Nga Džamila Stehlíková dhe Shigeo Katsu
Bruksel - Marek, një djalë 16 vjeçar rom në Ostrava në Çekinë lindore është i papunë dhe shanset e tij për të gjetur një punë janë të pakëta. Si shumë prej shokëve të tij romë, Marek u lejua të ndiqte një shkollë speciale për fëmijë me aftësi të kufizuara. Kështu pasi mbaroi 9 vjet shkollë jo cilësore, ai e la shkollën dhe për shkak të mungesës së aftësive, ai nuk ka pasur mundësi të gjejë një punë. Stacioni tjetër i tij ishte Zyra e Punës për ta ndihmuar të gjejë një punë, ndërkohë që prindërit e tij marrin përfitime sociale për të. Historia e Marekut është e ngjashme me atë të 9 milionë romëve në Evropën Qendrore dhe Lindore – qytetarët më të varfër të kontinentit. Në vendet gjithnjë e më të begata të rajonit, shumica e romëve mbeten të përjashtuar – të përjashtuar nga përfitimet e rritjes ekonomike, shërbimet publike dhe nga shansi për të punuar e patur kushte jetese të mira. Në të njëtën kohë, Evropës i mungon krahu i punës që mund të përmbushte kërkesën për punë, të cilën aktualisht e përmbushin nga punëtorët e huaj. Komisioni Evropian dhe Presidenca Franceze e BE-së duhen vlerësuar për mbledhjen kësaj jave të Samitit të Romëve Evropianë në Bruksel, i cili synon të shohë se si Evropa mund të përmirësojë integrimin e romëve. Qeveria Çeke që, do të marrë Presidencën e BE-së nga Franca në janar dhe Banka Botërore mirëpresin propozime nga e gjithë Evropa për një politikë përfshirëse të romëve në nivelin e Bashkimit Evropian. Ne jemi veçanërisht të kënaqur me përfshirjen e vendeve, të cilat nuk janë ende anëtare të BE-së, siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor. Samiti i kësaj jave duhet të mbështetet mbi nismën e Dekadës së Përfshirjes së Romëve të shpallur në 2005 si një forum për shkëmbimin e njohurive dhe për të rishikuar një mënyre kritike eksperiencat e politikave që do të krijonin mirëkuptim për veprim në të gjithë Evropën. Sigurimi i shanseve të barabarta për romët kërkon angazhim politik, institucione dhe qasje që punojnë për romët. Ne besojmë së ndryshimi i vërtetë do të ndodhë kur çështja e përfshirjes së tyre do të shkojë nga debati social në qendër të hartimit të politikave. Si mund të marrin pjesë më shumë Romët në rritjen dhe begatinë e Evropës? Së pari, na duhet të kapërcejmë kufijtë e burokracisë dhe diskriminimit që i mbajnë romët jashtë shumicës së shoqërisë duke u siguruar se politikat publike dhe shërbimet punojnë për romët. Nesë ne nuk i shohim arsimin, shendetësinë dhe politikat e punësimit me lentet e përfshirjes së romëve, projektet e veçuara do të kenë sukses të kufizuar. Së dyti, romët kanë nevojë për aftësi që do t’i mundësojnë ata të marrin pjesë në shoqëri. Siç tregon një studim i përbashkët i Bankës Botërore e qeverisë çeke, zyrat e punës çeke mbeten të papërgatitura për të futur romët e përjashtuar në rrugën e punësimit. Pengesat janë të shumta. Pothuajse gjysma e romëve të rritur që jetojnë në zona të margjinalizuara mezi shkruajnë dhe lexojnë; ndërkohë që kërkesa për punëtorë të tillë me aftësi elementare ka qenë shumë e ulët në vend dhe vazhdon të bjerë. Si rezultati romët vazhdojnë të mbeten jashtë në të ftohtë. Së treti, prindërve duhet t’ju jepen incentivë për t’i mbajtur fëmijët e tyre si Mareku ne shkollë derisa sa ata të fitojnë aftësitë që duhen në tregun e punës. Shumë vende në botë si Meksika dhe Mbretëria e Bashkuar apo Nju Yorku, kanë përdorur projektet me transferta të kushtëzuara, të cilat u sigurojnë prindërve një pagesë mujore nëse fëmijët e tyre qëndrojnë në shkollë. Fëmijët fitojnë duke ndjekur shkollën dhe shoqëria fiton nga krijimi i një force pune më të mirë. Është koha që ne të shqyrtojmë dobishmërinë e kësaj qasjeje për romët në Evropë. Ndërkohë ka shenja të mira. I krijuar në 2005, Fondi për Arsimin për Romët ka krijuar njohuri se si të promovohet arsimimi i romëve – nga kopshtet në shkolla – njohuri që duhet të përdoren nga hartuesit e politikave të Evropës. Në Republikën Çeke qeveria ka krijuar një Agjenci të Përfshirjes Sociale për të punuar në nivel lokal në zhvillimin e integruar të shërbimeve të përfshirjes së romëve duke nxitur partneritetin mes bashkive, zyrave të punës, organizatave të shoqërisë civile dhe të tjerëve. Është shumë e rëndësishme të vlerësohet efektiviteti këtyre politikave dhe politikave të tjera novatore. Por monitorimi dhe vlerësimi nëse programet po bëjnë ndonjë ndryshim në jetët e tyre kërkon akses më të madh në të dhëna. Fatkeqësisht, gjendja aktuale e të dhënave është e papërshtatshme për të monitoruar progresin. Ne do të inkurajojmë një politikë evropiane për përfshirjen e romëve, me indikatorë të matshëm. Për të bërë progres në integrimin e Romëve, liderët duhet të kenë vullnet politik, institucione të afta dhe njohuritë e nevojshme në vitet që do të vijnë. Tashmë ka fonde të mjaftueshme përmes strukturave të BE-së dhe fonde të parapranimit, por përpjekjet në nivel kombëtar kanë qenë sporadike dhe të izoluara. Banka Botërore është e angazhuar të kontribuojë me eksperiencën e saj globale në hartimin e politikave të përfshirjes sociale në mbështetje të zgjidhjeve të politikave efektive. Bashkimi Evropian është një bashkim vlerash. Parimi i mundësive të barabarta për të gjithë është në qendër të këtyre vlerave dhe Evropa është krenare që ka shkuar më tej se shumica e vendeve në botë në sigurimin e mundësive të barabarta për qytetarët e saj. Megjithatë, ne e dimë se shumë romë në Evropë si Mareku mbeten jashtë.Varet nga Bashkimi Evropian si një i tëre – qeveritë, institucionet evropiane dhe qytetarët – që të punojnë më shumë për t’i bërë vlerat e përbashkëta për mundësi të barabarta një realitet. Džamila Stehlíková është Ministre e te Drejtave te Njeriut dhe Minoriteteve ne Republiken Çeke dhe Shigeo Katsu është Zëvendës President i Bankës Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.
|