Click here for search results
Online Media Briefing Cntr
Embargoed news for accredited journalists only.
Login / Register

Sigurimi i të Drejtave të Pronësisë në Shqipëri

Banka Botërore mbështetet përpjekjet e qeverisë në lidhje me Reformimin e Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës
Available in: English
Press Release No:2007/248/ECA

Personat e kontaktit

Uashington: Steven Jouy (+1-202) 473-4215, sjouy@worldbank.org;

Në Tiranë: Ana Gjokutaj (+355-4) 280-655, agjokutaj@worldbank.org 

 

UASHINGTON, 22 shkurt 2007 – Sot Banka Botërore aprovoi një Projekt për Administrimin dhe Menaxhimin e Tokës në Shqipëri me një shumë prej 34.96 milionë dollarë. Projekti do të mbështesë përpjekjet e qeverisë shqiptare për zhvillimin e një tregu efikas të tokave dhe pronave duke rritur sigurinë e pronësisë dhe përmirësuar shërbimet e administrimit dhe menaxhimit të tokës.

 

Shqipëria e ka nisur reformën për administrimin e tokës dhe pronave që nga fillimi i tranzicionit në vitin 1991 dhe që nga ajo kohë ka patur ecuri të ndjeshme në lidhje me transferimin e pronësisë dhe njohjen e të drejtave   pronës. Pavarësisht këtij progresi, çështja e menaxhimit të tokës në Shqipëri vazhdon të ndeshet me sfida madhore. Të drejtat e tokës dhe pronës nuk janë plotësisht të sigurta dhe ndjehet nevoja e shndërrimit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në një institucion efikas, transparent dhe efiçient. Urbanizimi i shpejtë në mungesë të politikave të shëndosha dhe zbatimit të ligjeve konsiderohet si një kanosje e rrezikshme për zhvillimin e qendrueshëm urban të vendit. Për më tepër, autoriteteve vendore shpesh u mungojnë kapacitetet apo burimet financiare për kryerjen e shumë funksioneve të menaxhimit të tokës urbane. Projekti synon të adresojë të gjitha këto sfida. 

 

Sipas Wael Zakout, drejtuesi i ekipit të Bankës Botërore për këtë projekt: “Të drejtat e sigurta të pronësisë së bashku me një regjim transparent dhe efikas për menaxhimin e tokës janë fondamentale për krijimin e tregjeve mirë-funksionale të tokës dhe pronësisë në Shqipëri. Nga ana tjetër, këto janë stimuj për bizneset vendase dhe ndërkombëtare, për familjet dhe për individët për të investuar në toka dhe prona. Për më tepër, të drejtat e sigurta të pronësisë, menaxhimi i duhur i tokës dhe sistemet e kontrollit të zhvillimit janë faktorë që ndihmojnë në përmirësimin e klimës së investimeve, në menaxhimin urban, menaxhimin e burimeve natyrore dhe në nxitjen e mirë-qeverisjes”.

 

Projekti do të përqëndrohet në tri fusha kryesore për nxitjen e zhvillimit të një tregu efikas të tokës dhe pronës: (i) përmirësimi i sigurisë së pronësisë mbi tokën; (ii) forcimi i kapaciteteve të pushetit vendor për hartimin dhe zbatimin e planeve të përdorimit të tokës; dhe (iii) mbështetja e hartimit të një funksioni për tatimin e pronësisë.

 

Momentin e përfundimit të projektit, koha mesatare e regjistrimit të transaksioneve të pronës pritet të shkurtohet nga 47 në 10 ditë, ndërsa koha mesatare për lëshimin e lejeve të ndërtimit do të shkurtohet nga gjashtë në tre muaj. Gjithashtu parashikohet të rritet me 10% arkëtimi i taksës vjetore të pronës. Në përgjithësi, projekti synon të rrisë nivelin e besimit në sigurinë e të drejtave të pronës në Shqipëri.

 

Ky projekt i ri financohet me një kredi dhe një hua nga burimet e përbashkëta të IDA-s dhe IBRD-së, përkatësisht në shumat 15 milionë dollarë dhe 19.96 milionë dollarë. Kostoja totale e projektit është 56 milionë dollarë. Projekti bashkëfinancohet nga pushteti vendor pjesëmarrës (9.0 milionë dollarë), qeveria qendrore (6.0 milionë dollarë), agjencia suedeze e bashkëpunimit, SIDA (5.0 milionë dollarë, grant) dhe nga qeveria japoneze (1.54 milionë dollarë, grant).

 

Shqipëria është bërë anëtare e Bankës Botërore në vitin 1991. Angazhimi financiar i Bankës Botërore për Shqipërinë aktualisht është në shifrat e përafërsisht 915 milionë dollarë për 63 projekte.

 

###

 

Për më shumë informacion në lidhje me punën e Bankës Botërore në Shqipëri,

vizitoni këtë faqe të internetit:

www.worldbank.org.al


Related News

Banka Botërore kontribuon në ndërtimin e Rrugës Durrës-Morinë
TREGTIA NË EVROPËN LINDORE DHE ISH BASHKIMIN SOVJETIK PO NXIT MIRËQËNIEN, POR DUHEN PËRSHPEJTUAR REFORMAT MBËSHTETËSE
SIPAS BANKËS BOTËRORE NEVOJITEN MË SHUMË VENDE PUNE DHE MË CILËSORE PËR TË RUAJTUR RITMET E RRITJES EKONOMIKE DHE PËR ULJEN E VARFËRISË NË EVROPËN LINDORE DHE NË ISH BASHKIMIN SOVIETIK



Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/LM24N054W0