Personat kontaktues: Kosovë – Lundrim Aliu +381-38-609-333, #107 laliu1@worldbank.org Uashington – Kristyn Schrader +1-202-458-2736 kschrader@worldbank.org UASHINGTON, 30 shtator 2010 – Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka aprovuar sot operacionin e parë të Programit për Politikën për Zhvillim të Punësimit të Qëndrueshëm (SEDPP) që siguron mbështetje për buxhetin e Kosovës. Ky është veprimi i parë i mbështetjes së buxhetit të Qeverisë së Kosovës sipas procedurave të Bankës Botërore që nga anëtarësimi i saj në Grupin e Bankës Botërore me 29 qershor 2009. Mbështetja do të shkojë drejtpërdrejt në buxhetin e Kosovës për të financuar nevojat e përgjithshme të buxhetit. Programi i Bankës Botërore bashkë-financohet nga 10 donatorë ndërkombëtarë – Republika Çeke, Danimarka, Komuniteti Evropian (KE), Estonia, Finlanda, Italia, Norvegjia, Suedia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të gjithë janë pajtuar që të sigurojnë fonde për mbështetjen e buxhetit të Kosovës në formë grantesh për 3 vite. Shuma totale për disbursim për transhin e parë të aprovuar do të jetë 30.9 milion dollarë amerikanë. Nga kjo shumë 13.5 milion dollarë amerikanë janë grant dhe 6.3 milion dollarë amerikanë janë kredi nga Grupi i Bankës Botërore; dhe 11.1 milion dollarë amerikanë janë grante nga donatorë tjerë që kanë kontribuar në këtë fond të mirëbesimit. SEDPP do të mbështesë përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të mbajtur një kornizë stabile makroekonomike, duke rritur njëkohësisht transparencën, llogaridhënien dhe menaxhimin e shpenzimeve publike dhe duke vënë themelet institucionale dhe legjislative për një punësim dhe rritje ekonomike të qëndrueshme në Kosovë. -#- Për më shumë informata për punën e Grupit të Bankës Botërore në Kosovë ju lutem vizitojeni faqen e internetit: www.worldbank.org/kosovo Facebook: www.worldbank.org/facebook YouTube: www.youtube.com/worldbank Twitter: @worldbank |