut. Një tjetër rekomandim i studimit është rritja e asistencës nga vendet donatore për forcimin e institucioneve të tregtisë, në veçanti për vendet me të ardhura të ulta dhe me performancë më të dobët.


* * *

http://www.worldbank.org/eca/tradereport

 


Related News

Sigurimi i të Drejtave të Pronësisë në Shqipëri
Banka Botërore kontribuon në ndërtimin e Rrugës Durrës-Morinë
SIPAS BANKËS BOTËRORE NEVOJITEN MË SHUMË VENDE PUNE DHE MË CILËSORE PËR TË RUAJTUR RITMET E RRITJES EKONOMIKE DHE PËR ULJEN E VARFËRISË NË EVROPËN LINDORE DHE NË ISH BASHKIMIN SOVIETIK



Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/UZEXSJZ9X0