Si e karakterizon Banka Botërore zhvillimin ekonomik shqiptar në vitin 2010?
Pasi përjetoi një periudhë të shkurtër tkurrjeje në gjysmën e dytë të vitit 2009, ekonomia shqiptare tregoi shenja të qarta të rimëkëmbjes në 2010-n. Rimëkëmbja në vitin e kaluar shihet më së shumti në shërbimet që rifilluan shpejt pas periudhës së shkurtër të ngadalësimit në gjysmën e dytë të vitit 2009, që sinjalizoi rritje të kërkesës së brendshme. Rritja e fuqishme në industrinë nxjerrëse reflektoi rritjen e çmimeve të produkteve. Në të njëjtën kohë, sektorë si ndërtimi dhe disa industri përpunuese po shënojnë një normë negative rritjeje. Depozitat rifituan nivelin e tyre normal të rritjes dhe huatë e reja nuk janë larg trendit historik. Me të drejtë, gjithësesi, bankat mbeten të kujdesshme në lidhje me gjendjen e portofolit të kredive të pakthyeshme dhe situatës së jashtme. Në përgjithësi, perspektiva për të ardhmen është pozitive, e varur në kushtet e ekonomive të Evropës Perëndimore, të cilat janë destinacionet kryesore të eksporteve shqiptare dhe strehojnë pjesën më të madhe të emigrantëve shëiptare. Cilat janë problemet e zhvillimet më të rëndësishme? Arritja më e rëndësishme do të ishte kalimi i krizës globale financiare me ndikim relativisht të përmbajtur në ekonominë shqiptare. Shqipëria është ndër të paktat vende në Evropë që ruajti një normë pozitive rritjeje në 2009-n. Ky ishte një kombinim i sektorit të shëndoshë bankar të saj dhe stimujve fiskalë. Përshpejtimi i investimeve publike çoi në një ndryshim të trendit të reduktimit, si të borxhit fiskal, edhe të borxhit publik. Kjo kërkon edhe rritjen e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve fiskale. Rregullimet fiskale në mes të vitit 2010 ishin një hap në drejtimin e duhur për të ruajtur disiplinën fiskale dhe për të shmangur rritje të mëtejshme të borxhit publik. Sfida që gjendet përpara është që të sigurohet një rrugë për uljen e borxhit pa ndërhyrje të papritura, që mund të prekë shërbimet publike kyçe përmes zhvillimit të një sistemi buxhetor afatmesëm. Si e vlerësoni klimën e biznesit për 2010-n dhe si mund të përmirësohet ajo? Sipas treguesve të raportit "Të bësh biznes", Shqipëria ka bërë progres në administrimin e taksave. Në përputhje me nevojat për të ruajtur një strukturë të qëndrueshme makroekonomike në një klimë të jashtme më të ashpër, Shqipëria përballet me sfidën për të rritur suksesin e zhvillimit ekonomik. Progresi i arritur dekadën e kaluar nënkupton se do të nevojiten kushte më të mëdha për imputet e nevojshme në procesin e zhvillimit. Analiza e raportit tonë të fundit "Axhenda e re e rritjes" tregon se presionet më të ngutshme janë në hapësirat e kapitalit njerëzor (veçanërisht aftësitë e tregtueshme) dhe infrastrukturë (lidhje interneti, furnizimi me energji dhe transport). Këto detyra janë bërë më të rëndësishme në vitet e fundit, kur niveli i të ardhurave është rritur dhe kërkesa për të mira e shërbime cilësore është rritur. Për një vend me të ardhura mesatare do të jetë e vështirë të jetë konkurrues dhe të kthehet në mbështetje të rritjes nëse këta faktorë dalin në krahë. Për më tepër, infrastruktura institucionale duke përfshirë zbatimin e ligjit, sigurisht sistemi rregullator dhe aftësia për të zbatuar ligjet dhe politikat bëhet kritike. Nëse bëni një parashikim, cili prisni të jetë zhvillimi ekonomik për këtë vit? cilët janë sektorët që duhet të zhvillohen më tej? Në ç'nivel mendoni se do të vazhdojnë efektet e krizës financiare? Rritja pritet të mbetet e moderuar me rreth 13% për 2010-n, me një përmirësim të mëtejshëm në vitin 2011. Ne presim rritje të fortë për të kaluar trendin e para krizës me rreth 6% në terma mesatarë, me kusht që shërimi global dhe rajonal nga kriza financiare të mbetet i qëndrueshëm. Siç e përmenda më sipër, edukimi dhe aftësitë, ashtu edhe baza e infrastrukturës - Teknologjia Informatike e Komunikimit - janë vendimtare për zhvillimin e Shqipërisë në të ardhmen, së bashku me një përmirësim të mëtejshëm të administrimit publik, të të drejtave të pronësisë së tokës dhe rregullat e biznesit. Kriza globale ka reduktuar në mënyrë të dukshme oreksin e investitorëve të huaj të ndërmarrin rriskun, kapitalet ka të ngjarë të jenë të kufizuara në pak vitet në vazhdim. Përshpejtimi i ritmit të reformave në këto fusha do të rrisë konkurrueshmërinë shqiptare si destinacion i hyrjeve të reja kapitale. |