Click here for search results
Online Media Briefing Cntr
Embargoed news for accredited journalists only.
Login / Register

Koment i Kseniya Lvovsky, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri botuar në gazetat "Ekonomia" dhe "Albania Daily News"

Available in: English

Ardhja në Shqipëri, një zbulim i mrekullueshëm

Ksenia field trip NRDPKy artikull është një përshkrim i përshtypjeve të mia të para për vendin që tani është shtëpia ime e re. Ai do të pasohet me të tjerë si një komunikim i përmuajshëm ku do të doja të flisja mbi prioritetet specifike publike të vendi dhe si mund të ndihmoje Banka Botërore për trajtimin e tyre.

Ardhja në Shqipëri ka qenë një zbulim i mrekullueshëm. Ky vend ballkanik, me një histori magjepsëse dhe trashëgimi të pasur kulturore, mbetet një mister për shumë njerëz tej fqinjëve tuaj të afërt. Hapi i transformimit ekonomik dhe shoqëroral përgjatë dy dekadave të fundit ka qenë kaq i madh sa perceptimet globale mbeten ende pas. Një udhëtim, i nisur si një vend shumë i varfër në fillim të viteve ‘90 drejt një ekonomie me të ardhura mesatare, status që Shqipëria e fitoi këtë verë, është i mahnitëshëm. Ndërsa bota po ndjek me interes ngritjen e BRIC-ut të fuqishëm (Brazil, Rusia, India, Kina) (brick –ang. tullë), rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë, mesatarisht më e madhe se rritja e këtyre vendeve me përjashtim të Kinës. Shoqata për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA), degë e Bankës Botërore që jep kredi të buta për vendet më të varfra, nga e cila Shqipëria doli në 2008 e konsideron atë si një histori suksesi. Më ka qëlluar të punoj, gjatë periudhave të ndryshme, në të gjitha vendet BRIC dhe kjo eksperiencë më ka lejuar t’i vlerësoj më mirë arritjet e Shqipërisë. Emetimi i Eurobondit të parë muajin e shkuar konfirmon se vendi po lëviz drejt një niveli tjetër.

Po ashtu i mahnitshëm, dhe ndoshta i paprecedent, është udhëtimi nga një prej vendeve më të izoluara në botë drejt një vendi që shumë shpejt do të udhëtojë pa viza në Evropë dhe ndodhet në rrugën e hyrjes në BE. Mes arritjeve të tjera, por jo aq të njohura ndërkombëtarisht, janë parandalimi i krimit të dhunshëm dhe sigurimi i rendit publik. Rrugët e Tiranës janë më të sigurta se ato të Moskës (qyteti im i lindjes) dhe Uashington DC (ku kam punuar dhe jetuar në 18 vitet e fundit); madje miqtë e mi nga të dy këto qytete iu përgjigjën ftesës sime për të më vizituar këtu me dyshime mbi sigurinë e tyre këtu! T’i tregojmë botës historinë e transformimit të Shqipërisë, duke e ndihmuar kështu këtë vend të përmirësojë imazhin ndërkombëtar dhe lejuar vendet më pak të zhvilluara të mësojnë nga eksperienca e tij, është një nga fushat ku unë do të doja ta shihja Bankën Botërore të bënte më shumë.

Pas vetëm pak javësh në këtë vend, më ka bërë përshtypje intensiteti i debatit intelektual për drejtimet e ardhshme, nga reformat në arsim e shëndetësi tek decentralizimi i prioriteteve kryesore të rritjes ekonomike të paskrizës. Janë ndërmarrë disa iniciativa dhe reforma gjithëpërfshirëse si p.sh. në arsimin e lartë, ku Banka Botërore, së bashku me partnerë të tjerë po mbështet përpjekjet e qeverisë. Është koha e duhur. Në botën e paskrizës me pole të shumtë të rritjes dhe konkurrencës, recetat për sukses janë bërë më të vështira. Për Shqipërinë, ka rastisur me kalimin në një vend me të ardhura mesatare të larta, fakt që kërkon një strategji më të sofistikuar për rritjen. Një strategji që do të krijojë themelin për një konkurrueshmëri afatgjatë dhe të qendrueshme ndërsa vazhdon beteja për zhdukjen e varfërisë së mbetur. Një strategji qe do të shmangte rrezikun kryesor të suksesit: vetëbesimin e tepruar dhe nëvlerësimin e sfidave të ardhshme. Institucione të forta demokratike, një shoqëri civile active dhe debate i hapur janë shumë të rëndësishëm për ta zbutur këtë rrezik. Banka Botërore do të vazhdojë të kontribuojë në debate dhe kërkimin e zgjidhjeve të zhvillimin, si dhe në zbatimin e tyre, përmes financimit, ndikimit dhe forcës së argumentit për politika ekonomike, asistencës teknike, dhe punës kërkimore. Raporti ynë më i fundit “Axhenda e re e rritjes” do të publikohet në javët që vijnë.

E rëndësishme të thuhet se lufta ndaj varfërisë nuk ka mbaruar sikurse edhe vizita ime në disa komuna në qarkun e Kukësit e tregoi dhimbshëm këtë. Këto komuna mbështeten nga Projekti i Zhvillimit të Burimeve Natyrore që bashkëfinancohet nga Banka. Përmirësimi që ka sjellë dhe dëshmon ky projekt janë shpresëdhënëse. Megjithëse jo në një numër të madh dhe në rënie, ka ende fshatra në Shqipërinë rurale ku njerëzit jetojnë pa aksesin e duhur në rrjetin e ujësjellës–kanalizimeve, ushqyerjest dhe shërbimeve sociale dhe mundësive për fëmijët e tyre. Në qendër të punës së Bankës Botërore për këtë vit do të jetë ndihma për një targetim më të mirë të të shërbimeve sociale dhe përmirësimi i sistemit të ujësjellës-kanalizimeve për popullsinë në zonat urbane dhe rurale. Po kështu, mundësi për të papunët, veçanërisht të rinjtë, për të realizuar talentin dhe potencialin e tyre në vendin e tyre ,sepse përfitimet e dyanëshme janë një çështje për t’u zgjidhur edhe në qytetet e zhvilluara. Ja përse ne po punojmë edhe me bashkitë e Tiranës dhe Durrësit për të ndihmuar të rinjtë të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe gjejnë vende pune.

Ndërsa nevojat dhe sfidat janë të shumta, shënjat e progresit dhe momentit të duhur janë kudo. Kam shumë për të mësuar dhe vlerësuar për Shqipërinë, por tashmë e di me siguri se është një privilegj i veçantë të punoj këtu dhe të kontribuoj në zhvillimin e vendit në këtë periudhë. Do të bëj më të mirën!

Ju mund të gjeni komente të tjera të saj në: World Bank blog 

 




Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/OKRRQAEUM0