Click here for search results
Online Media Briefing Cntr
Embargoed news for accredited journalists only.
Login / Register

Intervistë nga Kseniya Lvovsky, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri botuar në gazetën "Telegraf" (Commentary)

Available in: English

CM and ED1. Cili ishte qellimi i vizites se drejtorit ekzekutiv perfaqesues i Shqiperise ne BB, Piero Cipollone?

Z. Piero Cipollone, shtetas Italian, është Drejtori i ri Ekzekutiv për Shqipërinë, Greqinë, Italinë, Maltën, Portugalinë, San Marinon dhe Timor-Leste. Ai përfaqëson Shqipërinë në Bordin e drejtorëve të Grupit të Bankës Botërore (IBRD, IDA, IFC, MIGA). Grupi i Bankës Botërore është një organizatë shumëpalëshe me rreth 190 vende anëtare të cilat përfaqësohen nga 25 Drejtorë Ekzekutivë. Drejtorët Ekzekutivë kanë një përgjegjësi të dyfishtë, si përfaqësues të shteteve anëtare të Bankës të cilët i kanë caktuar apo zgjedhur, dhe si zyrtarë të Bankës Botërore të cilët janë përgjegjës për qeverisjen e institucionit.

Qëllimi i vizitës së tij të parë në Shqipëri është të takohej me autoritetet e vendit, të diskutojë rolin e Bankës në mbështetjen e zhvillimit të Shqipërisë dhe të vizitojë një numër projektesh të mbështetura nga Banka Botërore. Z. Piero Cipollone mori pjesë në inaugurimin e venddepozitimit të mbetjeve të rrezikshme në Porto Romano, financuar nga qeveria hollandeze dhe e administruar nga Banka Botërore, vizitoi një qendër sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara në Kombinat, e cila u krijua me mbështetjen e Bankës Botërore, dhe vizitoi një shkollë të re në Shkozet, Durrës, e cila po ndërtohet si pjesë e Projektit Cilësi dhe Barazi në Arsim, i bashkëfinancuar nga Banka Botërore.

2. Cilat jane disa nga investimet e BB ne Shqiperi dhe a keni pasur raport kontroll per ecurine e punes se tyre?

Portofoli ekzistues përbëhet nga 11 projekte aktive me një financim rreth 230 milionë US$, me fokusin kryesor në energji, transport, sektorët social dhe mjedis. Përgjegjësia për zbatimin e projekteve bie mbi strukturat dhe agjencitë qeveritare. Ekipet e Bankës Botërore e vizitojnë rregullisht Shqipërinë për të shqyrtuar përparimin e zbatimit të projekteve, të paktën dy herë në vit. Gjatë këtyre vizitave ata takohen me strukturat e zbatimit të projektit, përfituesit dhe grupe të tjerë interesi dhe partnerë financiarë.

Portofoli aktual përbëhet nga 11 projekte aktive me financim prej rreth $ 230,000,000, me fokus kryesor në energji, transport, sektorët socialë dhe mjedisit.  Përgjegjësia për zbatimin e projektit qëndron në strukturat qeveritare dhe agjencive. Ekipet e Bankës Botërore vizitojnë Shqipërinë për të rishikuar zbatimin e projektit në mënyrë të rregullt, të paktën dy herë në vit. Gjatë këtyre vizitave që ata të takohen me strukturat e zbatimit të projektit, përfituesit dhe aktorë të tjerë dhe partnerët financimit. Një raport përgatitet në fund të vizitës për të matur përparimin e bërë drejt objektivave të projektit, dhe për të vlerësuar menaxhimin financiar të projektit dhe pajtueshmërinë me aspektet fiduciare, sociale dhe mjedisore, siç është rënë dakord në dokumentet ligjore të projektit. Pasi projekti është mbyllur përgatitet një raport përfundimtar që analizon rezultatet dhe ndikimin mbi përfituesit dhe nxjerr mësime për projektet e ardhshme. Politika e re e Bankës Botërore për Publikimin e ka rritur aksesin publik në këto raporte dhe vlerësime.

3. A ka nje koordinim te veprimeve financiare ekonomike mes BB, FMN dhe Shqiperise?

Po, FMN, Banka Botërore dhe qeveria rregullisht shkëmbejnë pikëpamjet e tyre mbi panoramën ekonomike dhe financiare. Bashkëpunimi është forcuar këtë vit, kur Banka Botërore dhe Qeveria e Shqipërisë u angazhuan në një program të operacioneve të politikave të zhvillimit (OPZH) që sigurojnë mbështetje buxhetore për reformat politike dhe institucionale.  Operacioni i parë prej 25 milionë US$, i cili fokusohet në reformat e sektorit social, u miratua nga Bordi i Bankës Botërore në muajin prill.  Përgatitja dhe miratimi i tij përfshinë një vlerësim të kuadrit makro-ekonomik, duke përfshirë edhe angazhimet specifike të qeverisë dhe veprimet për të kontrolluar deficitin dhe për të siguruar reduktimin e qëndrueshëm të borxhit. Banka Botërore konsultohet me FMN dhe merr në konsideratë vlerësimet e tyre në përgatitjen e operacioneve të tilla, që u bë për reformën në sektorin social dhe do të ndiqet për operacionet e ardhshme. Ne jemi gjithashtu duke u konsultuar me palët e interesuara joqeveritare gjatë përgatitjes së projekteve dhe punës analitike.

4. Kohet e fundit ne shtyp jane demostruar mosmarreveshjet qe kane ndodhur mes FMN dhe qeverise shqiptare, per ceshtje te tilla si, buxheti, taksat dhe rritja ekonomike. Cili eshte komenti juaj lidhur me kete?

Mendoj se FMN-ja dhe qeveria ndajnë shumë shqetësime dhe të qasje. Kjo është më e rëndësishmja. Disa dallime janë të pashmangshme dhe normale. Përparësia dhe vlera e shtuar e institucioneve të pavarura ndërkombëtare si FMN apo Banka Botërore është aftësia e tyre për të patur një këndvështrim të ndryshëm më të distancuar, të pasuruar nga përvoja botërore dhe për ta përdorur atë për të theksuar rreziqet dhe përshkruar një numër masash të mundshme.  Roli i qeverive është që të përshtasë masat duke pasqyruar kontekstin që është specifik për një vend, si ekonomik ashtu dhe politik, duke ruajtur të shëndosha themelet makroekonomike që janë kritike për mbështetjen dhe përshpejtimin e rritjes.

5. Si e shikoni krizen ne Greqi dhe a mendoni se po ndikon apo do ndikoje ne ekonomine shqiptare?

Situata në Greqi, së bashku me problemet e vazhdueshme në disa vende të tjera të eurozonës, është një shqetësim për perspektivën ekonomike të Shqipërisë, ashtu si dhe për vendet të tjera në Evropën Juglindore. Rrugët kryesore për ndikimet më të mundshme janë përmes remitancave dhe në një masë më të vogël, përmes tregtisë. Të dyja janë tkurrur tashmë në dy vitet e fundit dhe jo vetëm drejtpërdrejt me Greqinë, por edhe me vende të tjera evropiane, ku të rimëkëmbja mbetet e dobët. Kanali i sektorit financiar pritet të ketë një ndikim të kufizuar për shkak të fuqisë së sektorit bankar të Shqipërisë, duke përfshirë filialet e bankave greke, ndërkohë që mbetet e rëndësishme që vazhdimisht të forcohet mbikëqyrja dhe rregullimi i sektorit financiar.

6. Qeveria shqiptare ka kerkuar kohet e fundit te ndertoje parlamentin e ri me nje vlere mbi 100 milion EU. Ekspertet ekonomike shqiptare deklarojne se nuk e aprovojne kete investim ne nje moment te tille te mungeses se te ardhurave. Ju e mbeshtesni kete nisme?

Në kohë pasigurish të konsiderueshme ekonomike dhe nivel të ngritur të borxhit, është maturi të jesh shumë përzgjedhës në investimet prioritare.

7. Vendi yne, duke pare raportin mes import- exporteve, ka nje borxh te konsiderueshem, i cili ne nje periudhe afatshkurter eshte e detyruar te filloje shlyerjen. mendoni se kjo do e thelloje me shume krizen ne Shqiperi?

Pavarësisht nga niveli i ngritur i borxhit Shqipëria nuk përballet me një problem të menjëhershëm shlyerjeje, duke pasur parasysh strukturën e borxhit të saj.  Ka pasur një krizë globale e cila preku Shqipërinë - siç bëri praktikisht në çdo vend të botës.  Shqipëria i përballoi ndikimet e krizës globale më mirë se vende të tjera në Evropë, duke ruajtur ritme rritjeje pozitive, megjithëse të ngadalësuara, pjesërisht në sajë të mekanizmave zbutës fiskalë që ishin në dispozicion përpara krizës. Me krizën e lënë pas, shqetësimi më i madh i sot është se rimëkëmbja e dobët në Evropë, kombinuar me vështirësitë në partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, vazhdon të ketë ndikimin e vet, dhe mjedisi i jashtëm mbetet i pasigurt. Në këtë situatë, është thelbësisht e rëndësishme të mbahet borxhi nën kontroll dhe në drejtim rënieje nga niveli aktual prej nën 60%, për të siguruar më shumë hapësirë të nevojshme fiskale për manovrim, nëse mjedisi i jashtëm do të përkeqësohet më tej.

8. Sa ndikon kriza ekonomike dhe mosmarreveshjet pozite- opozite, tek siguria e donatoreve te huaj per te investuar ne Shqiperi?

Në lidhje me situatën ekonomike, Shqipëria ka jetuar në kohë shumë më të vështira, dhe Banka Botërore ka mbetur - dhe mbetet - një partner i fortë. Në nivel global, Banka Botërore ka trefishuar mbështetjen e saj për vendet në zhvillim pas krizës financiare për të ndihmuar zbutjen e ndikimeve negative ekonomike. Pas urgjencës nga përmbytjet në Veri të Shqipërisë në vitin e kaluar, ne kemi rritur financimin e IBRD në Shqipëri nga 275 milionë US$ sipas Strategjisë së Partneritetit në 300 milionë US$. Në 12 muajt e ardhshëm, kemi në plan të miratojmë katër projekte të reja me vlerë totale prej 115 milionë US$ në financimin tonë, përveç fondeve të konsiderueshme nga partnerët e tjerë të zhvillimit.
Në të njëjtën kohë, ne jemi, si çdokush që kujdeset për të ardhmen e Shqipërisë, të shqetësuar për mungesën e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës, sidomos kur është fjala për çështjet kritike ekonomike me interes kombëtar. Vendi ka nevojë të lëvizë me vendosmëri me një program reformash që janë të domosdoshme për rritjen ekonomike, konkurrueshmërinë dhe integrimin evropian. Kjo axhendë e reformave nuk mund të presë. E ardhmja e Shqipërisë është në përkrahjen e talenteve sipërmarrës të qytetarëve të saj, forcimin e institucioneve të saj, dhe mundësimin e flukseve të fuqishme të investimeve private cilësore. Është përgjegjësia e çdo partie politike dhe e çdo politikani të zgjedhur për ta mundësojë atë pa humbur kohë të çmuar.




Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/T3KDBPDHP2