Click here for search results
Online Media Briefing Cntr
Embargoed news for accredited journalists only.
Login / Register

Banka Botërore kontribuon në ndërtimin e Rrugës Durrës-Morinë

Available in: English
Press Release No:2007/247/ECA

Personat e kontaktit

Në Uashington: Steven Jouy (202) 473-4215, sjouy@worldbank.org;

  Tiranë: Ana Gjokutaj (355-4) 280 655, agjokutaj@worldbank.org

 

UASHINGTON, 22 shkurt 2007 – Sot, Banka Botërore aprovoi një Projekt për sektorin e Transportit në Shqipëri, me një shumë prej 25 milionë dollarësh amerikanë. Ky projekt do të financojë ndërtimin e një seksioni rrugor prej 26 kilometrash nga Miloti në Rrëshen. Gjithashtu, ky projekt do të testojë mirëmbajtjen e rrugës mbi bazën e performancës dhe do të përmirësojë sigurinë rrugore dhe do të ofrojë asistencë të mëtejshme teknike, si dhe pajisje.

 

Në Shqipëri kërkesa për transport po rritet me ritme të ndjeshme, duke reflektuar ndryshimet strukturore të ekonomisë dhe ndryshimet në shkëmbimet tregtare të rajonit. Megjithatë, cilësia e keqe e infrastrukturës rrugore vështirë të krahasohet me atë të vendeve të tjera të rajonit. Mungesa e mirëmbajtjes ka çuar në një përkeqësim të rrjetit dhe ka rritur kostot e përdoruesëve të rrugës. Aksidentet rrugore po kthehen në një çështje serioze shëndetësore. Infrastruktura e dobët e transportit po jep një ndikim negativ në standardet e jetesës së popullsisë shqiptare. Për të zgjidhur të gjitha këto sfida, qeveria shqiptare kohët e fundit miratoi Planin Kombëtar të Transportit, si edhe afirmoi që korridori Durrës - Milot – Morinë është prioriteti i saj kryesor. Zhvillimi i këtij korridori rrugor do të ulë ndjeshëm kostot për përdoruesit e rrugës prej së cilës do të përfitojnë afërsisht 110,000 individë, në një nga rajonet malore më të varfra të Shqipërisë.

 

Sipas Martin Humphreys, drejtues i ekiptit të Bankës Botërore në projektimin e projektit: “Ky projekt i ri do të ulë kostot për përdoruesit e rrugës në seksionin Milot-Rrëshen të korridorit dhe do të kontribuojë në një rritje të ndjeshme të aksesit të popullsisë që jeton në pjesën më të privuar të Shqipërisë, pikërisht në zonat Veri- Lindore. Projekti do të fusë një qasje novatore për mirëmbajtjen e rrugëve sipas   performancës dhe do të kontribuojë në zhvillimin e kuadrit institucional dhe në menaxhimin e aktiviteteve të sigurisë rrugore në të gjithë Shqipërinë”.

 

Ky projekt i ri financohet nga një kredi dhe një hua, që bashkon fondet e IDA-s dhe IBRD-së, përkatësisht në shumat 5 milionë dollarë dhe 20 milionë dollarë. Projekti do të financojë ndërtimin e seksionit Milot-Rrëshen të korridorit Durrës-Morinë. Kostoja totale e projektit është 56 milionë dollarë dhe bashkëfinancohet nga qeveria shqiptare (16 milionë dollarë) dhe nga Fondi i OPEC-ut (15 milionë dollarë).

 

Shqipëria është bërë anëtare e Bankës Botërore në vitin 1991. Angazhimi financiar i Bankës Botërore për Shqipërinë aktualisht është në shifrat e përafërsisht 915 milionë dollarë për 63 projekte.

 


Related News

World Bank Projects Sluggish Growth for the South East European Economies in 2011 and 2012
Evropa Juglindore vazhdon të përmirësojë Rregullat për Biznesin për sipërmarrësit deklarojnë Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC)-Banka Botërore
Sigurimi i të Drejtave të Pronësisë në Shqipëri



Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/8A6T0I54S0